SHBA e vendosur të vërë veto ndaj kërkesës palestineze

22 September 2011 , Posted by artparadox at 11:26 AM


"Shtëpia e Bardhë" njofton se presidenti Barak Obama e ka paralajmëruar presidentin e Autoritetit Palestinez, se SHBA do të vërë veto, ndaj çdo hapi të Këshillit të Sigurimit, për të njohur Palestinën, si shtet të pavarur.
Obama ka takuar Abasin në Nju Jork, ndërsa para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka thënë, se vetëm bisedimet direkte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, mund të çojnë në krijimin e shtetit palestinez.
“Në fund të fundit, është çështje e izraelitëve dhe palestinezëve, të cilët duhet të arrijnë marrëveshje, për çështjet që i ndajnë ata: për kufijtë dhe sigurinë, për refugjatët dhe Jerusalemin. Në fund të fundit, paqja varet nga kompromisi midis popujve, që duhet të jetojnë së bashku”, ka thënë Obama.
Ai më vonë ka takuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, të cilin e ka siguruar, për mbështetjen e palëkundshme amerikane.
Presidenti Abas, pritet të paraqesë kërkesën e palestinezëve, për shtetësi, në Kombet e Bashkuara të premten.

Latest News