Holandë; Koka të prera derrash nëpër xhami

19 October 2010 , Posted by artparadox at 3:08 PM


Në Holandë me ardhjen në krye të detyrës të qeverisë se re të pakicave e cila u formua me mbështetjen e partisë raciste Lira, sulmet kundër turqve dhe marokenëve janë shtuar.
Përshkallëzimi i sulmeve kundrejt xhamive ka filluar të shkaktojë shqetësim. Partitë opozitare sulmet në fjalë i ngritën në rendin e parlamentit.
Javët e fundit sulmet kundër xhamive në Holandë janë dendësuar në mënyrë të ndjeshme. Ndërkohë që në qytetin Dordrecht një xhami është sulmuar me armë, një xhamie tjetër në Gronigen i është vënë zjarri.
Nëpër shumë xhami muret janë shkarravitur me slogane raciste si dhe janë lyer me gjak derri. Nëpër disa xhami janë hedhur edhe koka të prera derrash.
Partia e Majtë e të Gjelbërve dhe Partia Laburiste kanë paraqitur në parlament nga një interpelancë. Partia Laburiste gjithashtu ka kërkuar që parlamenti të mblidhet në një seancë urgjente për të diskutuar sulmet kundër myslimanëve dhe faltoreve të tyre. Ky propozim është përkrahur edhe nga Partia e Majtë e të Gjelbërve.
Kurse Gert Uilders, i cili njihet për deklaratat si "Sa më pak xhami të ketë në Holandë aq më mirë është", në një mesazh që ka shkruar në TWITTER ka thënë se "sulmet ndaj xhamive janë të papranueshme". /TRT/

Latest News