Francë: I vihet zjarri një xhamie në Montbeliard

11 November 2011 , Posted by artparadox at 6:18 AM


Një xhamie në lindje të Francës i është vënë zjarri nga sulmues ta panjohur të enjten në mëngjes raporton France3.
Imami i xhamisë në Montbeliard, që ndodhet 170 kilometra në jug të Strasburgut në kufi me Gjermaninë, zbuloi zjarrin kur deshi të hapte xhaminë për namazin e mëngjesit.
Grupi i djathtë ekstrem që e quan veten “Les Belles Echappees” morri përgjegjësinë për këtë sulm.
Policia është duke hetuar incidentin, gjersa muslimanët thonë se numri i sulmeve ndaj muslimanëve dhe institucioneve Islame është në rritje në vend.
Vetëm gjatë 2010-ës janë raportuar se paku 188 raste të sulmeve islamofobe kryesisht ndaj xhamive në Francë./mesazhi/

Latest News