Së shpejti hapet faqja e parë sociale islame e internetit

15 November 2011 , Posted by artparadox at 7:20 AM


Bëhet e ditur që faqja më e fortë sociale e internetit e botës islame www.salamworld.com së shpejti do të fillojë me transmetime nga Stambolli.
Sipas informatave të marra nga autoritetet e kësaj faqeje “salamworld” synon të bëhet facebook-u i botës islame dhe njëkohësisht financohet nga biznesmenët e shquar të botës islame.
Kjo faqe me seli në Stamboll do të ketë edhe degët e saj në qytete si Kajro, Moskë, Londër, Dubai, Meke, Medine, Astana, Nju Jork, Paris dhe Kuala Lumpur.
Punimet teknike të faqes do të bëhen nga qyteti Hajdarabad të Indisë dhe fillimisht do të ketë transmetime në gjuhët turke, arabe, angleze, franceze, persishte dhe rusishte ndërsa në fazat e radhës në gjuhët azere, kazake dhe në dialekte uzbeke dhe urdu, në gjuhët kineze e malaje, peshtu, bengale dhe kurde.
Faqja që me një ceremoni madhështore të hapjes do të filloj punimet në muajin prill të vitit të ardhshëm, do të përmbajë libra elektronike, arsim nëpërmjet internetit, fetva (ligje islamike), enciklopedi islame, udhërrëfyes të qyteteve, seminare, lajme nga bota islame, udhëtime nëpër histori islame, lojëra, video, udhëzime për haxh dhe umre etj.
Zyrtarët e faqes deklaruan se parimi i parë i transmetimit është mbrojtja e njeriut dhe vlerave islame e njerëzore./trt/

Latest News