Kujdes nga risitë

31 October 2010 , Posted by artparadox at 4:51 PM


- Hyrje -

Këtë broshurë që ke në duar lexues-e i e  nderuar baza e saj është broshura "Kujdes nga Risitë!" të Shejh Abdul-Aziz bin Baz -Allahu e mëshiroftë-, duke ia bashkangjitur asaj edhe dy pjesë  të tjera në mënyrë që të kuptohet sa më qartë dhe të arritet efekti i duhur i saj.
Pjesa e parë : Hyrje që na tregojnë obligueshmërinë e njohjes së Bidatit-Risisë gjë e cila më ka shtyrë ti qasem këtij përkthimi, shkëputur nga Libri "Bidati dhe Pasojat e tija në Popullin” ,Selim Eid el Hilali es-Selefi.
Pjesa e dytë :Brushura "Kujdes nga Risitë!"  të Shejh Abdul-Aziz bin Baz –Allahu e
mëshiroftë- e ndarë në tre kapituj:
1. Kapitulli i parë: Kremtimi i Mevludit.
2. Kapitulli i dytë: Dispozita e sheriatit mbi kremtimin e natës së Israsë dhe Miraxhit.
3. Kapitulli i tretë: Dispozita e sheriatit për faljen e namazit me xhemat në mesin e muajit Shaban.
Pjesa e tretë: Gjendja e besimit të Muslimanit të sinqertë në urrejtjen e bidatit-Dëmet Rreziqet e Pasuesve të Bidatit-Risisë, shkëputur nga libri:Ahsenu-el Bejan Ebu Islam, Salih bin Talha AbdulVahid .


Faleminderimi i takon Allahut. Atij i bëjmë hamd dhe prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje.
Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetëvetes dhe të veprave tona.
Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe, kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka të adhuruar që meriton adhurim me të drejtë tjetër përveç Allahut , i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
E faleminderoj Allahun që thirrjen Selefite e bëri të lartë të qartë të hapur, të rrjedhur, pa ndërprerje deri në ditën e Gjykimit, lindën dhe do të lindin Burra-Grupe që do të vazhdojnë ta proklamojnë të vërteten duke mos ju bërë atyre dëme qortimet e të tjerëve derisa të vijë Caktimi i Allahut.
Bëri të atillë që do ta mbrojnë fenë e Tij nga shtrembërimet dhe devijimet nëpër shekuj deri në kohën tonë e do të vazhdon deri në Kataklizëm.
"O ju që keni besuar, kini frikë Allahun, me një frikë të denjë, dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete, dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë Allahun, që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, ua shlyen mëkatet tuaja. Kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, sal-lAllahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at, çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.

Njohja e bidatit -risisë në Fe- është Obligim
Nga fjala e Muhamedit alejhi selam, “Çdo bidat është devijim-lajthitje dhe çdo devijim-lajthitje çon në zjarr!” na u qartësua se për çdo gjë të shpikur në fe duhet të kemi njohuri, që të largohemi nga ajo, sikur thotë edhe poeti:
E njoha të keqen, jo për të keq por që mos të bie në të.
Dhe kush nuk e njeh –dallon- të mirën nga e keqja, do të bie në të –keqen-.
Esenca e kësaj bazohet në hadithin e Hudhejfe ibn Jeman ku thotë: ”Njerëzit e kanë pyetur Pejgamberin [paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të] për të mirën, kurse unë e kam pyetur për të keqen nga frika se mos po bie në të.(transmeton Buhariu [6/615-616,13/35], Muslim [12/ 236 - Neueui])
Nuk mjafton në adhurim vetëm njohja e Sunnetit, por patjetër duhet që t’i njohim edhe gjërat që i kundërvihen nga bidatet, ashtu siç nuk mjafton të njohim nga Imani (besimi) vetëm njëshmërinë pa njohjen e Shirkut (politeizmit).
Dhe për këtë realitet të ndritshëm na lajmëroi më i Larti, më i Madhi, në Kuran:
E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është Dëgjues dhe i Dijshëm.” [el Bekaretu: 256]
Dhe ky është qëllimi esencial i dërgimit të Pejgamberëve. Thotë Allahu: “Ne dërguam në çdo popull të dërguarit, që t’u thonë: adhurojeni vetëm Allahun e largohuni djajve (adhurimit të tyre)!
Çështje të cilën e vërtetuan besimtarët në jetën e tyre. Thotë Allahu në Kuran: ”Ndërkaq ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan Allahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji robërit e Mi!” (ez-Zumer: 17)
Pejgamberi alejhi selam  e ka predikuar këtë duke thënë: ”Kush thotë, ‘askush s’meriton të adhurohet pos Allahut’ dhe mohon atë që adhurohet pos Tij, është ndaluar [është bërë haram] pasuria e tij, gjaku i tij dhe llogaria e tij mbetet te Allahu.” (transmeton Muslimi [1/212 Neueui]).
Nuk ka mjaftuar për Muhamedin [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] vetëm Teuhidi [njëshmëria] por edhe mohimi i asaj që adhurohet pos Tij. Për këtë shkak detyrohemi që ta njohim Kufrin [mosbesimin], në të kundërtën do të biem në të duke mos e vërejtur fare, siç thotë All-lahu në Kuran: “Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-lahun, vetëm se duke i shoqëruar [zota të tjerë].” (Jusuf:106)
Gjithashtu i njëjti raport qëndron mes Sunnetit dhe bidatit - nuk ka dallim. Kjo është e qartë në porosinë e Muhamedit [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] drejtuar shokëve të vet, të cilën e ka transmetuar deri tek ne Urban iben Sarijeh, ku thotë: ‘Ka thënë Pejgamberi [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të]:
“… Kapuni për Sunnetin tim dhe sunnetin e udheheqësve të drejtë. Kapuni për të me dhëmballa dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, se çdo e shpikur është devijim.”
I ka porositur ata që të kapen për Sunnetin dhe të largohen nga bidati. Dhe kjo është realiteti i kohës: “Nuk është e mundur njohja e një gjëje deri sa mos të njihet e kundërta e saj.”
Thotë Iben Kutejbe ed-Dinuri [Allahu e mëshiroftë]: “Nuk plotësohet urtësia e krijimit derisa të mos krijohet e kundërta e saj, që të njihet secila nga ajo me shokun [të kundërtën] e vet: drita njihet prej errësirës, dituria njihet prej injorancës [paditurisë], e mira njihet prej të keqes, e dobishmja njihet nga e dëmshmja, e ëmbla njihet prej të idhtës; bazuar në fjalën e Allahut - xhele sha’nuhu - ku thotë: ”I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet në çifte nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.“
Çifte, lloje të kundërta si: mashkullin me femrën, e thara me të lagurën, etj.
Thotë Allahu në Kuran: ”Dhe Ai është që krijoi llojet, mashkullin dhe femrën.“
Gjithashtu është e qartë në dy dëshmitë: Askush s’meriton të adhurohet pos Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Tij.
- Dëshmia e parë:  pozitive dhe negative, pohim dhe mohim, mohim i njëshmërisë së tjetërkujt pos Allahut, për arsye se nuk e meriton atë askush pos Allahut, dhe vërtetim në Allahun, i cili është i pashoq, Zot i merituar.
- Dëshmia e dytë: mohim i ndjekjes së tjetërkujt pos Muhammedit [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të]. Ai është i cili meriton të ndiqet…
Kështu që në dëshminë e parë kuptojmë:“Nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet pos Allahut” dhe dëshmia e dytë, “Nuk ka të ndjekur që meriton të ndiqet pos Muhamedit [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të].
Thotë Jahja ibn Mundhir er-Rrazi: ”Kundërthëniet e njerëzve ndahen në tri parime, secila prej tyre posedon të kundërtën e saj. Nëse largohet njëra, bihet në të kundërtën e saj: njëshmëria - e kundërta e saj është politeizmi; Sunneti - e kundërta e saj është bidati; dhe dëgjueshmëria - e kundërta është mëkati.(transmeton Ebu Daud [4607],Tirmidhi [2676], Ibn Maxhe [43-44] dhe të tjerët. Hadithi është i vërtetë).
Për këtë shkak detyrohet çdo thirrës që t’i këshillojë muslimanët për t’u ruajtur, që të largohen nga bidati dhe shirku [politeizmi] dhe t’i urdhërojë në njëshmëri të Allahut dhe në Sunnet. Nga kjo pikënisje ngritet thirrja në rrugë të Allahut, ashtu siç thotë Allahu xhele-shanuhu në Kuran: ”Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë të shpëtuarit…” (Ali Imran:104)
Thirrja në njëshmëri [Teuhid] dhe Sunnet është urdhër në të mirë dhe ndalim nga e keqja. Ndjekja e kësaj rruge [metode] bëri që Ummeti i Muhamedit [paqja dhe mëshira e Allahur qoftë mbi të] të jenë njerëzit më të mirë, që thërrasin në atë që është e dobishme, që të jenë Ummeti më i mirë, siç thotë Allahu në Kuran: ”Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga e keqja dhe të besoni në Allahun...” (Ali Imran:110)
*Thotë imam Ebu Shametu el-Makdesi (El-Itisam [1/91]): “Dhe i kanë këshilluar Muhammedi dhe shokët e tij – dhe ata pas tyre - ndjekësit e kohës së tyre, që të ruhen nga bidatet dhe punët e shpikura, dhe ka urdhëruar në ndjekjen e tij, në çka është shpëtimi nga çdo rrezik që kanoset…
Ka ardhur në Kuran urdhëri për ndjekje duke mos bërë përjashtim, ku thotë Allahu: “Thuaj: nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje, që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja!” [Ali Imran:31]
Thotë Allahu:“Dhe se kjo është rruga [feja] ime e drejtë [që e caktova për ju], pra përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë tjetër e t’ju ndajë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni [të bëheni të devotshëm].” [el Enam:153]
Këto ishin disa nga argumentet për atë që paraqitëm më lart.
Është transmetuar nga Ebi el-Huxhaxh bin Xhebe el Meki, i cili është nga Tabi’inët e mëdhenj dhe imam i mufesirinjëve [komentatorëve] për fjalën e Allahut, “ ...dhe mos ndiq,” thotë: bidatet dhe epshet. (El-Bahthu ala Inkari el Bida uel Hauadith [faqe 11]).
Ka thënë El Izz ibn AbduSelam [Allahu e mëshiroftë]: “Lum për atë që merr post nga postet e muslimanëve dhe ndihmon në mposhtjen e bidatit dhe ringjalljen e Sunnetit...” (transmeton ed-Derami [1/68] dhe Bejhaki në “Medkhal” [200]).
Dhe thotë në Nihajetu el Mubtedi’in: “Të urryerit e bidatit shkatërrues është detyrim, dhe po ashtu [është detyrim] ngritja e argumenteve në mposhtjen e tij, pa marrë parasysh se a e pranon apo refuzon këtë thënësi i tij.” (Mexheletul Ilmije [faqe 10]).
El Meuerdi thotë: I kam thënë Ebu Abdullahit - imamit tonë [imam Ahmed ibn Hambel]: “Si gjykon për një njeri që agjëron dhe falet, mirëpo nuk flet kundër ndjekësve te bidatit?” U vërejtën shenjat e hidhërimit në fytyrën e tij dhe është përgjegjur duke thënë: “Nëse njeriu falet, agjëron apo largohet nga njerëzit [për të bërë ibadet sa më shumë], a nuk është kjo vepër vetëm për vetën e tij? U përgjigja: “Po.” Ai tha: “Atëherë të folurit për bidatxhinjtë është për të dhe për të tjerët, e kjo është më e mirë për të...” (e ka përmendur Ibn Muflih ne “Edab esh-Sheria” [1/210]).
Sa e mirë është fjala e imam Katadetu, ku thotë: “Me të vërtetë nëse një njeri e shpik një bidat, ne detyrohemi që ta përmendim [bidatin] në mënyrë që të ruhemi nga ai.”(tabakat el Hanabile [2/ 216]).
Fatkeqësisht realiteti i kësaj çështjeje fshihet tek shumë grupacione të kohës sonë [në ditët e sotme], dhe shkak i zhvillimit të kësaj është mosnjohja e shkaqeve te bidatit, të cilat janë të shumta, ku mund të bie edhe dijetari.


