HRW: Islamofobia në rritje në Evropë

07 August 2011 , Posted by artparadox at 7:05 AM


Organizata për Mbikëqyrjen e të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch) bëri një deklaratë me cilësi pohuese për masakrën e kryer nga ekstremisti i djathtë, Anders Breivik në Norvegji, ku humbën jetën plot 77 vetë.
Kjo deklaratë nxjerr në shesh fare qartë intolerancën, islamofobinë dhe diskriminimin racial në rritje të vazhdueshme në Evropë.
Human Rights Watch, një organizatë joqeveritare kjo që po e ndjek shumë nga afër procesin në Norvegji, përmendi faktin se kanalet informative filluan të japin lajme "urgjente" menjëherë pas ngjarjes dhe shumë komentues, që u prononcuan për këto kanale, u nxituan së tepërmi dhe ia hodhën fajin myslimanëve.
Duke iu referuar një tjetër realiteti të rëndësishëm, në raportin e kësaj organizate zënë vend këto fjalë: "Shumica e sulmeve terroriste në Evropë realizohen nga separatistët, ose nga grupe me bindje ekstremiste të djathta dhe të majta."
Në deklaratën e sipërcituar tërhiqet vëmendja edhe mbi faktin se shumë ngjarje, për të cilat pretendohet se janë kryer nga myslimanët, nuk kanë aspak lidhje me këta persona.
Organizata për Mbikëqyrjen e të Drejtave të Njeriut gjithashtu vuri theksin mbi ksenofobinë, një fenomen ky që në Evropë po rritet dita-ditës. Kjo deklaratë qëndron edhe mbi raportin e Zyrës së Policisë Evropiane (Europol) lidhur me 'ekstremizmin e djathtë', duke bërë parashikimin se me rritjen e emigracionit mund të fuqizohen çdo ditë e më shumë edhe tendencat ekstremiste të djathta.
Human Rights Watch në fund nënvizoi se deklaratat e shpeshta të disa liderëve evropianë lidhur me "dështimin e projektit të multikulturalizmit", e nxisin akoma më shumë këtë proces./ardhmeriaonline/

Latest News