Bie mbështetja amerikane për luftën në Afganistan

18 January 2011 , Posted by artparadox at 2:14 PM

Një anketë e fundit tregon se mbështetja e popullit amerikan për luftën në Afganistan ka rënë në nivelin më të ulët që nga koha kur presidenti Obama mori detyrën.

E marte 18 Janar 2011 22:50
Hulumtimi i zhvilluar nga universiteti Quinnipac tregon se shumica e votuesve besonin se SHBA-të nuk duhet të përfshihen në luftën në Afganistan.
Niveli i mbështetjes në anketë ka rënë në 41% që është edhe me poshtë se kulmi prej 59% para një viti.
Ndërkohë Australia dhe Britania kanë paralajmëruar se 2011 dhe 2012 do të jenë vitet vendimtare për luftën në Afganistan, gjersa forca udhëheqëse në këtë luftë do të kenë kohëra të vështira përpara.
Pothuajse një dekadë që nga pushtimi i Afganistanit prej forcave të drejtuara nga SHBA-të, forcat e huaja po përjetojnë kohë të vështira me viktima në rritje.

Latest News