Bukë Siriane

05 September 2011 , Posted by artparadox at 1:18 PM


Ky specialitet rrjedh nga Siria dhe Libani. Poashtu njihet edhe si "Pitalkë e rrafshtë". Sasitë e cekura më poshtë, janë të mjaftueshme për tetë pitalka.

Nevojiten :
15 gr  tharm i thatë
1        lugë kafeje sheqer
2 i ½  filxhan ujë i ngrohtë
8        gota miell i butë
2 dhe ½  lugë supe vaj bimësh
2        lugë kafeje krypë
3        lugë supe vaj
Pregaditja :
Të shkrihet tharmi, në filxhan me ujë të vakët. Të lihet anash në vend të ngrohtë. Të qëndrojë ashtu derisa tharmi nuk fillon të ngritet dhe të formojë shkumbë (afërsishtë 15 minuta).
Në enë të madhe të ngrohur të përzihen krypa dhe mielli. Në mes të kësaj përzierje të formohet vrimë në të cilën derdhet tharmi. Tharmi lehtë përzihet me miellin.. Të përzihet me dorë, duke shtuar sasi të vogël të ujit, nëse ka nevojë.
Të shtjellohet derisa nuk fitohet brum i butë. Brumin nga ena nxjeret mbi tavolinën e punës, të pluhurosur me miell. Vayhdohet me shtjellimin derisa nuk fitohet masë e lëmuar, e shkëlqyer, e cila nuk ngjitet mbi sipërfaqe (rreth 15 minuta). Në brum përzihen dy lugë supe vaj. Të formësohet brumi në formën e topit. Me lugën e supës së mbetur të lyhet sipërfaqja e topthit dhe të kthehet në enë. Të mbulohet me leckë të lagur dhe të vendoset në vend të ngrohtë që të qëndrojë rreth një orë e gjysëm, gjegjëdidhtë derisa nuk e dyfishon madhësinë.
Furra nxehet në temperaturën maksimale dhe të qëndrojë ashtu më së paku 30 minuta para pjekjes. Të shtypet topthi dhe përsëri të formësohet topthi. Të zhvendoset mbi sipërfaqen e punës së pluhurosur me miell dhe të shtjellohet rreth dy minuta.
Të ndahet brumi në tetë pjesë të barabarta dhe secili të formësohet në topth. Mbi sipërfaqen e pluhurosur me miell, secili topth shtrihet me ofllagi në sipërfaqe të rrafshtl tl rrumbullakët me trashësi rreth 6 mm, dhe diametër rreth 30 cm. Pitalkat kështu të rrafshuara, vendosen mbi pëlhurë të pluhurosur me miell. Mbulohen me leckë tjetër dhe lejohen të qëndrojnë në vend të ngrohtë, që përsëri ta dyfishojnë madhësinë (rreth 30 minuta).
Tespia e zbrazët futet në furrë që të ngrohet. Me kujdes, tepsia lyhet me vaj.
Të vendoset njëra pitalkë në tepsi dhe të piqet 5-9 minuta. Buka duhet formuar maje në mes dhe të fitojë ngjyrë të kaftë të hapur. Të nxjerret nga fura dhe të mbështjellet në leckë të pastërt për ta ruajtur lagështinë. Maja e ngritur do të tërhiqet kur buka të nxjeret prej furre. Të vazhdohet veprimi i njëjtë me pitalkat tjera të mbetura.

Latest News