Shamia shkak për mospranim të dokumenteve

14 July 2011 , Posted by artparadox at 5:53 AM


Kishte fituar 79 pikë në testin e arritshmërisë, të cilat ia mundësonin aplikimin në shkollën e mesme të mjekësisë, mirëpo këtë gjë nxënëses Arife Morina ia pamundësoi drejtori i shkollës vetëm pse ajo barte shami.
“Kjo është shkollë institucionale e jo shkollë fetare, këtu nuk ka vend për fe”, këto ishin fjalët që drejtori i shkollës së mjekësisë në Gjilan ia tha nxënëses me shami.
Pas kësaj, babai i Arifes iu drejtua PD-së (Partisë së Drejtësisë) të cilët bënë presion që Arifes t’i pranoheshin dokumentet, gjë e cila edhe ndodhi, raporton Klan Kosova.
Drejtori i shkollës mohon t’i ketë mohuar aplikimin Arifes, por ai pranon se i kishte thënë se kjo nuk është shkollë fetare.
Edhe pse asaj iu mundësua aplikimi në shkollën e mjekësisë, problemi ende mbeti i pazgjidhur. Sipas drejtorit për arsim në Gjilan, nxënësja së bashku me prindin dhe kujdestarin e klasës duhet ta nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën shkruan se nxënësit i ndalohet bartja e uniformës fetare në shkollë./shembulli/

Latest News