- Kapitulli i parë-
Kremtimi i Mevludit
Faleminderimi i takon vetëm Allahut, krijuesit të gjithësisë, sunduesit absolut në ditën e gjykimit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dërguarin e tij, familjen, shokët dhe pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.
Cila është dispozita e sheriatit (ligjit të Allahut) mbi kremtimin e mevludit (ditëlindjes së Pejgamberit alejhi selam), rregulli mbi kremtimin e mevludit, ngritja në të, për të, ose përshëndetjet për të si dhe për gjërat të tjera që janë prezente në kremtime të tilla?
Përgjigjeja:
 Nuk është i lejuar kremtimi i ditëlindjes së Pejgamberit alejhi selam e as i ndonjë njeriu tjetër, ngase kjo është një gjë e cila është prej risive në fenë tonë. Arsyeja për këtë qëndron në atë se këtë nuk e ka bërë Pejgamberi alejhi selam, as Hulefai Rrashidinët (Katër imamët e parë pas Muhammedit alejhi selam), as ndonjë nga shokët e tij, e as pasuesit e tij me të mirë në shekujt më të frytshëm, të cilët ishin më të diturit në sunnetin dhe ishin ata që e kanë dashur më së shumti Pejgamberin alejhi selam, dhe janë ata që e kanë praktikuar më së shumti dhe më së miri fenë e pastër të Allahut xhele shanuhu, ashtu siç i ka mësuar i Dërguari i Tij.
Është transmetuar nga Pejgamberi alejhi selam se ka thënë, “Kush vepron diç që nuk është në pajtim më çështjen tonë, ajo vepër është e refuzuar,”dhe në një hadith tjetër thotë:“Ruajuni nga gjërat e shpikura sepse çdo e shpikur është risi, e çdo risi është humbje.” Këto dy hadithe na e bëjnë të qartë dhe na këshillojnë (urdhërojnë) që të ruhemi (kemi kujdes) shumë prej risive që janë të shpikura në fe dhe nga të punuarit me to. Po ashtu Allahu xhele shanuhu na porositë që:
"Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merreni, e çka t’ju ndalojë përmbajuni dhe kini frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.” (Hashr: 7)
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (Ahzab: 21)
Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (emigruesve), prej ensarëve (vendasve) dhe prej atyre që i pasuan ata në punët e mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre ju ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë për jetë të pasosur. E ky është fitimi i madh.” (Teube: 100)
Sot ua përsosa fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe” (Maide: 3) dhe ajete tjera të shumta.
Ndërsa veprimi, kremtimi i këtyre mevludeve jep të kuptojmë se Allahu ende nuk e ka plotësuar fenë për njerëzimin, se Pejgamberi alejhi selam nuk e ka qartësuar, nuk e ka publikuar atë që ka qenë e nevojshme për njerëzimin që të punojnë me të derisa erdhën disa "dijetarë" në kohën e fundit dhe e shpikën një gjë të tillë në ligjin e Allahut, duke menduar se ky veprim i afron tek Allahu dhe kjo pa dyshim është një rrezik shumë i madh që në kohën tonë i kundërvihet shumë fesë së pastër të Allahut. Dihet se Allahu vetëm se e ka plotësuar fenë e pastër për robin e vet me të gjitha mirësitë në formën më të përsosur, dhe se Pejgamberi alejhi selam e ka kumtuar me kumtesën më të qartë dhe nuk ka lënë asnjë rrugë që shpie në xhennet vetëm se e ka treguar atë, dhe atë që largon nga zjarri vetëm se ua ka qartësuar atë të gjithëve dhe këtë e vërteton edhe hadithi i Pejgamberit alejhi selam ku thuhet: transmetohet nga Abdullah ibn Omer, i cili thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk është dërguar asnjë Pejgamber (nga Allahu) përveç se ka qenë obligim i tij që t'u tregojë popujve për të mirën që iu sjell dobi atyre dhe të keqen që iu sjell dëm atyre.”
Dhe siç e dimë, Pejgamberi alejhi selam ka qenë më i dalluari nga të dërguarit dhe vula e Pejgamberëve, dhe më i përsosuri në qartësi dhe këshilla. Po sikur të ishte kremtimi i mevludit prej fesë të cilën Allahu e zbriti dhe e do, këtë do ta qartësonte i Dërguari i Tij për popullin e tij ose do ta kishte praktikuar në jetën e tij, ose do ta kishte vepruar dikush nga shokët e tij, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Dhe me këtë është qartësuar se kjo vepër është e shpikur, kundër së cilës na ka këshilluar Muhammedi alejhi selam, që të ruhet populli ashtu siç u cekë edhe në hadithet më lart. Ka ardhur në hadithe të tjera siç është fjalimi (Ligjërata) e Muhammedit alejhi selam në ligjeratën e së premtës ku thotë: ”Me të vërtetë fjala më e mirë është ligji i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit alejhi selam, dhe gjërat më të këqija janë risitë dhe çdo risi është humbje.”
Bazuar në shumë ajete e hadithe që kanë për qëllim këtë dispozitë, shumica e dijetarëve janë deklaruar kundër mevludit dhe për kujdesin (ruajtjen) nga kjo risi. Tezës së të parëve i janë kundërvënë disa “dijetarë” dhe e kanë lejuar atë, nëse ajo nuk përmban diç që është e ndaluar shprehur në fjalë të kota për Pejgamberin alejhi selam, përzirjen e burrave me gra, ose përdorimin e instrumenteve (muzikore) dhe gjërave të tjera që i ndalon feja e pastër dhe po ashtu mendojnë se janë risi te mira, ndërsa Muhamedi alejhi selam thotë, “Çdo risi është humbje.” Ligji Islam sugjeron që për çdo mosmarrëveshje mes njerëzve duhet kthyer ligjit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit te Tij. Allahu thotë në Kuran:
"O ju që besuat, bindjuni Allahut, të Dërguarit të tij dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu (Kurani) dhe i Dërguari i Tij (Sunneti) po që se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundimi më i mirë." (Nisa: 59)
Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është tek Allahu." (Shura: 10)
Te ne është paraqitur kremtimi i mevludit kurse në Librin e Allahut na është qartësuar se jemi të obliguar të pasojmë Pejgamberin alejhi selam në atë që ka ardhur me të (fenë e pastër), dhe të largohemi nga ajo prej çkahit na ka porositur të largohemi. Është e pa logjikshme të thuhet se Muhammedi alejhi selam nuk e ka kumtuar fenë deri në fund, meqë ai na e ka kumtuar neve se Allahu e ka plotësuar fenë e tij për këtë popull dhe se kremtimi i mevludit nuk është ajo në çka ka thirrur Muhamedi alejhi selam. Neve nuk na ka mbërri ndonjë dëshmi se ai e ka vepruar një gjë të tillë apo se ka urdhëruar në të, përkundrazi, ai na e ka ndaluar këtë dhe po ashtu as shokët e tij nuk e kanë vepruar një gjë te tillë d.m.th. mevludi nuk është i bazuar në njërën nga bazat e fesë së pastër.
Mirëpo, kjo është nga risitë e shpikura dhe përgjasim me të krishterët dhe çifutët në festat që kanë ata. Nga kjo duhet t'u bëhet e qartë atyre që sado pak logjikojnë dhe kanë etje për ndjekjen e së vërtetës, se kremtimi i mevludit nuk është prej fesë Islame, por nga risitë prej të cilave Allahu dhe Muhammedi alejhi selam na kanë urdhëruar të largohemi. Nuk mjafton për ndonjë i cili mendon që të pasojë shumicën e njerëzve në veprim në të gjitha aspektet, përveç Pejgamberin alejhi selam, sepse e vërteta nuk është nëse një gjë e pason shumica, por e vërteta qartësohet me argumente të qarta nga ligji i Allahut, siç thotë Allahu për të krishterët dhe çifutët:
“Ata thanë: Kurrsesi nuk ka për të hyrë askush në xhennet, përveç atij që është jahudi ose krishterë! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju sillni argumentet tuaja (për çka pretendoni) po që se jeni të drejtë?”
"Ne qoftë se u bindesh shumicës (mohuesve që janë) në tokë, ata do të të largojnë nga rruga e Allahut.” (En’am: 116)
Dhe shumicës së këtyre (kremtimeve të mevludeve) që janë te ndaluara u bashkangjiten edhe shumë harame të tjera si: përzierja e burrave me gra, përdorimi i veglave të ndryshme, pirja e duhanit, përgojimi, shpenzimi i tepërt, dhe ndodh edhe më e çuditshmja - prezenca e shirkut në këto kremtime dhe fjalë tjera të kota për Muhammedin alejhi selam ose për dikënd tjetër siç janë evlijatë/njerëzit e mirë, duke kërkuar ndihmë apo ndonjë gjë tjetër dhe gjëra të tjera që çojnë në kufër, në ç’gjë zhyten shumica e njerëzve gjatë kohës kur bëhet kremtimi i mevludeve të tilla apo gjëra për njerëzit e tjerë që konsiderohen si respekt ndaj tyre.
Transmetohet nga Muhammedi alejhi selam se ka thënë: “Ruajuni nga fjalët e kota në fe, se me të vërtetë ajo që i ka shkatërruar popujt e mëhershëm ka qenë marrja me fjalë të kota në fe.”
Në një hadith tjetër, Muhamedi alejhi selam thotë: ”Mos më ngritni (lavdëroni) ashtu siç e kanë ngritur krishterët të birin e Merjemes, ngase vërtetë unë jam rob, dhe thuani rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. “ (Trans. Buhariu dhe e ka vërtetuar edhe hadithi i Omerit)
E çuditshme dhe e pa menduar është se shumica e njerëzve ngarendin në prezentimin e këtyre festave (risive) duke i mbrojtur ato, dhe iu kundërvihen gjërave që Allahu i obligoi për ta (njerëzit) në bashkim për të mirë, e jo si këto bashkime ku në to merr pjesë ai që është alkoolist, ai që nuk e fal namazin etj… dhe nuk e ngritin kokën që të shohin se çfarë janë duke bërë, sesi bëjnë mëkate të mëdha, por s’ka dyshim se kjo është nga besimi i dobët dhe shkurtëpamësia që kanë këta njerëz, dhe zemrat e tyre janë të mbushura me mëkate. E lusim Allahun që të na ruaj neve dhe të gjithë muslimanëve.
Dhe prej gjërave të tjera: Disa prej tyre mendojnë se Pejgamberi alejhi selam prezenton në ato kremtime dhe ngriten në këmbë në respekt ndaj tij (çfarë respekti, vetëm një herë në vit!!!). Kjo është injorancë dhe humbja më e madhe, sepse Pejgamberi alejhi selam nuk ngritet nga varri para ditës se gjykimit dhe nuk kontakton me ndonjë nga njerëzit, dhe nuk prezanton në asnjë tubim, por ai është banor i varrezave deri në ditën e gjykimit dhe shpirti është tek Allahu xheleshanuhu. Siç thotë Allahu: ”Mandej, pas kësaj (krijimi) ju do të vdisni. E në ditën e Kijametit do të ringjalleni.” Dhe Pejgamberi alejhi selam thotë: “Unë jam i pari që do të më hapet varri në ditën e gjykimit, dhe jam i pari i ndërmjetësuar dhe ndërmjetësuesi i parë,” paqja dhe mëshira e Allahut xhele xhelaluhu qoftë mbi të. Ja , ky ajet dhe hadith na e bëjnë te qartë dhe janë argumente shumë të forta për atë se i dërguari alejhi selam dhe të tjerët nuk ngriten, vetëm se në ditën e gjykimit dhe për këtë çështje janë të pajtimit shumica e dijetarëve islam dhe nuk ka kundërthënie mes tyre.
Obligohet çdo besimtar musliman që t’i këshillojë njerëzit që të ruhen nga këto gjëra, nga ato që i shpikën injorantët me thashethme të cilat nuk janë të zbritura nga Allahu xheleshanuhu. Me të vërtetë Allahu është ndihmuesi dhe plotësuesi më i mirë (i fesë së pastër) la havle ve la kuvete ila bilahil alijul adhurimi dhe dërgimi i salavateve (përshëndetjeve) mbi Muhammedin alejhi selam është prej punëve më të mira dhe më të afërta, siç thotë Allahu subhanehu ve teala: “Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij përshëndesin (dërgojnë salavat mbi) Pejgamberin. O ju që keni besuar, përshëndeteni (duke rënë salavat) dhe përshëndeteni me selam.” Thotë Muhammedi alejhi selam: “Kush dërgon për mua një salavat, Allahu dërgon mbi të dhjetë salavate.” Salavatet mbi Pejgamberin alejhi selam është nga gjërat e fesë që thuhet në çdo kohë, dhe aq më mirë pas përfundimit të çdo namazi dhe është vaxhib në uljet e fundit të çdo namazi, dhe sunnet është në shumë vende të tjera si p.sh.: pas ezanit kur të përmendet emri i Pejgamberit alejhi selam, në ditën e xhuma dhe natën e saj siç kanë argumentuar shumë hadithe për këtë gjë. Allahu është Mbikqyrës, Plotësues dhe Zotërues që të i bëjë të gjithë muslimanët të e kuptojnë fenë e Allahut dhe të i forcojë në të duke ua bërë të mundur të praktikojnë sunnetin e Muhammedit alejhi selam dhe të largohemi nga risitë, ngaqë Atij i takon çdo gjë në këtë botë dhe Ai është Mëshiruesi dhe Mbikqyrësi. Përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, shokët e tij, dhe pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.

