Qysh Me Lidhë Kompjuterin Me TV?

22 January 2012 , Posted by artparadox at 8:26 AM

Nese kohet e fundit keni blere nje televizor te ri, a do ju pelqente te shikoni filmat e preferuar qe keni ruajtur ne kompjuter!! Sigurisht qe po, sidomos kur ka nje ekran shume here me te madhe se ai i kompjuterit. Ja se çfare na nevojiten!
Neqoftese doni ta shfrytezoni ne maksimim fuqine dhe cilesine e TV-se tuaj, duhet te perdorni nje kabell HDMI. (si ky ne figure) mund te kushtoj rreth $5/20 dollare varet nga gjatesia dhe materiali perdorur.

Por nese kompjuteri juaj nuk ka nje dalje HDMI ju mund te perdorni kete kabell tjeter ose alternativat me poshte.

Para se te veproni, sigurohuni qe gjatesia e kabllit eshte e mjaftueshme. Fikni kompjuterin tuaj nese eshte ndezur dhe TV gjithashtu.
Gjeni portin HDMI ne kompjuter dhe ne TV dhe perdorni opsionin e pare per ti lidhur.
Porti HDMI eshte treguar ne foton me poshte:

Porti DVI eshte treguar ne kete foto:

Mund te perdorni dhe daljet S-Video dhe VGA nese TV juaj i posedon.
Ndizni kompjuterin dhe TV tuaj, nese jeni duke perdorur si ekran te pare vetem TV ju duhet te drejtoheni tek Menu e TV dhe te zgjidhni hyrjen HDMI ose çfaredo lidhje qe jeni duke perodor.
Opsioni i dyte nese ju keni ekranin ekzistues te komputerit plus TV-ne te lidhur.
Drejtohuni tek preferencat e skedes video dhe zgjidhni Extend the desktop onto this monitor si ne figure:

Keto ishin disa nga opsionet se si mund te lidhni nje pc me TV. Nese jeni duke hasur probleme mos hezitoni te na pyesni.

Latest News