Dy herë brenda natës tentohet të digjet xhamia në Gjakovë

19 September 2011 , Posted by artparadox at 5:47 AM


Më datë 19.09.2011, në ora 01:30 pas mesnate, persona të panjohur tentuan dy herë radhazi t’ia vënë zjarrin xhamisë Haxhi Ymeri në Gjakovë.
Për fat të mirë, tymi i zjarrit nga porta kryesore e xhamisë është diktuar me kohë nga banorët lagjes dhe menjëherë është informuar policia, e cila ka intervenuar për ta shuar zjarrin.
Pas gjysmë ore, për të dytën herë, tentohet t’i vihet zjarri derës kryesore të xhamisë, por përsëri policia e njoftuar nga banorët e lagjes, bashkë me zjarrfikësit kanë arritur me kohë, dhe pas intervenimit të tyre në tërësi është shuar zjarri pa pasoja në dëmtim të objektit të xhamisë.
Vlen të theksohet se ky akt vandal ishte i qëllimshëm, pasi që në të njëjtën natë pasuan dy sulme, dhe në të dy rastet dera kryesore e xhamisë është stërpikur me benzin.
Është hera e parë që në qytetin e Gjakovës të sulmohet një xhami. Deri më tani, historikisht, nuk është shënuar ndonjë rast për tentim djegie të xhamive, përveç në kohën e luftës nga okupatori serb.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë kërkon nga organet kompetent ligjore që rastin në fjalë të zbardhet sa më parë dhe autorët e krimit zbulohen e të ndëshkohen.

Latest News