- Kapitulli i dytë -
Dispozita e sheriatit mbi kremtimin e natës së Israsë dhe Miraxhit
S’ka dyshim se Israja dhe Miraxhi janë prej argumenteve të Allahut të madhëruar, argument për vërtetimin e profetësisë së Pejgamberit alejhi selam dhe për vendin më të çmueshëm tek Allahu subhanehu ve teala. Gjithashtu janë argument për përcaktimin, fuqinë e të Madhëruarit dhe për lartëmadhërinë e Allahut ndaj krijesave tjera, ku edhe Ai thotë: ”I pa të meta është Lartëmadhëria e Tij që robin e Vet e kaloi (ngriti) në një pjesë të natës prej mesxhidi haramit (prej Qabes) gjer në mesxhidi El Aksa, rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për të ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtetë, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit) shikuesi, (i punëve të Muhammedit).” (El-Isra: 1)
Është vërtetuar nga Muhammedi alejhi selam se ai me të vërtetë është ngritur në qiej dhe janë hapur dyert deri sa është ndalur në qiellin e shtatë dhe ka komunikuar me Allahun subhanehu ve teala siç ka dashur Ai. Dhe aty janë bërë obligim namazet për umetin. Në fillim, Allahu xheleshanuhu ka obliguar me pesëdhjetë kohë të namazit dhe ai ka vazhduar këtë (qëndrimin në qiell) duke kërkuar nga Allahu xheleshanuhu lehtësim derisa Ai ia lehtësoi këtë Umetit në pesë kohë në ditë. Mirëpo, shpërblimi i pesëdhjetë kohëve të namazit është për arsye se të mirat shumëfishohen nga dhjetë e më shumë herë për atë që do Allahu.
Allahut i takon lavdërimi dhe faleminderimi për të gjitha mirësitë. Dhe kjo natë në të cilën ka ndodhur Israja dhe Miraxhi nuk është e cekur në hadithe të vërteta (se cila natë është), as në muajin Rexheb e as në muajt tjerë dhe çdo gjë që është e cekur për këtë natë nuk është e vërtetë nga Pejgamberi alejhi selam dhe nuk është e njohur tek dijetarët e hadithit. Dhe te Allahu është urtësia më e mirë që nuk e qartësoi këtë festë (natë), e sikur të e qartësonte nuk do t’u lejohej muslimanëve që ta veçojnë atë me diçka nga adhurimi, për këtë edhe nuk u lejohet festimi i saj për arsye se Pejgamberi alejhi selam nuk e ka praktikuar, e as sahabët e tij dhe nuk e kanë veçuar me diçka të veçantë.
Po sikur të ishte kremtimi i festave gjë e lejuar, këtë do ta kishte qartësuar Pejgamberi alejhi selam për popullin, ose me fjalë, ose me vepër, ose sikur të kishte ndodhur do të ishte e njohur dhe do ta kishin transmetuar tek ne sahabët, e dihet se ata kanë transmetuar nga Pejgamberi alejhi selam atë që ka qenë e nevojshme për popullin dhe nuk kanë lënë asgjë mangu nga feja, porse ata kanë nxituar para nesh në të mira ; pra , sikur të ishte kremtimi i kësaj nate i lejuar dhe prej fesë, këtë do ta kishin vepruar ata para nesh. E dimë se Muhammedi alejhi selam është këshilluesi më i mirë për njeriun, dhe e kumtoi porosinë në shkallën me të lartë dhe e kreu misionin që e kishte nga Allahu.
 Sikur të ishte madhërimi i kësaj feste dhe kremtimi i saj nga feja islame, nuk do të ngurronte [ta bënte këtë] i dërguari alejhi selam e as nuk do ta asgjësonte, mirëpo kur ka ndodhur kjo gjë e tillë? Mësuam se kjo festë (Israsë dhe Miraxhit) nuk është nga feja e pastër islame. Me të vërtetë Allahu e plotësoi fenë për këtë popull dhe e përsosi në formën më të mirë dhe e refuzoi atë që nuk është nga islami i pastër dhe atë që Allahu nuk e lejoi për umetin tonë, thotë Allahu ne Kuranin famëlartë: “Sot ua përsosa fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë time, dhe zgjodha për ju islamin fe,” dhe ajeti tjetër, “A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu! Po, sikur të mos ishte fjala vendimtare (e Allahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë ne ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë mohuesit do të kenë dënim të dhimbshëm.”
Është vërtetuar nga Pejgamberi alejhi selam të ketë thënë në hadith të vertetë: “Kujdes nga risitë,” duke treguar se kjo është humbje – Kujdes për popullin nga ky rrezik i madh dhe shkatërrues, duke i porositur të largohen nga ato, gjë që është vërtetuar nga Muhammedi alejhi selam në hadith të vertetë ku transmetohet nga Ajshja Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Kush vepron diç që nuk është në pajtim me çështjen tonë, ajo vepër është e refuzuar,” ndërsa nga Xhabiri Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë në ligjëratën e së premtes: “Ruajuni nga gjërat e shpikura se çdo e shpikur është risi e çdo risi është humbje.”
Transmetohet nga Urubad bin Surijetu Allahu qoftë i kënaqur prej tij se Pejgamberi alejhi selam na këshilloi me këshillat më të larta sa që na dridheshin zemrat dhe na lotonin sytë, dhe ne i thamë: O i dërguari i Allahut, sikur kjo të jetë këshilla e fundit. Dhe ai na këshilloi duke thënë: ”Ju këshilloj të kini frikë Allahun, dëgjim dhe respekt ndaj udhëheqësit, edhe nëse bëhet (udhëheqës) dikush nga robërit, ngaqë nëse dikush prej jush jeton më gjatë do të shohë kundërthënie të mëdha, por unë ju këshilloj që të kapeni për Sunnetin tim dhe sunnetin e hulefau rrashidinëve të shkëlqyeshëm pas të dërguarit, atëherë kapuni për ta me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, se me të vërtetë ato janë risi e çdo risi është humbje.”
Kjo (kremtimi i këtyre festave) është përgjasim me armiqët e fesë islame, krishterët dhe jehuditë të cilët shpikën dhe shtuan në fenë e tyre duke futur risi të cilat nuk i lejonte Allahu xheleshanuhu, duke u munduar kështu të vërtetojnë mangësinë në fenë islame dhe ta ofendojnë me qëndrimin se Islami nuk është fe e plotësuar. Dhe nga kjo del qartë se kjo është një katastrofë e madhe (shkatërrim) dhe një gjë e urryer dhe kundërvënie ndaj thënies së Allahut: Sot ua përsosa fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” Dhe, kjo është kundërshtim i haditheve të Pejgamberit alejhi selam që të kemi kujdes të posaçëm nga risitë dhe të largohemi nga ato. Së fundi shpresoj se kjo çka u përmend nga argumentet do të mjaftojë për një (person musliman) i cili dëshiron të ndjek të vërtetën dhe të urrejë risitë d.m.th kremtimin e natës së Israsë dhe Miraxhit, dhe kujdesi (largimi) nga kjo për arsye se kjo aspak nuk është nga feja e Allahut; dhe atë se Allahu na obligoi që të i këshillojmë muslimanët dhe t’ua qartësojmë atyre fenë dhe na e bëri haram (ndaloi) fshehjen e diturisë.
 Andaj e pash të arsyeshme këtë vërejtje (qartësim) për vëllezërit muslimanë kundër kësaj risie, e cila është e përhapur në shumicën e vendeve islame, ku disa prej muslimanëve mendojnë se është prej fesë se pastër.
Vetëm Allahu është mbikqyrës dhe rregullues i gjendjes së muslimanëve në përgjithësi, dhe e lusim Atë që të na e përforcojë neve të kuptuarit e fesë së vertetë dhe të na e bëjë të mundur mua dhe juve që të kapemi për të vërtetën dhe të na forcojë në të dhe të kundërtën - largimin nga risitë. Me të vërtetë Ai është përgjegjësi dhe Rregulluesi më i mirë. Përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin e Tij, shokët e tij, dhe pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.


