Algjeri: Autoritetet mbyllin 900 xhami

22 November 2011 , Posted by artparadox at 11:14 AM


Deri tani kemi pasur rastin që në media të dëgjojmë dhe lexojmë mënyra të ndryshme të shkeljes së lirisë së njerëzve nga ana e diktatorëve arabë. Në të vërtetë, diktatorët arabë janë të pamëshirshëm në përpjekjet e tyre që popullin ta mbajnë nën represion dhe robëri të përhershme.
Kështu, këto ditë diktatori algjerian, Abdelaziz Bouteflika, nga frika se edhe në shtetin e tij mund të fillojë “pranvera arabe” ka marrë një masë represive origjinale diktatoriale. Në fakt Bouteflika ka urdhëruar që të mbyllen 900 mesxhide.
Këshilltari në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve fetare, Uddet Fellahi, deklaroi për gazetën ditore “Haber” se autoritetet algjeriane, për arsyeje të sigurisë, kanë urdhëruar mbylljen e 900 xhamive dhe sallave të faljes./breziiri/

Latest News