Kongresmeni amerikan Ron Pauli: Çfarë nëse (njerëzit zgjohen)...? + Video

15 January 2012 , Posted by artparadox at 12:34 PM


Në fjalimin e tij frymëzues, në të cilin bota nuk është mësuar që të vjen nga një politikan amerikan, kongresmeni Ron Paul e ka sulmuar pamëshirshëm hegjemonin amerikane dhe politikën e jashtme të qeverisë, dhe ia parashtroi disa pyetje retorike Kongresit amerikan. Në vijim është përkthimi i fjalimit të tij, si dhe videoja shoqëruese po ashtu.
Çfarë nëse politika jonë e jashtme e shekullit të kaluar është thellë e gabuar dhe nuk i ka shërbyer interesave të sigurisë shtetërore? Çfarë nëse zgjohemi një ditë dhe e kuptojmë se kërcënimi terrorist parashikon pasoja për shkak të ndërhyrjes tonë në punët e vendeve të tjera dhe nuk ka të bëjë aspak me lirinë dhe prosperitetin tonë?
Çfarë nëse mbështetja e regjimeve shtypëse në Lindjen e mesme i kërcënon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin? Çfarë nëse pushtimi i vendeve si Irakut dhe Afganistanit dhe bombardimet në Pakistan janë të lidhura direkt me urrejtjen që është e drejtuar ndaj nesh? Çfarë ndodh nëse një ditë zgjohemi dhe e kuptojmë se humbja e më shumë se 5,000 trupave të SHBA-ve në Lindjen e mesme që nga 9 / 11 nuk është një kompromis i drejtë për humbjen e rreth 3000 qytetarëve amerikanë, pavarësisht nga ajo se sa irakianë, pakistanezë dhe afganë janë vrarë apo zhvendosur?
Çfarë nëse më në fund vendosim se torturat, "përmirësimi i teknikës së hetuesisë (marrjes në pyetje)", janë vetë-shkatërruese dhe të këqija dhe që nuk prodhojnë informacione të dobishme, pavarësisht nëse ajo është bërë në një vend të botës së tretë?
Çfarë nëse më në fund kuptohet se lufta dhe shpenzimet ushtarake janë gjithmonë shkatërruese për ekonominë? Çfarë nëse të gjitha shpenzimet e luftës paguhen përmes procesit mashtrues dhe ogurzi të inflacionit dhe të huamarrjes?
Çfarë nëse më në fund e kuptojmë se kushtet e luftës gjithmonë dëmtojnë lirinë personale? Çfarë nëse konservatorët, të cilët favorizojnë qeverinë më të vogël, zgjohen dhe e kuptojnë se ndërhyrjet tona në planin e brendshëm ofrojnë nxitje të qeverisë?
Çfarë nëse konservatorët përsëri e kuptojnë se ndërhyrja ushtarake është e vetmja mënyrë logjike e forcimit dhe zgjerimit të perandorisë amerikane në mbarë botën?
Çfarë nëse populli amerikan zgjohet dhe e kupton se arsyet zyrtare për fillimin e luftës, pothuajse gjithmonë janë të bazuara në gënjeshtra dhe se janë të promovuar me propagandën e luftës për ti shërbyer një interesi special?
Çka nëse ne si popull e kuptojmë se çdo perandori ka një fillim dhe një fund? Çfarë nëse Obama nuk ka ndërmend të largohet nga Iraku?
Çfarë nëse është në plan detyrimi i mobilizimit të amerikanëve për luftëra të reja nëse nuk ndryshon politika e jonë e jashtme?
Çfarë nëse populli amerikan e kupton të vërtetën se politika jonë e jashtme nuk ka asnjë lidhje me sigurinë tonë shtetërore dhe se ajo është gjithmonë e njëjtë nga administrata në administratë?
Çfarë nëse lufta dhe përgatitja për luftë është një mashtrim i madh që i shërben një interesi të veçantë? Çfarë ndodh nëse presidenti Obama nuk ka aspak të drejtë në lidhje me Afganistanin, kështu që kalojmë në të më keq se në Irak dhe Vietnam?
Çfarë nëse krishterimi në fakt, predikon paqe, dhe jo luftëra agresive dhe parandaluese? Çka nëse konfirmohet se diplomacia e Amerikës është superiore në krahasim me bombat dhe çfarëdo ryshfeti?
Çfarë ndodh nëse shqetësimet e mia janë të pabaza? Asgjë!
Por çfarë ndodh nëse shqetësimet e mia janë të justifikuara dhe të injoruara? Asgjë e mirë!

Latest News