- Kapitulli i tretë -
Dispozita e sheriatit për faljen e namazit me xhemat në mesin e muajit Shaban


Dhe nga risitë që kanë shpikur njerëzit është edhe risia e të kremtuarit natën e mesme të muajit Shaban dhe veçimi i saj me agjërim duke mos pasur asnjë argument që të bazohen në të. Ekzistojnë transmetime në lidhje me mirësitë e kësaj nate, por të gjitha janë hadithe të dobëta dhe nuk lejohet argumentimi me to. Pra, ajo që është transmetuar lidhur me mirësitë e namazit gjatë kësaj nate janë hadithe të shpikura, siç është vërtetuar nga shumica e dijetarëve, gjë që do të shtjellohet në vijim.
Janë përmendur lidhur me këtë disa transmetime nga disa selefë prej banorëve të Shamit dhe të tjerëve, mirëpo ajo në çka janë shumica e dijetarëve është se kremtimi i tyre konsiderohet bidat dhe se hadithet që përmenden rreth kësaj të gjitha janë të dobëta, e disa edhe të shpikura dhe nga ata që kanë folur për këtë temë është edhe hafidh Ibn Rexhebi në librin e tij „Letaif el Mearif“. Hadithet e dobëta që kanë të bëjnë me adhurimin merren vetëm atëherë kur ai adhurim ka bazë në hadithe të vërteta, e kremtimi i natës së mesme të muajit Shaban nuk ka bazë në hadithe apo diç tjetër në çka do të mbështeteshin transmetimet tjera. Ky definicion është përmendur edhe nga Imam Ebu el Abas Shejh ul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.
Po i paraqesim këtu thëniet e disave nga dijetarët islam lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të jemi sa më të qartë. Të gjithë dijetarët janë të mendimit se për çdo mospajtim eventual në ndonjë çështje duhet t’i kthehemi Librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit alejhi selam, d.m.th gjykimit të ndonjërës prej tyre apo te dyjave, dhe se jemi te obliguar që t’i pasojmë ndërsa nga ajo që bie në kundërshtim me Kuran dhe Sunnet jemi të obliguar që të ruhemi dhe ta refuzojmë atë, dhe ajo që nuk është përmendur nga adhurimet në Kuran apo në Sunnet është bidat dhe nuk lejohet kryerja e saj (definicion: çdo adhurim është i ndaluar, përveç adhurimit që argumentohet me Kuran dhe Sunnet).
Siç thotë Allahu në Kuran: "O ju që besuat, bindjuni Allahut, të dërguarit dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni Allahut, të dërguarit dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allahu (te Libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.“ (Nisa: 59)
Gjithashtu thotë: “Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te Allahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është Allahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur, dhe vetëm Atij i drejtohem.” (Shura: 10)
Po ashtu: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje-bindmëni mua që Allahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran: 31)
Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndjejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (Nisa: 65)
Dhe ajete të shumta me këtë kuptim të cilat na obligojnë që për çdo mospajtim t’i kthehemi Kuranit dhe Sunnetit dhe ta pëlqejmë të gjykuarit e tyre.
Thotë hafidh Ibn Rexheb ne librin e tij “Letaif el Mearif” në lidhje me këtë çështje, duke përmendur edhe fjalët që i cekëm më lartë, se natën e mesme të muajit Shaban, disa nga tabi’inët e banorëve të Shamit si Halid ibn Mi’dan, Mekhul, dhe Llukman ibn Amir dhe të tjerët e kanë veçuar dhe kanë bërë shumë ibadete në të dhe prej tyre i kanë marrur njerëzit këto mirësi dhe madhërime. Atyre u është thënë se iu kanë arritur disa transmetime israelite, dhe kur kjo mori hov tek njerëzit, njerëzit filluan të kundërshtoheshin rreth kësaj: disa prej tyre e pëlqenin këtë dhe i pasuan në madhërimin e saj, ndër ta edhe banorët e Basres dhe të tjerët, ndërsa e refuzuan dhe e urrejtën shumica e dijetarëve të Hixhazit, ndër ta Ibn Ebi Meliketu, e këtë e ka transmetuar Abdurrahman bin Zejd bin Eslem nga fukahat e Medines, dhe njëherit ky është mendimi i shkollës Malikite dhe të gjithë janë të mendimit se kjo është bidat/risi.
Dijetarët e Shamit janë ndarë në dy mendime për mënyrën e trajtimit të kësaj nate:
Mendimi i parë:
Pëlqehet të falurit në të dhe atë me xhemat në xhami. Halid ibn Mi’dan dhe Llukman ibn Amir si dhe të tjerë kanë veshur rroba të mira dhe janë parfumosë dhe janë falur në xhami në këtë natë, dhe e kanë pëlqyer këtë. Ndërsa Is’hak ibn Rahvije ka thënë rreth faljes me xhemat në xhami: “nuk shoh se ka bidat në këtë”. Këtë e ka përmendur Harbi el Kermani në shënimet e tija…
Mendimi i dytë:
Urrehet grumbullimi në xhami për namaz me xhemat apo për du’a/lutje, ndërsa nuk urrehet që njeriu të falë namaz vetëm në shtëpi. Ky është mendimi i Evzait, Imam i banorëve të Shamit, dhe ky është mendimi më i saktë inshallahu teala… derisa ka thënë: nuk di ndonjë fjalë nga Imam Ahmedi lidhur me natën e mesme të muajit Shaban dhe pëlqimin e faljes së namazit në të. Rreth kësaj çështjeje janë transmetuar dy rrëfime, njëra ndër to ka të bëjë me faljen e namazit në natën e Bajramit, ku thuhet se nuk e ka pëlqyer faljen e namazit në të për atë se një gjë të tillë nuk e ka bërë Muhamedi alejhi selam. Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet se e ka pëlqyer këtë, duke marrë për bazë veprimin e Abdurrahman bin Zejd bin Esved dhe ai ishte nga Tabi’inet. Po ashtu edhe për faljen në natën e mesme të muajit Shaban nuk është transmetuar asgjë nga Muhamedi alejhi selam apo nga sahabët, por është transmetuar nga disa Tabi’in nga banorët e Shamit (Mbaroi mendimi të cilin e mbante Ibn Rexheb).
Nga kjo që parapriu u argumentua qartë se nuk është transmetuar ndonjë rrëfim nga Muhamedi alejhi selam apo nga sahabët në lidhje me natën e mesme të muajit Shaban.
Mirëpo, atë që e ka zgjedhur Evzai dhe Hafiz ibn Rexheb është se e kanë pëlqyer faljen e namazit për persona të caktuar (pa xhemat), dhe ky mendim është i pa njohur dhe i dobët sepse çdo gjë që nuk ka argument nga sheriati (të qartë nga Kurani dhe Muhammedi alejhi selam, shokët e tij) nuk është e lejuar për muslimanët veprimi i tij, për shkak se është e shpikur në fe pa marrë parasysh se a e bën atë një person apo një grup së bashku, qoftë fshehurazi apo haptazi, bazuar në hadithin e Pejgamberit alejhi selam ku thotë: “Kush e kryen një punë që nuk është në pajtim me mënyrën tonë, ajo është e refuzuar.” Dhe hadithe të tjera që argumentojnë për urrejtjen e risive dhe na këshillojnë largimin nga ato. Thotë imam Ebu Bekr Tartushi në librin e tij ”Të shpikurat dhe Risitë,” transmetohet nga Ibn Vedaja nga Zejd Ibn Eslem se ka thënë: ”Nuk e kemi takuar asnjë nga dijetarët tanë që e kanë shqyrtuar ditën e mesme të Shabanit e që nuk kanë marrë parasysh hadithet që u ceken më lart (hadithet e parfumosjes dhe veshjes së rrobave të reja) dhe nuk kanë pa mirësi në atë çka është thënë, dhe thanë për Ibn Meliketu se Zejd en-Nemiri ka thënë: ”Shpërblimi i natës se mesme të muajit Shaban është si shpërblimi i natës së Kadrit.” Mandej ka thënë sikur ta kisha dëgjuar dhe të kisha në duar një thupër, do ta kisha rrahur, dhe (tregohet se) Zejdi ka qenë i ashpër.
