Zvicra drejt ndalimit të ferexhesë

Posted by artparadox on 30 September 2011 , under |




Dhoma e ulët e parlamentit Zviceran ka miratuar të mërkurën me 28 Shtator ndalesën e bartjes së ferexhesë në publik, pas kërkesave nga partitë e djathta ekstreme.
Projekt ligji i titulluar “Hiqni maskat” u miratua me 101 vota për dhe 77 kundër.
Ky projektligj ndalon mbulesën e fytyrës në publik, si dhe i lejon autoritetet për të ndaluar hyrjen në vende publike të këtyre personave për sigurinë e të tjerëve.
Projektligji duhet të miratohet edhe nga dhoma e lartë e parlamentit për tu bërë ligj.
Mbulesa e fytyrës është vënë në fokus viteve të fundit në vendet perëndimore si dhe ka nxitur debate të shumta. Disa vende si Franca,Belgjika dhe Holanda veçse kanë miratuar këtë ligj.
Gjersa mbulesë e kokës është obligim për gratë myslimane, shumica e dijetarëve muslimanë pajtohen se mbulesa e fytyrës (ferexheja) nuk është detyrim, mirëpo është zgjedhje e gruas a dëshiron ta mbaj a jo.
Kritikët e ligjit në fjalë thonë se miratimi i tij do të ketë efekt negativ në imazhin tolerant që ka Zvicra, si dhe do të ketë efektin e saj nga ana ekonomike pasi një numër i madh i muslimanëve vizitojnë Zvicrën për të kaluar pushimet e tyre.
Këshilli Qendror Islam i Zvicrës ka kërkuar nga dhoma e lartë e parlamentit të mos votohet ndalesa e propozuar.
Në vitin 2009 nga një nismë e ngjashme partitë e djathta zvicerane arritën që ta bindin parlamentin për ndalesën e ndërtimit të minareve në vend. Zvicra është shtëpi e rreth gjysmë milioni muslimanëve që përbejnë 5% të popullsisë.

Mishary Rashid Alafasy

Posted by artparadox on 29 September 2011 , under , |



Njëri nga recituesit bashkëkohor më të njohur të Kuranit, Mishary bin Rashid Alafasy nga Kuvajti.








Nëse dëshironi widget-in në faqen tuaj kopjoni kodin më poshtë :
<div style="text-align: center;">
<object height="275" width="375"><param name="src" value="http://www.box.net//static/flash/box_explorer.swf?widget_hash=3nh7l94yo7&v=1&cl=0&s=0" />
<param name="wmode" value="transparent" />
<embed width="375" height="275" type="application/x-shockwave-flash" src="http://www.box.net//static/flash/box_explorer.swf?widget_hash=3nh7l94yo7&v=1&cl=0&s=0" wmode="transparent" /></object></div>
</div>

Picë me brumë shtëpie

Posted by artparadox on , under |




Për 8 persona nevojiten:
Për brumin
  • 1/2 kg. miell,
  • 30 gr. tharmë birre,
  • 1 vezë,
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri,
  • 1 lugë gjelle qumësht,
  • 1 lugë ëmbëlsire sheqer,
  • 1/2 lugë ëmbëlsire kripë.
Për mbushjen
  • 350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë), i grirë trashë,
  • ½ filxhan çaji salcë domateje,
  • 1 spec jeshil i prerë në forma rrethore,
  • 8-10 sallam i prerë në forma rrethore,
  • ullinj të prerë në forma rrethore.
Përgatitja:
Në një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në gropëzën që do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumësh¬tin, vezën, 1 lugë gjelle vaj ulliri si dhe tharmin e birrës, të shkrirë me parë në ujë të vakët.
Përzieni me kujdes materialet që hodhët në gropëzën në mes të miellit derisa të krijohet një masë brumi e fortë (Fig. 2) dhe më pas e lini për 15 minuta që të “shlodhet”, duke e mbuluar me pecetë.
Pasi të kenë kaluar 15 minuta e punoni përsëri masën e brumit dhe krijoni me të dy petë. Në vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, të lyeja me pjesën e mbetur të vajit të ullirit.
Në çdonjërën nga petët shtroni salcë domateje, djathërat kaçkavall dhe sallamin. I zbukuroni me rrathët prej speci dhe ullinjtë. I vini të piqen në temperaturë 200 gradë celsius për 35-40 minuta.

