Kleriku grek ka ofenduar të Dërguarin e Zotit

11 January 2011 , Posted by artparadox at 6:11 AM

Prifti grek, Mitropoliti Serafim, ka ofenduar islamin dhe muslimanët, duke thirur qeverinë greke që të bëj largimin e muslimanëve nga Greqia, për shkak të ngjarjeve të fundit në Egjipt.

Kleriku për shkak të sulmit terorist mbi kishën në Aleksandri, kërkoi që të ndalohet ndërtimi i xhamisë në Athinë, e poashtu në mënyrë fyese ka folur për Islamin dhe të Dërguarin e fundit të Zotit, Muhammedin saliallahu alejhi ve selem, ka publikuar gazeta turke Zaman.


Mitropoliti Serafim, e ka quajtur  të Dërguarin e fundit të Zotit, saliallahu alejhi ve selem, si i vetpëlqyer, dhe tha se të mësuarit islam në secilën shoqëri, përhap vetëm dhunë, terror, vrasje dhe panikë.

Gazeta turke në fund cekën se kleriku grek nga qeveria greke ka kërkuar ndalimin e ndërtimit të xhamisë në Athinë, ndërtimi i së cilës është në vijim, pastaj ka kërkuar shlyerjen e nenit 13 nga kushtetuta greke i cili garanton lirinë e plotë fetare për muslimanët, si dhe largimin e muslimanëve nga Greqia.


Latest News