Thotë dijetari i shquar Shevkani në librin e tij ”Dobitë e Shumta” - pjesë nga ky libër, hadithi siç vijon: ”O Ali, kush i fal njëqind rekate natën e mesme të Shabanit dhe lexon në të Fatihan dhe suren Ihlas dhjetë herë, vetëm se Allahu ia ka plotësuar atij çdo nevojë”. Hadithi i tillë është i shpikur dhe është obligim për çdo njeri që ta ketë parasysh këtë hadith, dhe ta di se të gjithë transmetuesit janë të panjohur. Mirëpo ka edhe transmetime të tjera me këtë kuptim dhe po ashtu që të gjitha janë të shpikura, dhe transmetuesit nuk dihen fare, dhe thotë në Muhtesar: “(shkurtesë) hadithi për namazin në mes të Shabanit është batil i kotë”; në librin e Ibn Hibanit nga hadithi i Aliut Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ku thotë: ”Kur të vijë nata e mesme e muajit Shaban, ngrituni natën për namaz dhe agjëroni ditën.” (Hadithi është i dobët).
Transmetohet nga Ajsha, kur ka shkuar me të dërguarin e Allahut në Bekie (vend i varreve në Medine): ”… dhe Allahu zbritë në qiellin e dynjasë në mesin e natës dhe i fal të gjithë...” (Transmeton Tirmidhiu). Me të vërtetë fjala për namazin në këtë natë është e shpikur derisa edhe ky hadith i Ajshes është i dobët dhe rrugët e transmetimit janë të këputura. Ka thënë Hafiz el-Iraku lidhur me këtë hadith: ”Namazi në natën e mesme të muajit Shaban është i shpikur dhe gënjeshtër ndaj Pejgamberit alejhi selam”. Thotë imam Neveviu në librin e tij (Përmbledhjet): ”Namazi që është i njohur si namaz Ragaib në mes akshamit dhe jacisë është dymbëdhjetë rekatësh në natën e xhumasë së parë në muajin Rexheb, kurse namazi në natën e mesme të muajit Shaban është njëqind rekatësh. Këto dy namaze janë risi të urryera dhe nuk mjafton që një grup njerëzish të veprojnë një gjë të tillë, ndonëse një shumicë dijetarësh kanë shkruar libra dhe kanë shpërndarë fletushka për pëlqimin e kësaj çështjeje, por kjo pa dyshim është e gabuar. Dhe e ka përmendur Imam Ebu Muhamed Abdurahman Ibn Ismail el-Makdesi në librin e tij një gjë të tillë, ku dhe e kundërshton duke ua treguar dhe qartësuar të gjithëve këtë gjë, dhe mendime të shumta të dijetarëve, mirëpo, mendoj se këto mjaftojnë për atë që dëshiron të gjejë të vërtetën dhe ta ndjek atë. Ajo çka cekëm më lart nga ajetet dhe hadithet, dhe shpjegimet (sqarimet) e dijetarëve mjafton për atë i cili dëshiron të gjejë të vërtetën, se kremtimi i natës së mesme në muajin Shaban me namaz dhe gjëra të tjera apo veçimi i saj me agjërim është një prej risive të urryera nga dijetarët e Ehlisunetit, dhe ata që e pasojnë rrugën e tyre. Dhe kjo nuk ka origjinë në fenë e pastër, por është nga të shpikurat në fe pas kohës së Sahabëve të Muhammedit alejhi selam, siç thotë Allahu: ”Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha per ju islamin fe.” (Maide: 3). Dhe shumë e shumë ajete që flasin për këtë çështje.
Dhe thënia e Muhammedit alejhi selam:”Kush vjen me diç që nuk është nga ne, ajo është e refuzuar”, dhe hadithe të shumta po me këtë kuptim, ndër to edhe hadithi i Ebu Hurejres ku thotë se Pejgamberi alejhi selam ka thënë, ”Mos e veçoni natën e xhumasë nga netët tjera me namaz dhe mos e veçoni ditën e xhuma me agjërim nga ditët tjera, përveç nëse dikush nga ju është duke agjëruar.” (Transmeton Muslimi).
Sikur të ishte i lejuar veçimi nga nata në natë me ibadet, në këtë do të kishte përparësi dita e xhumasë sepse është e argumentuar me hadithe të vërteta nga i dërguari i Allahut, se ai nuk e ka veçuar këtë natë. Kjo argumenton se netët tjera nuk mirren parasysh, sepse nuk kanë bazë në fe, përveç nëse ka argument të vertetë që e veçon atë natë. Mirëpo, kur në natën e Kadrit dhe në netët e Ramazanit u lejua falja e namazit, në këtë këshilloi i Dërguari i Allahut, dhe e porositi popullin në këtë dhe e praktikoi vetë, siç është transmetuar ne dy Sahihat (Buhari, Muslim) se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: ”Kush agjëron ramazanin me bindje, përkushtim dhe besim të plotë do të i falen atij mëkatet e kaluara.” Gjithashtu edhe hadithi për natën e Kadrit: ”I falen mëkatet e kaluara”. Sikur të ishte i lejuar kremtimi i natës së mesme të muajit Shaban dhe netëve të xhumas së parë të muajit Rexheb, ose nata e Israsë dhe Miraxhit, këtë do ta kishte qartësuar Muhammedi alejhi selam për popullin e vet apo do ta kishte kryer vetë ai, apo sikur të kishte ndodhur diçka e tillë, do ta kishin transmetuar shokët e Muhammedit alejhi selam, duke e ditur se nuk kanë lënë mangut asgjë nga Muhamedi alejhi selam dhe duke e pasur parasysh se ata janë njerëzit më të mirë dhe këshilluesit më të mirë pas pejgamberëve të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ta - kanë qenë të kënaqur me Allahun dhe Allahu ka qenë i kënaqur me ta.
Dhe u cekën më herët fjalët e dijetarëve se: Nuk ka transmetime nga Muhamedi alejhi selam e as nga shokët e tij që flasin mbi vlerën e kësaj nate (të xhumasë së parë në muajin Rexheb, të natës së mesme në muajin Shaban), dhe e kanë kuptuar se kremtimi i tillë është i shpikur (risi) në Islam, gjithashtu edhe veçimi i saj me diçka nga adhurimet është i urrejtur. Po ashtu nata e 27 në muajin Rexheb për të cilën disa mendojnë se është nata e Israsë dhe Miraxhit, nuk lejohet të veçohet me diç nga adhurimet, e nuk lejohet as madhërimi i tyre (shiko argumentet e cekura me lart); dhe kjo mjafton, sikur ta dini! E, çka nëse nuk e dini, dhe e vertetë është fjala e dijetarëve se netët e tilla nuk dihen saktësisht se kur janë. Dhe fjala e tyre se është nata e 27 e muajit Rexheb nuk është e saktë dhe nuk ka bazë në hadithet e vërteta. E ka qëlluar ai i cili ka thënë: ”Çdo gjë e mirë rrjedh nga selefi, dhe çdo gjë e keqe rrjedh nga Halefi (ata që pasuan).”
Allahu është mbikqyrës që na forcon neve dhe të gjithë muslimanët për kapjen në Sunnet dhe na largon nga ajo që e kundërshton ligjin e Tij, se Ai është Mbikqyrës i mirë dhe Drejtues i drejtë. Përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij, dhe pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Gjendja e besimit në urrejtjen e bidatit
Lexues i Nderuar
E dimë të gjithë se mëkatet tona janë gjëra të rrezikshme për personin dhe popullin në përgjithësi, mëkatet janë shkaktar i shkatërrimit dhe të kataklizmës, shkaktar i nënçmimit dhe varfërisë, shkaktar për përhapjen e sëmundjeve të shumta të urrejtura, të humbjes së luftës ndaj armikut; dhe nuk jemi të dobët, o Musliman vetëm pasi që kemi bërë mëkat ndaj Krijuesit, mëkatet janë shkaktarë të çdo të keqe, shkaktarë të humbjes së dunjasë dhe ahiretit.
Lexues i Nderuar
Cili është shkaku që i nxorri prindërit tanë nga xhenneti vendbanim i mirësive në dunja vendbanim i të këqijave dhe vuajtjeve? Pa dyshim se mëkatet..
Cili është shkaku që u fundos populli i Nuhit në përgjithësi?
Cili është shkaku që u fundos Firaoni dhe populli i tij?
Cili është shkaku që u shkatërrua popull i Adit?
Cili është shkaku që u përmbys Karuni me pasurinë e tij? S ‘ka dyshim se mëkatet..
Thotë Allahu në Kuran: “se cilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet”. ( el Ankebut:40)
Thotë Allahu në Kuran: “e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm breza të tjerë”. (el En’am:6)