Nje rrefim interesant per Kuranin

Posted by artparadox on , under |



Si e përjeton Kuranin një grua çifute, e cila përdor një dozë humori autokritikë gjatë fjalimit të sajë.










Anija turke drejt Qipros në kërkim të gazit në territorin e debatueshëm detar

Posted by artparadox on 23 September 2011 , under , |



Nje anije turke kontinentale eshte nisur sot drejt Qipros ne kerkim te gazit ne territorin e debatueshem detar. Nje akt I tille mund te shkaktoje konfrontim te mundshem ushtarak pas 35 vjetesh paqe. Megjithate, Ankaraja e justifikon kete hap vendimit per eksplorimin e naftës nga ana e greko-qipriotëve në hapësirat e Qipros. /balkanweb.com/


SHBA e vendosur të vërë veto ndaj kërkesës palestineze

Posted by artparadox on 22 September 2011 , under |




"Shtëpia e Bardhë" njofton se presidenti Barak Obama e ka paralajmëruar presidentin e Autoritetit Palestinez, se SHBA do të vërë veto, ndaj çdo hapi të Këshillit të Sigurimit, për të njohur Palestinën, si shtet të pavarur.
Obama ka takuar Abasin në Nju Jork, ndërsa para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka thënë, se vetëm bisedimet direkte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, mund të çojnë në krijimin e shtetit palestinez.
“Në fund të fundit, është çështje e izraelitëve dhe palestinezëve, të cilët duhet të arrijnë marrëveshje, për çështjet që i ndajnë ata: për kufijtë dhe sigurinë, për refugjatët dhe Jerusalemin. Në fund të fundit, paqja varet nga kompromisi midis popujve, që duhet të jetojnë së bashku”, ka thënë Obama.
Ai më vonë ka takuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, të cilin e ka siguruar, për mbështetjen e palëkundshme amerikane.
Presidenti Abas, pritet të paraqesë kërkesën e palestinezëve, për shtetësi, në Kombet e Bashkuara të premten.

Kompania franceze e ka pajisur Gaddafin për spiunim të Internetit

Posted by artparadox on 20 September 2011 , under |




Gazeta amerikane The Wall Street Journal, duke hetuar selinë e teknologjisë së lartë për spiunim të ish-liderit libian Muammar Gaddafi në Tripoli, ka zbuluar që kjo ishte e pajisur kryesisht me ndihmën e Amesys, degë e kompanisë informatike franceze Bull SAS. Gazeta po ashtu thekson pohimet e burimeve të veta që Amesys në vitin 2009 i kishte siguruar Gaddafit teknologjinë për mbikëqyrje detajore të trafikut të Internetit.
Konkretisht bëhet fjalë për sistemin Eagle për spiunim të komunikacionit nëpërmjet Internetit, që është në gjendje që mes tjerash të “kapë” dhe të lexojë e-mailat nga Hotmaili, Gmaili dhe Yahoo Maili, si dhe qasjen real time në bazën komplete të trafikut të Internetit duke futur fjalët kyçe në sistem. Në mesin e dokumenteve të gjetura në këtë seli, për shembull, gjendet edhe transkripti i Yahoo chatit të një prej aktivistëve dhe të dashurës së tij.
Në web sajtin e vet, Amesys i ka përshkruar pajisjet me emrin GLINT, bazuar në teknologjinë Eagle, si mjet për “kapje” dhe mbikëqyrje të komunikimit në nivel kombëtar. Kjo kompani ndërkohë të dhënat për këtë i ka larguar nga sajti i vet.
Në murin e një prej hapësirave të selisë libiane për përgjim gjendet mbishkrimi me logon e Amesys: “Na ndihmoni që puna juaj e besueshme të mbetet e fshehtë. Mos bisedoni për informatat sekrete jashtë ndërtesës”.
Amesys e ka minimizuar rolin e vet në tërë këtë mesele, duke thënë që kjo kompani ish-regjimit në Libi i ka mundësuar mbikëqyrje vetëm të një pjese të vogël të komunikimit në Internet. Në fund të deklaratës për shtyp në mënyrë indirekte theksohet që mund të padisin këdo që ua rrënon imazhin pa bazë.
Teknologjinë për mbikëqyrje të Internetit ia kishin ofruar Gaddafit edhe kompania kineze për telekomunikim ZTE, si dhe VASTech nga Afrika e Jugut, e cila i kishte mundësuar regjimit përgjimin e bisedave telefonike ndërkombëtare në Libi. /koha/

