Vazhdon represioni në Taxhikistan - Kthimi i studentëve nga fakultetet islamike

18 January 2011 , Posted by artparadox at 1:30 PM

Presidenti taxhikistan, tirani Emomali Rahmon i ka bërë thirrje të gjithë studentëve nga universitetet islamike jashtë vendit që të kthehen në vend. Ai pretendon se atje rinia po mëson të bëhen “terrorist” ekstremistë dhe armiq të Taxhikistanit.

Ky tiran i ka urdhëruar prindërit që ti thërrasin fëmijët e tyre që të kthehen në shtëpi. Pas kësaj janë kthyer 1000 student ndërsa pritet të kthehen edhe të tjerët.

Pas kthimit i pret hetuesia nga ana e organeve shtetërorë. Studentët e kanë obligim që të shërbejnë dy vite në ushtri, që të vazhdojnë studimet në Taxhikistan, duhet që ti kalojnë provime të shumta dhe ta dëshmojnë lojalitetin ndaj regjimit.

Ky argument armiqësor kundër islamit dhe muslimanëve në vjeshtën e vitit të kaluar pas aksionit të armatosur kundër grupeve të muslimanëve gjithashtu shkaktoi mbylljen e disa medreseve. Nëse ky tiran nuk pendohet dhe nuk i kthehet islamit shpresojmë se këto masa që i ndërmarrin kundër muslimanëve do të jenë shkak për shkatërrimin e tij të shpejtë.

Allah, xhele shanuhu, thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë” (Et-Teube,32)
Put vjernika

Latest News