Zvicra drejt ndalimit të ferexhesë

30 September 2011 , Posted by artparadox at 11:49 AM


Dhoma e ulët e parlamentit Zviceran ka miratuar të mërkurën me 28 Shtator ndalesën e bartjes së ferexhesë në publik, pas kërkesave nga partitë e djathta ekstreme.
Projekt ligji i titulluar “Hiqni maskat” u miratua me 101 vota për dhe 77 kundër.
Ky projektligj ndalon mbulesën e fytyrës në publik, si dhe i lejon autoritetet për të ndaluar hyrjen në vende publike të këtyre personave për sigurinë e të tjerëve.
Projektligji duhet të miratohet edhe nga dhoma e lartë e parlamentit për tu bërë ligj.
Mbulesa e fytyrës është vënë në fokus viteve të fundit në vendet perëndimore si dhe ka nxitur debate të shumta. Disa vende si Franca,Belgjika dhe Holanda veçse kanë miratuar këtë ligj.
Gjersa mbulesë e kokës është obligim për gratë myslimane, shumica e dijetarëve muslimanë pajtohen se mbulesa e fytyrës (ferexheja) nuk është detyrim, mirëpo është zgjedhje e gruas a dëshiron ta mbaj a jo.
Kritikët e ligjit në fjalë thonë se miratimi i tij do të ketë efekt negativ në imazhin tolerant që ka Zvicra, si dhe do të ketë efektin e saj nga ana ekonomike pasi një numër i madh i muslimanëve vizitojnë Zvicrën për të kaluar pushimet e tyre.
Këshilli Qendror Islam i Zvicrës ka kërkuar nga dhoma e lartë e parlamentit të mos votohet ndalesa e propozuar.
Në vitin 2009 nga një nismë e ngjashme partitë e djathta zvicerane arritën që ta bindin parlamentin për ndalesën e ndërtimit të minareve në vend. Zvicra është shtëpi e rreth gjysmë milioni muslimanëve që përbejnë 5% të popullsisë.

Latest News