Shënohet 10 vjetori i kampit Guantanamo

12 January 2012 , Posted by artparadox at 2:27 PM


Dita e sotme shënon 10 vjetorin e hapjes së kampit amerikan ushtarak të paraburgimit për terroristët e dyshuar, në bazën detare amerikane në Guantanamo Bej në Kubë.
Qeveria amerikane, nën udhëheqjen e presidentit Xhorxh W. Bush e kishte hapur kampin pasi forcat amerikane e kishin pushtuar Afganistanin, për të sulmuar rrjetin e Al-Kaidës, që fajësohet për kryerjen e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, ku mbetën të vdekur rreth 3000 njerëz.
Ndërkohë presidenti i tanishëm, Barak Obama, pas zëvendësimit të Bushit në vitin 2009, urdhëroi mbylljen e kampit deri në janar të vitit 2010, por si duket ky afat kohor ka kaluar që sa kohë.
Raportohet se 171 të burgosur po mbahen tani në kampin në Guantanamo Bej./rfe/
Ja edhe pamje nga një protestë në Bruxelles

Latest News