Hebrenjtë, fajtorë për krizën greke

22 December 2010 , Posted by artparadox at 12:15 PM


Mitropoliti i Pireut (kuart i Athinës), Serafim thotë se Hitleri nuk ishte gjë tjetër, veçse një instrument sionist për të bindur hebrenjtë që të lënë Evropën në këmbim të Izraelit dhe për të “krijuar perandorinë e re”, raporton Agjencia Telegrafike Hebraike.

Një nga priftërinjtë kryesorë grekë tha se bota hebraike ishte për t’u fajësuar për problemet ekonomike të vendit të tij, raportoi agjencia të mërkurën.
Gjatë një interviste në stacionin më të madh televiziv të Greqisë, “Mega TV”, mitropoliti i Pireut, Serafin, theksoi se sionizmi ndërkombëtar u përpoq të shkatërronte vlerat familjare, duke nxitur familjet me një prind dhe martesat mes homoseksualëve. Prifti theksoi gjithashtu se ekziston një konspiracion sionist për të robëruar Greqinë dhe krishterimin ortodoks.
Sipas mitropolitit, Hitleri ishte veçse një mjet i përdorur nga sionistët për të siguruar krijimin e shtetit të izraelit.
Kur prezantuesi grek e pyeti mitropolitin “Pse nuk jeni dakord me politikën e Hitlerit? Nëse ata bëjnë gjithë këtë, nuk kishte të drejtë t’i digjte ata”, Serafimi u përgjigj, “Adolf Hitler ishte një instrument i botës sioniste dhe ishte financuar nga familja e njohur e Rothchildëve me qëllimin e vetëm që të bindë hebrenjtë për të lënë Evropën në këmbim të Izraelit dhe për të ‘krijuar perandorinë e re’”.
Ai vijoi se hebrenj të tillë si “Rockfelerët, Rothchildët dhe Sorosi kontrollojnë sistemin ndërkombëtar të bankave, i cili kontrollon globalizimin”.
Agjencia telegrafike hebraike citoi presidentin e komunitetit hebre në Athinë të thotë se “ndjeja neveri tek shikoja dhe dëgjoja mitropolitin derisa fliste ashtu dhe thoshte paturpësisht se bankierët hebrenj ndihmuan Hitlerin për të bërë atë që bëri”./start/

Latest News