Dy herë brenda natës tentohet të digjet xhamia në Gjakovë

Posted by artparadox on 19 September 2011 , under |




Më datë 19.09.2011, në ora 01:30 pas mesnate, persona të panjohur tentuan dy herë radhazi t’ia vënë zjarrin xhamisë Haxhi Ymeri në Gjakovë.
Për fat të mirë, tymi i zjarrit nga porta kryesore e xhamisë është diktuar me kohë nga banorët lagjes dhe menjëherë është informuar policia, e cila ka intervenuar për ta shuar zjarrin.
Pas gjysmë ore, për të dytën herë, tentohet t’i vihet zjarri derës kryesore të xhamisë, por përsëri policia e njoftuar nga banorët e lagjes, bashkë me zjarrfikësit kanë arritur me kohë, dhe pas intervenimit të tyre në tërësi është shuar zjarri pa pasoja në dëmtim të objektit të xhamisë.
Vlen të theksohet se ky akt vandal ishte i qëllimshëm, pasi që në të njëjtën natë pasuan dy sulme, dhe në të dy rastet dera kryesore e xhamisë është stërpikur me benzin.
Është hera e parë që në qytetin e Gjakovës të sulmohet një xhami. Deri më tani, historikisht, nuk është shënuar ndonjë rast për tentim djegie të xhamive, përveç në kohën e luftës nga okupatori serb.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë kërkon nga organet kompetent ligjore që rastin në fjalë të zbardhet sa më parë dhe autorët e krimit zbulohen e të ndëshkohen.

Pamje pa koment

Posted by artparadox on 14 September 2011 , under |



Këto janë disa pamje që nuk duan koment.

Erdogan: Forcat turke në përcjellje të ndihmave për në Gaza

Posted by artparadox on 09 September 2011 , under |




Duke sfiduar bllokadën e Izraelit, Kryeministri Erdogan thotë se Turqia do të dërgojë ndihma në Gaza nën mbrojtjen e forcave detare.

E premte 9 Shtator 2011 10:58
.
Forcat detare të Turqisë do të shoqërojn anijet humanitare  të Turqisë për Rripin e Gazës, tha kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, pas refuzimit të Izraelit për të kërkuar falje për sulmin e saj vdekjeprurëse në një flotilje ndihmash të drejtuara për qytetarët e Gazes në maj të vitit 2010.

"Ne kemi ndihma humanitare për të dërguar atje. Dhe ndihmat tona humanitare nuk do të sulmohen më siq ndodhi me Mavi Marmara," i tha Al Jazeera-s të enjten kryeministri Erdogan.

"Luftanije turke do të ngarkohet në mbrojtjen e anijeve turke duke sjellë ndihma humanitare për Rripin e Gazës".

Erdogan gjithashtu tha se Turqia do të monitoroj nga afër ujërat ndërkombëtar dhe ka ndërmarrë hapa për parandalimin e shfrytëzimit të njëanshme të Izraelit të burimeve natyrore në detin Mesdheut lindor.

