Kurani më i madh në botë peshon 800 kg

19 November 2011 , Posted by artparadox at 12:27 PM


Libri më i madh në botë i Kuranit të madhëruar, 2 metra i gjatë dhe me peshë 800 kilogram, është prezantuar në republikën autonome ruse të Tataristanit.
Ky libër i Kuranit të madhëruar, 1,5 metër i gjerë dhe 2 metër i gjatë, përgatitet të hyjë në librin e rekordeve, Guinness.
Faqet e librit janë punuar me ar dhe argjend, kurse kapaku është zbukuruar me gurë të çmuar si lazurit dhe bruz.
Kurani u përgatit pas një pune intensive 6-mujore me rastin e 1090-vjetorin e pranimit të islamit nga turqit tatarë që jetojnë në republikën ruse të Tataristanit dhe peshon plot 800 kilogram.
Libri u prezantua në kryeqytetin e krahinës, Kazan, me pjesëmarrjen e klerikëve të nivelit të lartë.
Kryemyftiu i Rusisë, Talgat Taxhettin, tha se ndjejnë një kënaqësi të madhe që kanë librin më të madh të Kuranit sot në botë.
“-Para 60-70 vjetëve Kurani groposej, zvarritej në tokë. Kurse sot në shekullin e 21-të ai qëndron përpara nesh në mënyrë më të respektuar në xhaminë e Kull Sherifit në mes të Kazan-it të bukur”, shtoi Taxhettin.
Deri në qershor libri i Kuranit do të ekspozohet për vizitorët në xhaminë e Kull Sherifit në kryeqytetin e Tataristanit, Kazan./trt/

Latest News