Picë me brumë shtëpie

29 September 2011 , Posted by artparadox at 12:41 PM


Për 8 persona nevojiten:
Për brumin
  • 1/2 kg. miell,
  • 30 gr. tharmë birre,
  • 1 vezë,
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri,
  • 1 lugë gjelle qumësht,
  • 1 lugë ëmbëlsire sheqer,
  • 1/2 lugë ëmbëlsire kripë.
Për mbushjen
  • 350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë), i grirë trashë,
  • ½ filxhan çaji salcë domateje,
  • 1 spec jeshil i prerë në forma rrethore,
  • 8-10 sallam i prerë në forma rrethore,
  • ullinj të prerë në forma rrethore.
Përgatitja:
Në një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në gropëzën që do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumësh¬tin, vezën, 1 lugë gjelle vaj ulliri si dhe tharmin e birrës, të shkrirë me parë në ujë të vakët.
Përzieni me kujdes materialet që hodhët në gropëzën në mes të miellit derisa të krijohet një masë brumi e fortë (Fig. 2) dhe më pas e lini për 15 minuta që të “shlodhet”, duke e mbuluar me pecetë.
Pasi të kenë kaluar 15 minuta e punoni përsëri masën e brumit dhe krijoni me të dy petë. Në vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, të lyeja me pjesën e mbetur të vajit të ullirit.
Në çdonjërën nga petët shtroni salcë domateje, djathërat kaçkavall dhe sallamin. I zbukuroni me rrathët prej speci dhe ullinjtë. I vini të piqen në temperaturë 200 gradë celsius për 35-40 minuta.

Latest News