Tiramisu çeke

08 December 2011 , Posted by artparadox at 2:14 PM


Përbërësit
 
Për brumin: 
6 vezë, 
6 lugë miell, 
6 lugë sheqer pluhur,
1 paketim pluhur për pjekje, 
2 lugë kakao;
 
Për kremin: 
2 margarinë, 
2 filxhanë ajkë të ëmbël, 
2 lugë sheqer pluhur, 
1 lugë kakao.
 
Përgatitja :
 
Të verdhat e vezëve i përzieni me sheqer, e shtoni miellin, pluhurin për pjekje, të bardhët e tundur të vezëve dhe hidheni këtë masë në tepsinë e mbështjellë me letër për pjekje. Koren duhet ta piqni 15 minuta në 180 ºC, ta leni të ftohet, e më pas e ndani në dy pjesë. Margarinën e tundni duke e përzier me sheqer dhe kakao. Ajkën e ëmbël e tundni në një enë të veçantë, e në fund e përzieni me përzierjen e margarinës. Në tepsi së pari hidhni koren e parë, e lagni atë me kafe, pastaj hidhni gjysmën e kremit. Tërë këtë procedurë e përsëritni, e në fund tortës shtoni kakao dhe lijeni që të ftohet.

Latest News