Në Holandë organizohen protesta kundër racizmit

31 October 2010 , Posted by artparadox at 5:13 PM


Amsterdami, Kryeqyteti i Holandës, është bërë skenë e protestave të ndryshme.
Mijëra vetë u mblodhën në Amsterdam për të protestuar, racizmin dhe zëdhënësin kryesor të racizmit, liderin e Partisë së Lirive, Gert Uillders.
Në protestën e organizuar nga Komiteti i Mbështetjes të të Huajve në Holandë dhe institutet e shoqërive civile, morën pjesë holandezë të çdo moshe si dhe të huajt që jetojnë në këtë vend.
Në këtë protestë ku morën pjesë njerëz të çdo lloj shtrese, nga fëmijët tek vajzat e reja, nga të moshuarit tek personat me aftësi të kufizuar, u mbajtën banderola që kritikonin racizmin dhe islamofobinë.
Ndërsa një grup antiracist anglez, me kostume dhe makijazhe zombish, shpjeguan në mënyrë të interesante, se çfarë tragjedie është racizmi. /TRT/



Latest News