Ministri izraelit i Intelligences Dan Meridor të premten përshkroi kërcënim fjalet e  Erdoganit për të dërguar luftanije në përcjellje të anijeve me ndihma dhe si "të rënda dhe serioze".

"Këto vërejtje janë të rënda dhe serioze, por nuk kemi dëshirë për të shtuar në polemikë," tha në radion izraelite Meridor.


Turqia ka dëbuar diplomatët më të lartë izraelitë, dhe ka ndërprerë lidhjet ushtarake me Izraelin, dhe u zotua për të lobuar te kombet të tjera në mbështetje të ofertës së palestinezëve dhe premtoi rritjen e patrullave detare turke në Mesdhe/mesazhi/

RTK : Mësimbesimi në shkolla

Posted by artparadox on 08 September 2011 , under , |




RTK - Emisionini TARGET. Tema: Mësimbesimi në shkolla. Debatojnë: Ferid Agani, Glauk Konjufca dhe Donika Kada Bujupi.




Bukë Siriane

Posted by artparadox on 05 September 2011 , under |




Ky specialitet rrjedh nga Siria dhe Libani. Poashtu njihet edhe si "Pitalkë e rrafshtë". Sasitë e cekura më poshtë, janë të mjaftueshme për tetë pitalka.

Nevojiten :
15 gr  tharm i thatë
1        lugë kafeje sheqer
2 i ½  filxhan ujë i ngrohtë
8        gota miell i butë
2 dhe ½  lugë supe vaj bimësh
2        lugë kafeje krypë
3        lugë supe vaj
Pregaditja :
Të shkrihet tharmi, në filxhan me ujë të vakët. Të lihet anash në vend të ngrohtë. Të qëndrojë ashtu derisa tharmi nuk fillon të ngritet dhe të formojë shkumbë (afërsishtë 15 minuta).
Në enë të madhe të ngrohur të përzihen krypa dhe mielli. Në mes të kësaj përzierje të formohet vrimë në të cilën derdhet tharmi. Tharmi lehtë përzihet me miellin.. Të përzihet me dorë, duke shtuar sasi të vogël të ujit, nëse ka nevojë.
Të shtjellohet derisa nuk fitohet brum i butë. Brumin nga ena nxjeret mbi tavolinën e punës, të pluhurosur me miell. Vayhdohet me shtjellimin derisa nuk fitohet masë e lëmuar, e shkëlqyer, e cila nuk ngjitet mbi sipërfaqe (rreth 15 minuta). Në brum përzihen dy lugë supe vaj. Të formësohet brumi në formën e topit. Me lugën e supës së mbetur të lyhet sipërfaqja e topthit dhe të kthehet në enë. Të mbulohet me leckë të lagur dhe të vendoset në vend të ngrohtë që të qëndrojë rreth një orë e gjysëm, gjegjëdidhtë derisa nuk e dyfishon madhësinë.
Furra nxehet në temperaturën maksimale dhe të qëndrojë ashtu më së paku 30 minuta para pjekjes. Të shtypet topthi dhe përsëri të formësohet topthi. Të zhvendoset mbi sipërfaqen e punës së pluhurosur me miell dhe të shtjellohet rreth dy minuta.
Të ndahet brumi në tetë pjesë të barabarta dhe secili të formësohet në topth. Mbi sipërfaqen e pluhurosur me miell, secili topth shtrihet me ofllagi në sipërfaqe të rrafshtl tl rrumbullakët me trashësi rreth 6 mm, dhe diametër rreth 30 cm. Pitalkat kështu të rrafshuara, vendosen mbi pëlhurë të pluhurosur me miell. Mbulohen me leckë tjetër dhe lejohen të qëndrojnë në vend të ngrohtë, që përsëri ta dyfishojnë madhësinë (rreth 30 minuta).
Tespia e zbrazët futet në furrë që të ngrohet. Me kujdes, tepsia lyhet me vaj.
Të vendoset njëra pitalkë në tepsi dhe të piqet 5-9 minuta. Buka duhet formuar maje në mes dhe të fitojë ngjyrë të kaftë të hapur. Të nxjerret nga fura dhe të mbështjellet në leckë të pastërt për ta ruajtur lagështinë. Maja e ngritur do të tërhiqet kur buka të nxjeret prej furre. Të vazhdohet veprimi i njëjtë me pitalkat tjera të mbetura.

