Si të argëtoheni në shtëpi gjatë ditëve të ftohta

11 December 2011 , Posted by artparadox at 7:28 AM


Me ardhjen e ditëve të ftohta, familjet kryesisht të shumtën e kohës e kalojnë në shtëpi. Për këtë arsye, prindërit shpesh pyesin se si t’i argëtojnë fëmijët në mënyrë të duhur.

E hëne 28 Nëntore 2011 8:54
Zgjidhja më e mirë janë lojërat shoqërore, në të cilat të gjithë do të kënaqeni dhe argëtoheni. Ne ju propozojmë disa mënyra për ta kaluar kohën gjatë pasdites në shtëpi
Plastelina
Bërja e formave me plastelinë është lojë e shkëlqyeshme kreative për fëmijët, sepse u ndihmon që ta zhvillojnë imagjinatën dhe të bëjnë forma të ndryshme.
Për fillim, prindërit duhet të tregojnë se çfarë duhet bërë, apo edhe vet fillimisht t’ua demonstrojnë se si bëhen figurat e caktuara, siç janë kafshët, pemët, perimet... Plastelina është e dobishme sepse mund ta përdorni një kohë të gjatë, ndërsa mund të gjendet në secilën librari.
Bërja e kopshtit zoologjik
Nëse tashmë keni lodra të vogla në formë kafshësh, të cilat janë lodrat më të dashura për fëmijë, por të cilat pas një kohe bëhen monotone, është koha që t’ua gjeni një vend të duhur.
Merrni ndonjë letër të madhe, karton apo kapak kutish për këpucë dhe bëni një kopsht zoologjik imagjinar. Së bashku vizatoni rrethojat për kafshë, barin, dheun, ujin (varësisht ku jeton kafsha e caktuar). Po ashtu, mund të bëni edhe tabela me emrat e kafshëve.
Lojërat shoqërore
Në lojërat klasike shoqërore, siç janë "Monopoli" apo "Njeri mos u zemëro”, me siguri se do të kënaqen të gjithë anëtarët e familjes. Mirëpo, në dispozicion keni shumë lojëra shoqërore të cilat mund t’i gjeni edhe në supermarkete.
Nëse vendosni për blerjen e një loje të re, keni kujdes të shikoni se për çfarë moshe janë të dedikuara dhe për sa lojtarë./zeri/

Latest News