Lexues i Nderuar
Pasi që na u qartësua se mëkatet janë shkak i të gjitha të këqijave për ummetin si për persona të caktuar ashtu edhe për popullin në përgjithësi, dijeni vellezër të dashur… se bidati/ risia është edhe më e keqe dhe më shkatërrimtare se mëkatet si për personin ashtu edhe për popullin në përgjithësi.
Thotë shejhul-islam Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë: “… Bidati është më i keq se mëkati siç thotë edhe Sufjan eth-Theuri: Bidati është më i dashur për Iblisin se sa mëkati, se mëkatari pendohet nga mëkati i tij, ndërsa bidatxhiu nuk pendohet nga bidati i tij”…(Mexhmuatul fetava 11/472)
Shejtani kujdeset që ta transferoj njeriun nga besimi në mos besim, nga njëshmëria në politeizëm, e nëse nuk mundet kalon në fazën e dytë mundohet ta transferoj njeriun nga sunneti në bidat e nëse nuk mundet kalon në fazën e tretë dhe atë duke u munduar ta transferoj njeriun nga respekti në mëkat.
Lumturia në dunja në këtë botë dhe në ahiret arrihet me tevhid/njëshmëri, sunnet dhe taat/respektim (vepra të mira).
Pikëllimi në dunja në këtë botë dhe në ahiret është me politeizëm, bidate dhe mëkate (vepra të këqija)..
Bidati është më i dashur te Iblisi se sa mëkati .
Ka argumentuar këtë shejhul-islam Ibn Tejmije me dy hadithe të Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:
a) Argumentohet me hadithin e një njeriu të  quajtur Himar: me të vërtetë një njeri e kanë quajtur Himar i cili ka përdor alkool mirëpo prapë e ka bë me qesh Muhamedin -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- çdo herë kur e kanë sjellur te Muhamedi -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- e ka ndëshkuar sipas asaj që ka merituar, nga ardhja e tij e shpeshtë te Muhamedi -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- një njeri e mallkoi duke thënë sa shumë që po sillet (për ndëshkim) te i Dërguari i Allahut !? Muhamedi -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të- tha “ mos e mallko atë se ai e don Allahun dhe të Dërguarin e tij… “(transmeton Buhariu)
Edhe pse ai e ka përdorur alkoolin dhe ka bërë mëkat ndaj Allahut mirëpo Muhamedi -paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - i ndaloj sahabet ta mallkojnë atë, dhe dëshmoi për besimin e tij të mirë dhe ka thënë - me të vërtetë ai e don Allahun dhe të Dërguarin e tij…”
b) Dhe hadithi i dytë i njeriut i cili kundërshtoi ndarjen e plaçkës së luftës (nga Muhamedi paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të):”Muhamedi duke e ndarë plaçkën e luftës, ka ardhur një njeri me mjekërr të gjatë, kokë të rruar, mes syve të tij janë parë shenjat e sexhdes mirëpo e ka kundërshtuar ndarjen e Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- për këtë ka thënë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-:”do të dalin (do të ketë , do të lindin) nga pasuesit e tij, nga origjina e tij popull, njerëz që do t’ua kalojnë me namaz, me agjërim me të lexuar të Kuranit por leximi i tyre nuk arrin as deri te fyti i tyre dhe do të dalin nga islami ashtu si del shtiza nga harku i sajë, nëse i takoj do të i luftoj si luftimin e Adit..” (transmeton Buhariu)
Shikoni vëllëzër të dashur: falen, agjërojnë, lexojnë Kuran dhe nuk u shtohet pos largimi nga Allahu për arsye të bidatit të tyre.
Lexues i Nderuar
Kur u qartësua për ne se bidatxhiu është më i rrezikshëm se mëkatari, se bidati është më i rrezikshëm se mëkati erdhi kujdesi (këshilla që të ruhemi) nga shoqërimi me bidatxhinjtë dhe ulja me ta, nga të dëgjuarit dhe shikimi në ta.
a) Thotë Sejjid bin Xhubejr -Allahu e mëshiroftë - :“ sikur të shoqëron biri im një fasik hajdut sunnij është më e dashur për mua se sa ta shoqëroj një të devotshëm bidatxhi”…(el Ibanetu Sugra:132)
*Popull musliman  ç‘është me ju që po parashikoni se fitorja është në duar të bidatxhinjve?! Po shpresoni se fitorja vjen nga bidatxhinjtë, rafiditë të cilët nuk i dojnë pasuesit e sunnetit dhe shpresojnë për ta shkatërrim…..
b) Thotë Ibën Abasi -Allahu qoftë i kënaqur me të- : “ mos u ul me pasuesit e epsheve- se ata janë bidatxhitë-sepse ulja me ta është sëmundje e zemrave.. (El-Axhurij: f.61)
c) Ka thënë Fudajl Ibën Ijadi: “nëse e sheh një bidatxhi në rrugë atëherë ndërroje, merr kahje të kundërt“. Gjithashtu thotë : “kush e ndihmon një pasues të bidatit vetëm se ka ndihmuar në shkatërrim të islamit”…
Dhe atë të cilën e paraqesin bidatxhitë përmes kanaleve të ndryshme e shkatërrojnë islamin duke paramenduar se kanë bërë diçka, largohuni pre tyre o robër të Allahut.
Dhe thotë -Allahu e mëshiroftë - “kush e marton fisniken e tij d.m.th vajzen e tij me bidatxhinë vetëm se e ka ndërprerë fisin (marëdhëniet faresisnore apo vetëm se është ndarë nga ajo në mënyre islame). (Ibën xhevzije, Telbis iblis:14)
Thotë Ebu idris Eshavlani :“ sikur të shoh një zjarr të ndezur në xhami dhe nuk kam mundësi me e fikë atë është më e dashur për mua se sa ta shoh një bidat dhe nuk mund ta ndryshoj atë”… (el Itisam:1/82)
Thotë Abdull-llah Ibën Mubarek: Ndalohet për ju ulja me pasuesit e bidateve. (Elalakai:1/137)
Lexues i Nderuar
Bidati është rrezik i madh i cili është më i keq se sa mëkati për personin dhe për popullin, për këtë erdhi Islami i cili e ndaloi shpikjen në fe dhe na këshilloi që të ruhemi nga bidatxhinjtë, nga ata të cilët shpikin në fenë e Allahut.
1. Nga libri i Allahut:
Thotë Allahu, subhanehu ve teala: “Dhe se kjo është rruga (feja ime e drejtë që e caktova për ju), përmbajuni kësaj, mos ndiqni rrugë të tjera e tju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.’’ (El En’am:153)
Dhe rruga e drejtë e cila urdhëroi Allahu me të është kjo rrugë e Allahut, është feja (rruga) të cilën e ka zgjedhur (e kanë kaluar) Pejgamberi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta- dhe sahabët e tij.
Dhe rrugicat të cilat na ndalojë Allahu që t'i zgjedhim të kalojmë mbi to janë rrugicat e pasuesve të bidatit dhe epsheve dhe në krye të çdo rrugice ka nga një shejtan që thërret në të. Thotë Allahu në Kuran : “ në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen”.. (Ali Imran:106)
Thotë Ibën Abasi -Allahu qoftë i kënaqur me të- dhe ata që fytyrat e tyre janë të ndritshme janë pasuesit e sunnetit dhe të xhematit dhe zotëruesit e diturisë, ndërsa ata që u nxihen fytyrat e tyre janë pasuesit e bidatit dhe humnerës.
2. Nga sunneti Muhamedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kanë ardhur hadithe në urrejtjen e bidatit në fe:
a) Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të - "kush shpikë diçka në fenë tonë e që nuk është në të, ajo është e refuzuar“. (Mutefekun alejhi). Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- "Kush vepron diç që nuk është në pajtim më çështjen tonë ajo vepër është e refuzuar”.(tra Muslimi)
b) Muhammedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të - kur ka ligjëruar në hytbe të xhumasë iu kanë skuqur sytë, me zë të lartë dhe i është shtuar hidhërimi sikur të ishte këshilltar ushtarak duke thënë: : ”Me të vërtetë fjala më e mirë është ligji i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të - dhe gjërat e këqija janë risitë, e çdo risi është e humbur” dhe në shtojcë të Nisaiut “dhe çdo e humbur është në zjarr”.(sahih Tergib ve Terhib:1/128)
c) Dhe thotë në këshillën e mrekullueshme që këshilloj shokët e vet pas namazit të sabahut, i thanë sikur të jetë kjo këshilla e fundit andaj porositna me diçka, dhe pasi që i këshilloi me devotshmëri ndaj Allahut dhe ndëgjim, respektim ju tha atyre: “ruajuni nga gjërat e shpikura , dhe se çdo e shpikur është risi (bidat) dhe çdo bidat është në humbje”..(trans Muslimi)
d) Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:”kush largohet nga sunneti im nuk është nga ne”. ( sahih Tergib ve Terhib:58)
e) Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të “ kush thërret në udhëzim ka shpërblim sikur shpërblimin e atyre që e pasojnë ata, duke mos i mangësuar shpërblimi i atyre, kush thërret në dalalet (humbje, devijim) ka mëkat sikur mëkati i atyre që e pasojnë duke mos i mungësuar mëkati i tyre. (trans Muslimi)
3. Nga gjurmët e sahabëve imamëve të drejtë dhe ata që vijnë pas tyre na kanë këshilluar që të ruhemi nga bidati dhe pasuesit e tij:
a) Ebu Bekri Allahu -qoftë i kënaqur më të- thotë në hutben e tij “me të vërtetë unë jam pauses dhe nuk jam shpikës, nëse qëndroj në këtë më pasoni e nëse devijoj më forconi”.(Bidajetu ve Nihaje)
b) Omeri -Allahu qoftë i kënaqur me të - thotë:”largohuni (ruanu) nga pasuesit e logjikës sepse ata janë armiqtë e sunnetit u janë paraqitur hadithet atyre dhe kanë thënë logjika (i kanë dhënë përparësi logjikës) humbën dhe i humbën të tjerët. (trans Ela lakai:1/123)
c) Ibn Mes’udi -Al-llahu qofë i kënaqur me të- ka thënë: “ju është ndaluar juve të shpihni dhe të jeni kokëfortë, dhe u është ndaluar zhytja, dhe kapuni për Atik (ka për qëllim Qaben apo Ebu Bekrin apo sahabet e mëdhenjë prej selefit-)..” (Ed-Darimij: 1/54)
d) Thotë Ibën Abasi -All-llau qoftë i kënaqur me të: Kapuni dhe përqëndrohuni për gjurmët dhe mos shpifni. (Ibën Vedah:1/54)
e) Thotë Ibën Omeri -Allahu qoftë i kënaqur me të: Çdo risi është në humbje edhe pse njerëzit e shohin të mirë. (trans Ela lakai në sherh sunneh:126).
E ka dëgju Ibën Omeri një njeri që ka teshtit dhe i cili ka thënë: se faleminderimi i takon Allahut dhe përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- dhe i ka thënë atij se kështu nuk më ka mësuar i Derguari -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-,por ka thënë nëse teshtit dikush nga ju le ta faleminderojë  Allahun dhe nuk ka thënë që të dërgoj përshëndetje mbi Pejgamberin -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-(Hasen Tirmidhi 2838)
Shikoni o robër të Allahut se si ia ka ndaluar atij njeriut që të shtoj (Salavatet, përshëndetjet për Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.) për arsye se ka shtuar diçka nga udhëzimi i Muhamedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të
f)  Imam Maliku -Allahut qoftë  i kënaqur me të, thotë:”Kush shpik në islam një risi dhe e sheh atë të mirë vetëm se ka predikuar se Muhamedi - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-, tradhëtoi misionin e tij, për atë se Allahu aze ve xhel thotë: “sot plotësova për ju fenë  tuaj”…ajo që nuk ka qenë atë ditë fe si ka mundësi që sot të jetë fe??!. (el Ibdida;171,Sunenu ve Mubtediat)
Ka ardhë një njeri te imam Maliku dhe e ka pyetur ku ta veshi ihramin? i është përgjegjur në Dhulhulefje aty ku e ka vesh Pejgamberi -paqja dhe mëshira e t qoftë mbi të- dhe ka thënë pyetësi: unë dua të vishem me ihram nga xhamia e Pejgamberit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të – prej varrit të Pejgamberit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- i është përgjegjur imam Maliku: mos vepro ashtu frigohem për ty nga fitneja, ka pyetur cila është kjo fitne? më të vertetë po e shton një sipërfaqe të ecurit me ihram, i është përgjigjur imam Maliku e çfarë fitne më të madhe se të mendosh, shikosh vetëveten se ke kaluar Pejgamberin -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- në të mira të cilat Pejgamberi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- është mangësuar në to. Me të vërtetë kam dëgjuar ajetet e Allahut aze ve xhel që thotë se: “le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën-urdhërin e tij ( të të dërguarit) se ata do t‘ i zë ndonjë telashe, ose do t’ i godasë dënim i idhët”. ( ebu Naim në Hilje:6/326, Ibën Bata në Ibane :97)
g) Sejjid Ibën Musejeb Allahu e mëshiroftë prej -tabiinve- ka parë një njeri që pas Lindjes së agimit ka falë më shumë se dy rekate i ka zgjatë rukutë dhe sexhdet dhe e ka ndaluar nga kjo për arsye se nëse lind agimi dhe njeriu i falë dy rekate sunnet nuk i lejohet atij të shtoj pas saj derisa të falet farzi (i sabahut), dhe ky njeri është ngritur dhe ka falur nafile pas dy rekateve të mëngjesit dhe e ka ndaluar Sejjd Ibën Musejib nga kjo gjë e tillë.
Ka thënë njeriu: o ebu Muhammed! a më dënon Allahu për namaz, i është përgjigjur jo, mirëpo të dënon për atë që ke kundërshtuar sunnetin .(shiko librin Bidati … Selim Hilali f 57)
Kësisoji janë disa nga argumentet e bidatxhinjve që kundërvihen kur ta këshillosh që të largohet nga bidati duke të thënë; A është namazi  haram?!! A është leximi i Kuranit haram?!! A është përmendja e Allahut haram?!!



