Britani, grevë e punonjësve të sektorit publik

30 November 2011 , Posted by artparadox at 9:32 AM


Punonjësit e sektorit publik në Britani zhvilluan sot një grevë masive ndaj planeve të qeverisë për të reformuar sistemin e pensioneve në vend.
Sindikatat pretendojnë se më shumë se dy milionë punonjës të kufirit, mësuesit, punonjësit e pastrimit, zjarrfikësit dhe punëtorët e tjerë të sektorit publik do të marrin pjesë në aksionin e planifikuar për 24 orë, duke shënuar grevën më të madhe britanike që është zhvilluar në këto 30 vite.
Greva pritet të mbyllë shkollat dhe të ndërpresë fluturimet nga Britania drejt vendeve të tjera.
Punonjësit do të protestojnë ndaj reformave që sipas sindikatave do t`i detyrojnë ata të paguajnë më shumë sigurime dhe do të rrisin moshën e daljes në pension.
Qeveria thotë se reformat janë të nevojshme për shkak se është rritur jetëgjatësia dhe buxheti i qeverisë nuk mund të përballojë pensionet aktuale.
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron e ka cilësuar grevën si "të papërgjegjshme" duke u bërë thirrje sindikatave për të vazhduar negociatat./ora/

Latest News