69 të arrestuar , 13 policë dhe 6 protestues të lënduar

14 January 2012 , Posted by artparadox at 11:15 AM

 Prishtinë, 14 janar - Sipas njoftimeve më të 
fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, me rastin e intervenimit të policisë së Kosovës para pak çastesh te Dheu i Bardhë, kundër protestuesve të cilët qëndronin të ulur, janë arrestuar edhe dhjetëra protestues, ndër ta edhe deputetët e parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, Visar Ymeri dhe Liburn Aliu, por edhe disa aktivistë të tjerë të kësaj lëvizjeje. Me arrestimet e fundit duket të jetë rritur ndjeshëm numri i protestuesve të arrestuar. Tashmë vlerësohet se ky numër ka arritur 69  të arrestuar. /koha.net/
Si shkak i protestës ishte paralajmërimi i lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e kufirit me Sërbinë ku pas sipas tyre nuk po zbatohet vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, për reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë.

Latest News