Lexues i Nderuar
Bidati është i keq dhe i rrezikshëm për personin për xhematin dhe fenë, dhe bidatxhiu është i keq dhe i rrezikshëm për popullin, për xhematin dhe për fenë, për këtë ka ardhur dënimi nga Allahu për bidatxhinë në mënyrë që të na tregoj neve që të ruhemi nga bidati siç vijon:
Bidatxhiut, vepra e tij i është  refuzuar dhe nuk e pranon Allahu nga ai asnjë punë, Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të - "kush shpikë diçka në fenë tonë e që nuk është në të ajo është e refuzuar“. (Mutefekun alejhi),Thotë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- "Kush vepron diç që nuk është në pajtim më çështjen tonë ajo vepër është e refuzuar”.(tra Muslimi) e posaqërisht ata të cilët e dojnë bidatin e zbukurujonë tek njerëzit e shpërndajnë përmes mjeteve të lajmërimit kanë dështuar dhe janë shkatërruar (dëshpruar).
Thotë Allahu azze ve xhel “Thuaj”A t’ju tregoj për me të dëshpëruarit në veprat e tyre?” (El-Kehf;103.)
Bidatxhiu është i privuar nga pendimi derisa të jetë në bidatin e Tij. Thotë Pejgamberi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-”me të vërtetë Allahu mbulojë pendimin për çdo pasues të bidatit deri sa të mos e lënë bidatin e tij”. (sahih Tergib ve Terhib:54)
 Nuk përfshihet në shefatin e Muhamedit - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-
Bidatxhiu ka mëkatin e vet dhe mëkatin e të gjithë atyre që e bëjnë atë bidat deri në Ditën e Gjykimit.
* Thotë Allahu aze ve xhel në Kuran : “(e thonë atë shpifje) sa për t’i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën”..(En-Nahel:25)
* Thotë Muhamedi - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- :”…Dhe kush bën një të keqe në islam ka mëkatin e vet dhe mëkatin e të gjithëve atyre që e veprojnë një mëkat të tillë duke mos u ndërpre nga ai asgjë”. (trans Muslimi)
Bidatxhiu është i mallkuar nga Allahu, nga melekët, dhe nga njerëzit në përgjithësi. Thotë Muhamedi - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-: ”kush shpikë në të apo folë diçka të shpikur, për të ka zbritë mallkimi i Allahut i melekëve dhe i njerëzve në përgjithësi “..(trans Buhariu)
Bidatxhiut nuk i shtohet nga bidati i tij përveç largim nga Allahu, shiko se çka thotë Muhamedi - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të - për bidatxhiun :“kryejnë ( kalojnë,bëjnë) namaz sikur ju, agjërojnë sikur ju, mirëpo dalin (largohen) nga Islami ashtu (aq lehtë ) sikur del shtiza nga harku i saj”…(trans Buhariu) Transmetohet nga Ejub esehtajani se ka thënë: ”sa më shumë që zgjerohet pasuesi i bidateve (risive) në kërkim aq më shumë zgjerohet largimi i tij ndaj Allahut “..(Hiljetul Evlija:3/9)
Lexues i Nderuar
Bidati është i keq për personin, xhematin dhe popullin në përgjithësi. Dhe gjendja e jonë që jemi në nënçmim dhe okupim shkaqet e saj janë mëkatet dhe bidatet të cilat i shpikën në fenë e Allahut për këtë obligohet çdo Musliman të këshillojë, që të ruhen nga bidati dhe bidatxhinjtë dhe të i këshilloj njerëzit që të ruhen nga bidati dhe bidatxhinjtë duke kërkuar nga kjo shpërblim nga Allahu.
Ejani të njohim, mësojmë besimin e sinqertë në urrejtjen e bidatit nga Abdullah Ibën Mes'udi -Allahu qoftë i kënaqur me të- nga i cili marrim shembuj dhe mësime të larta.

