Holandë - Ndalohet perçja dhe ferexheja

28 January 2012 , Posted by artparadox at 7:43 AM


Në Holandë do të ndalohet mbajtja e perçes dhe e ferexhesë.
Qeveria holandeze miratoi projektligjin i cili ndalon përdorimin e veshjeve si perçja dhe ferexheja që mbulon tërësisht fytyrën e gruas.
Projektligji në fjalë u përgatit nga Ministria e Brendshme e Holandës dhe ai është miratuar edhe në Këshillin e Ministrave.
Sipas këtij projektligji, ndalohet mbajtja e ferexhesë dhe e perçes në publik.
Këshilli i Shtetit i Holandës mbron mendimin se ky ligj bie ndesh me lirinë e fesë.
Drafti pasi të miratohet edhe nga krahu i ulët i parlamentit dhe Senati do të hyjë në fuqi.
Ata që nuk e zbatojnë këtë ligj do të dënohen me 380 euro gjobë.
Projektvendimi i cili prej popullit holandez njihet me emrin "ligji i ndalimit të ferexhesë", zinte vend në programin e qeverisë së pakicës të mbështetur nga jashtë prej partisë raciste të Geert Wilders-it./trt/

Latest News