Panairi i Librit “Gostivari 2011”

15 July 2011 , Posted by artparadox at 11:39 AM


Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, me seli në Shkup, prej 13 deri më 17 korrik 2011, organizon Panairin e librit shqip “Gostivari 2011”.
Përndryshe, është ky panairi i cili për të tretën herë me radhë organizohet në qytetin e Gostivarit, me synimin për të marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke kontribuar në këtë mënyrë në rritjen e interesimit të lexuesit shqiptar në komunën e Gostivarit dhe më gjerë.
Sikur edhe në panairet e deritanishme të organizuara nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, shpresojmë që edhe në këtë Panair të marrin pjesë botues shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Gjithsesi, nevoja për organizimin e panaireve të librit vazhdon të mbetet e patjetërsueshme për afirmimin e librit shqip në vendin tonë, duke shpresuar që sado pak në këtë mënyrë do të shtohet kureshtja dhe interesimi i lexuesve për botimet më të reja që ndodhin në botën e librit shqip.
Ekspozimi i librave gjatë panairit do të bëhet në sheshin e qytetit të Gostivarit, para Qendrës Tregtare IMPORTANE.

Latest News