Sulm me bomba molotov revistës franceze, ironizoi profetin Muhamed

02 November 2011 , Posted by artparadox at 12:32 PM

Francë- Zyrat e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” u shkatërruan nga zjarri, pasi u brenda tyre u hodh një bombë molotov. Sulmi ndaj revistës u bë vetëm një ditë pasi revista në një nga shkrimet e saj satirike kishte emëruar Profetin Muhamed si kryeredaktorin e saj të ardhshëm. Në artikull, ishte edhe një karikaturë e profetit që bënte disa komente humoristike. Madje këtë herë revista do të ndryshonte edhe emrin në “Charia Hebdo”, një lojë fjalësh për termin arab Sharia. Sipas revistës, qëllimi i saj ishte të ironizonte fitoren e një partie islamike në zgjedhjet e muajti të shkuar në Tunizi dhe paralajmërimet se Libia e re do të bazohet në ligjin islamik. Në kopertinë e saj, Muhamedi thoshte: “100 goditje me kamzhik, nëse nuk po vdisni nga e qeshura”. Gjithsesi, botuesi i revistës tha se tashmë ajo nuk ekzistonte më, pasi të gjitha pajisjet ishin djegur. Dëshmitarë okularë i thanë policisë së dikush kishte hedhur një bombë molotov brenda dritareve të revistës dhe zjarri kishte shkatërruar gjithçka në pak sekonda.

Latest News