Ishte njëherë në Evropën krishtere

Posted by artparadox on 04 September 2011 , under , |




Me kujdes përcjellni videon dhe shihni a ka diçka, që ua tërhek vëmendjen. Në Kosovë është aktuale mosvotimi i ligjit për edukimin fetar, si dhe ndalimi i mbulesës nëpër shkolla. Ngjarja është nga varrimi i Franz Joseph-it I / 

Begräbnis von Kaiser Franz Joseph I. 1916-te  godine.

Moska gjate festimit te Bajramit (Video amatore)

Posted by artparadox on 02 September 2011 , under |



Ai që kuptimin e jetës e tij e kërkon ne persosmërinë e shpirit nuk mund të mbetet i pakënaqur, sepse është pikërishtë ajo gjë që ai vazhdimishtë e kërkon në jetën e tijë. A nuk është kjo arsyeja pse nejrëzve pas dyshimeve të gjata iu bë i qartë kuptimi i jetës.

Protestojnë besimtarët myslimanë në Prishtinë

Posted by artparadox on , under |



Me nisjen e faljes së Namazit të Xhumasë, rreth 300 besimtarë myslimanë nisën protestën e tyre në udhëkryqin afër Parlamentit të Kosovës.

E premte 2 Shtator 2011 15:36

Ata janë rrethuar nga forca të mëdha të policisë, të cilat po ruajnë ndërtesën e Qeverisë dhe atë të Parlamentit.
Pak para fillimit të faljes së Namazit, besimtarëve i është drejtuar një nga anëtarët e lëvizjes “Bashkohu”, të cilit nuk i është thënë emri.
Ai ka thënë se besimtarët dhe të gjithë të tjerët duhet t’i frikësohen Allahut.
“Qeveritarët duhet që t’i frikësohen Allahut, sepse Allahu është mbi ta dhe ata nuk duhet ta neglizhojnë atë”, ka thënë ai.
Fuad Ramiqi, kryetar i Lëvitjes "Bashkohu", ka bërë apel tek të gjithë besimtarët që të këtë një protestë paqësore. Ai ka thënë se pavarësisht provokimeve besimtarët mos të reagojnë.
“Këtu ka civilë që kanë ardhur pikërisht për qëllime të caktuara, por ju lutem mos të bini pre e provokimeve të tyre”, citohet të këtë thënë Ramiqi, raporton “Express”.
Pas faljes së namazit, para objektit të Komunës së Prishtinës, Ramiqi ka marrë përsëri fjalën duke i dhënë përgjigje Isa Mustafës për deklaratën e tij se “myslimanët që kanë para mund ta blejnë edhe Grandin”.
Ramiqi ka thënë se Mustafa duhet të mendoj për qytetarët dhe se “myslimanët nuk kanë para sepse ato po i lënë në komunë”, transmeton “Express”.
Pas këtij fjalimi, protestuesit janë nisur në drejtim të objektit të Qeverisë tek teatri kombëtar, ku Ramiqi, siç transmeton “Zëri”, ka thënë: ‘Ose i plotësoni kushtet ose i bartni pasojat”. Ai ka shtuar se Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacolli duhet t’i mbajnë premtimet e tyre ose ta prishin koalicionin.
Para qeverisë, turma po kërkon plotësimin e dy kushteve tjera: mësim-besim në shkolla dhe bartjen e shamisë në shkolla. “IndeksOnline” shkruan se në tubimin tek Teatri Kombëtar ka folur edhe imami Shefqet Krasniqi, i cili ka thënë se nuk do të lejohet që Kosova të shndërrohet në një vend ateist.