Lexues i Nderuar:
* Abdull-llah Ibën Mes'udi është ai që ka thënë: "pasoni dhe mos shpikni se kjo ju mjafton".
*Abdull-llah Ibën Mes'udi është ai që ka thënë: " praktikimi i pakët në sunnet është më i mirë sesa zgjerimi në bidate". (sahih Tergib ve Trehib:41)
*Abdull-llah Ibën Mes'udi është ai të cilit i ka thënë ebu Musa el-esharij: o ebu Abdurrahman, pak më parë kam pa në xhami një gjë të urrejtur:
Abdull-llah Ibën Mes'udi : çka ishte ajo?
Ebu Musa el-esharij: nëse jeton do ta shikosh (përjetosh) edhe ti.
Kam parë në xhami një popull të ulur në rreth duke pritur namazin dhe në çdo rreth nga një njeri, dhe në duar mbanin gurë (sende), dhe ju thoshte: kebiru (merni tekbire thuani Allahu ekber) 100 herë, dhe mernin tekbire 100 herë, dhe ju thoshte helilu (bëni tahlil thuani la ilahe il-la ll-llah) 100 herë dhe thonin, dhe ju thoshte sebihu (bëni tesbih subhanallah) 100 herë dhe bënin.
Abdull-llah Ibën Mes'udi: çka ju fole (the)  atyre?
Ebu Musa el-esharij: nuk ju fola gjë duke pritë urdhërin dhe mendimin tënd.
Abdull-llah Ibën Mes'udi: a nuk i urdhërove që t’ i numërojnë mëkatet e tyre dhe nuk ju garantove se të mirat e tyre nuk ju humbin ?
Pastaj kemi shkuar bashkë me të derisa kemi arritur në xhami në të cilën ishte ai rreth i atyre që bënin ibadet në atë mënyrë dhe qëndroj para tyre duke thënë: çka është kjo që po veproni?
Iu përgjegjën: o Ebu abdurrahman! janë gurë (sende) që po numërojmë me të tekbiret, tahlilet dhe tesbihet.
Abdull-llah Ibën Mes'udi : Numëroni mëkatet  tuaja, se unë ju garantoj se nuk ju humb asgjë nga të mirat që keni bërë.
Të mjerë o ummeti (populli) i Muhammedit! Sa i shpejtë është shkatërrimi, humbja e juaj!
Këta janë shokët e Muhamedin -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të- të plotësuar, dhe këto janë rrobat e tyre që nuk zhyten, gjërat e tyre që nuk thehen. Pasha Atë në Dorën e të cilit është jeta ime, a mos jeni ju popull më i dashur dhe më i udhëzuar se populli i Muhamedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të -apo jeni në derë të shkatërrimit.
Iu përgjigjën ata: vallahi 0 ebu Abdurrahman nuk kemi dashur nga kjo vetëm se të mirë.
Abdull-llah Ibën Mes'udi: sa nga ata që dojnë të mirë mirëpo nuk ja qëllojnë.
Me të vërtetë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të -ka thënë: "me të vërtetë një popull lexojnë Kuran mirëpo leximi i tyre nuk arrin as deri te fyti i tyre" vallahi nuk e di, ndoshta shumica nga ju jeni nga ata, pastaj është larguar nga ata.
Thotë Amer bin Selemetu: (kemi parë shumicën e atyre që kanë qenë në atë rreth duke kundërshtuar ditën e nehranit me havarixhët). Po vallahi, nuk ka shpik njeri një bidat vetëm se i është lejuar shpata ndaj tij. (shiko librin bidati nga shejh Selim Hilali: f 41,Silsiletu ehadithe es-sahihatu)
Lexues i Nderuar:
Mësimet, dobitë, këshillat që mirren nga qëndrimi i Abdullah bin Mes'udit janë të shumta ndër to:
E para :
Se vepra nuk pranohet te Allahut vetëm pasi të plotësohen dy kushte:
1.  Sinqeriteti në Allahun aze ve xhel në vepër.
2.  Pajtueshmëria e Muhamedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-.
Nuk mjafton në pranimin e një vepre vetëm sinqeriteti në Allahun duke mos qenë në pajtim me sunnetin e robi i Allahut para se të kryej një vepër duhet ta pyes veten në dy pyetje?

Pyetja e parë: për kënd e bënë?
Përgjigjja: me sinqeritet, ndaj Allahut
Pyetja e dytë: si e bënë?
Përgjigjja: sipas rrugës/sunnetit të Muhamedit.

E dyta:
Se bidati është shkak i humbjes, për atë se bidati e bënë njeriun që të largohet nga sunneti dhe nëse njeriu i lë (largohet) nga një sunnet vetëm se ka humbur në një humnerë të madhe, dhe nuk kemi hasur në veprimin e bidatxhiut të bidatit përveç se është ndaluar (larguar) nga një sunnet i cili i kundërvihet këtij bidati, për këtë ka thënë Ibn Mes’udi: “nëse e leni largohuni nga sunneti i të dërguarit do të humbeni”…
Ruaju nga shoqërimi i pasuesit të bidatit se shoqërimi i tij është sëmundje e zemrës.
E treta:
Pakësimi në çështjen e bidatit është rrugë që të shpie në nifak/dyfytyrësi dhe mëkate, dhe kryengritje kundër muslimanëve dhe imamit të tyre, shikoni në bidatxhinjtë e kohës së kaluar dhe të kohës sonë si e dëmtuan ummetin Musliman:
Bidati i Havarixhëve çfarë dëmi u solli Muslimanëve o robër të Allahut?
Bidati i Mu’tezilive çfarë dëmi u solli Muslimanëve o robër të Allahut?
Bidati i Murxh’iave çfarë dëmi u solli Muslimanëve o robër të Allahut?
Bidati i shijave (dervishëve) çfarë dëmi u solli Muslimanëve o robër të Allahut?
Bidati i hizbave (partishmërisë, ndarjes në parti e grupacione) me urrejtjen që e ndau popullin çfarë dëmi u solli Muslimanëve o robër të Allahut?
Çka na ndalon neve që sot mos të jemi një trup i bashkuar ngase të gjithë po adhurojmë një Zot dhe po pasojmë një të Dërguar, dhe kemi një libër (Kuran)? Çka po na ndalon që mos të bashkohemi të jemi trup i vetëm dhe të jemi saf/rresht i përbashkët?
Me të vërtetë bidati, mëkati! Dhe mos paramendoni se fitorja vjen nga duart e bidatxhinjëve, lidhni zemrat tuaja për Allahun, dhe kërkoni fitore nga Allahu dhe nuk ka fitore pos fitores së Allahut, thotë Allahu në Kuran: “o besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbet tuaja”.. (Muhamed:7)
Qëllimi i mirë nuk e bënë veprën e kotë, të mirë.
Shumë nga njerëzit mendojnë se afrohen te Allahu me bidatin e tyre duke thënë qëllimi im është i mirë, mirëpo qëllimi yt i mirë nuk e bënë të kotën të mirë, e as veprimin e ndaluar të lejuar përveç ajo se çka është në pëlqim me sunnetin, vetëm se ka thënë Allahu për krijesat më të urrejtura: “pse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq e megjithë atë mendonin se ishin në rrugë të drejtë”.. (El e’araf:30)
Obigohemi të mësojmë, të rikthehemi te Allahu, t’i respektojmë ligjet e Allahut dhe nëse e bëjmë atëherë-vallahi- Ai do të na ndihmojë në fitoren kundër dukurive që na shtyejnë dhe do të fitojmë ndaj shejtanëve atyre njerëz dhe xhinn.
Se çështja e kësaj nëse don Allahu thotë: bëhu dhe bëhet.
O Allah riktheji Muslimanët në librin tënd dhe në sunnetin e të dërguarit tënd me rikthim të shkëlqyeshëm.
Dëmet e bidatxhinjëve  dhe Rreziku i tyre:
Hoxha i Islamit, Ibn Tejmije në “Mexhmu’ul-Fetava” (28/231-232) thote: ”I është ankuar dikush Ahmed ibn Hanbelit: “Vërtetë mua me vjen vështirë që të them: filani është kështu, e filani është ashtu! E ai ia ktheu: “Nëse ti hesht dhe unë heshti, atëhere si do të mësojë injoranti (xhahili) se kush është i mirë e kush është i keq?!”
Dhe thotë: ”Ta paralajmërosh Ummetin kundër udhëheqësve të bidatxhinjëve, të cilët kundërshtojnë Kuranin dhe Sunnetin, apo ata të cilët bëjnë adhurime në kundërshtim me Kuranin dhe Sunnetin, dhe t’ua tregosh (Ummetit) të vërtetën rreth tyre; kjo është obligim me Ixhma’ (marrëveshje të përgjithshme) të Muslimaneve.
 E kanë pyetur Ahmed ibn Hanbelin: “A është më i dashur te ti një njeri i cili agjëron, falet dhe bën I'tikaf, apo një njeri i cili flet kundër bidatxhinjëve? Ai tha: “Nëse ai falet dhe bën I'tikaf, ai e bën këtë për vete e nëse flet kundër bidatxhinjëve, atëhere ai këtë e bën për muslimanet, kështu që kjo është me e mirë.”
Nga kjo kuptohet se dobia e këtij të fundit është në interes të të gjithë muslimaneve dhe fesë së tyre, dhe kjo është prej llojeve të luftës në rrugë të Allahut, fenë, menhexhin dhe sheriatin e Tij.
Largimi i tiranisë dhe armiqësisë së tyre ndaj fesë është obligim kolektiv sipas Ixhmas’ së muslimaneve, dhe sikur të mos kishte pasur kush të flasë kundër tyre, që ta largojnë dëmin e tyre, atëherë do të ishte ndërruar feja, dhe fesadi (dëmi, prishja) e tyre është më i madh se i ndonjë okupatori që na lufton, sepse nëse këta (armiqtë okupatorë) okupojnë, nuk i prishin zemrat (e muslimaneve) vetem se pasi të bëhet okupimi, kurse ata (bidatxhinjtë) i prishin zemrat që në fillim.”

"Njohja e bidatit [risisë në Fe] është obligim"
Selim Eid el Hilali es-Selefi

"Gjendja e besimit të Muslimanit në urrejtjen e bidatit"
Ebu Islam, Salih bin Talha AbdulVahid

Përmblodhi & Përktheu:
Unejs Shuajb Murati. 
Recenzoi:Sadri Jahir Daku
Korrektoi: Sadri Jahir Daku
Tirazhi : 1000
marë nga drita.net

Latest News