Viti i ri!!!

01 January 2011 , Posted by artparadox at 3:26 PM

Ishte koha që të bëja pushimin e natës. Një ndjenjë e brendshme më detyroi që edhe pak të vonohem. Afrohej koha e mesnatës. 31 Dhjetor 2010 nata e "Vitit të Ri". Tek e tuk dëgjohej ndonjë krismë e fishekzjarreve, të cilat isha i bindur se i bënin fëmijët e mitur, të cilët më shum bredhin rrugëve në orë të vona të natës, sesa qëndrojnë në shtëpi. Ia filluan krismat me të madhe nga të gjitha anët. Një kanonadë fishekzjarresh e cila me zhurmën e tyre, të përkujtonte situatën e luftës. Dola në ballkon të mar ajër të pastër. Qielli nga të gjitha anët ishte i ndriçuar nga krismat. Tymi vërehej kudo. Pamje e cila padashtë krijonte një ndjenjë frike. Ishte nata e vitit të ri. Traditë është që kështu të festohet kjo natë. Gjithçka do të ishte normale, sikur të jetoja në një mes të krishterë. Vendbanimi im i ka diku te 10.000 banorë. Vendbanim me 3 xhami ku 100% e popullatës deklarohen si muslimanë. Pikërishtë në këtë vendbanim në këtë mënyrë ndodh histeria e vitit të ri dhe kanonada e fishekzjarreve. A duhet kështu të jetë apo jo gjykoni vetë! Sidoqoftë ky është realiteti ynë i sotëm.

Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Do t`i pasoni traditat e atyre që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, saqë po të hynin ata në vrimën e hardhucës, edhe ju do t`i pasonit”, Sahabët pyetën: A krishterët dhe hebrejët? Tha: Po cilin tjetër përveç atyre.”


Latest News