Si të bëhet bllokimi i faqeve që nuk i dëshirojmë?

Posted by artparadox on 01 September 2011 , under |



Ne kemi arsye të shumta të cilat na shtynë thuajse çdo ditë të largojmë faqe të pa dëshiruara dhe asnjëherë të mos na paraqiten parasysh. Ekzistojnë forma të ndryshme, të cilat mund të përdoren për të bllokuar këto faqe edhe atë përmes shfletuesve dhe shtesave të tyre, programeve të specializuara kompjuterike si dhe përmes vetë sistemit operativ.


Bllokimi i faqeve përmes sistemit operativ
  1. Kaloni tek C:\WINDOWS\system32\drivers\etc

  2. Kërkoni ‘hosts’

  3. Hapeni skedarin e sipër përmendur duke përdorur redaktues përmbajtës tekstesh (psh përmes Notepad, WordPad, Notepad++ etj.)

  4. Nën komentin (komenti është kodi i cili ka në fillim shenjën #) shtoni faqet të cilat dëshironi të i bllokoni

  5. Ne pjesë e më poshtme duhet vendosur IP adresa e faqes dhe emri i faqes psh216.151.168.26    netlingo.com

  6. Gjithmon fillimisht IP pastaj emri dhe duhet të jenë të ndara me sëpaku një hapsirë. (Për të gjetur IP adresën mund të përdorni këtë faqe: SelfSEO.)


Bllokimi i faqeve të pa dëshiruara në FireFox
Për të bllokuar faqet e pa dëshiruara tek shfletuesi FireFox duhet të instaloni shtesën FoxFilter dhe të veproni sipas këshillave për përdorim të shtesës. Shtesën mund të e shkarkoni këtu: FoxFilter.

Bllokimi i faqeve të pa dëshiruara në Internet Explorer (IE)
IE ofron një pjesë të posaçme ku mund të i shtoni faqet e pa dëshiruara. Për të realizuar këtë, pasoni hapat e mëposhtëm.

  1. Kaloni tek IE : “Tools” dhe përzgjidhni “Internet Options”

  2. Kaloni tek blloku “Content” dhe përzgjidhni “Enable”. Në tanimë e keni aktivizuar atëherë kaloni tek “Settings”.

  3. Në dritaren e hapur kaloni tek “Approved Sites”

  4. Tek fusha “Allow this website” vendose emrin e faqes së pa dëshiruar dhe shtype “Never”.

  5. Ju mund të bllokoni vetëm linqe nga faqja psh. faqja.com/faqja.html ose nëse dëshironi të e bllokoni faqen në tërë atëherë shkruani *.faqja.com

  6. Pasi që të keni vendosur faqet e dëshiruara u hapet një dritare e cila u kërkon të vendosni fjalëkalim (password) për të ruajtur ndryshimet. Ju e vendosni fjalëkalimin e dëshiruar dhe një përshkrim në kutizë dhe veprimi kryhet.

  7. Më pastaj përmes “Settings” mund të i largoni ose të i shtoni faqet e pa dëshiruara.


Bllokimi i faqeve përmes programeve kompjuterike

Bllokimi i faqeve mund të bëhet edhe përmes programeve kompjuterike të cilët mbështesin shfletues të ndryshëm, kë që cilido shfletues që të përdoret faqet janë të bllokuara. K9 Web Protection është nga programet falas që mundëson këtë veprim. Përparësia e programeve të këtilla kompjuterike nga ajo e bllokimit të drejtë përmes shfletuesve është mundësia e manipulimit me të dhënat si psh bllokimi i faqeve për disa ditë të caktuara të javës dhe lejimi në disa ditë tjera etj. (Fjalaime.ch)

Lulzim Susuri - Problemet bashkëkohore të muslimanëve dhe zgjidhja e tyre

Posted by artparadox on , under |



Lulzim Susuri shpreh mendimet e tijë, në lidhje me problemet bashkëkohore.




Latest News