Në Egjipt përsëri demonstrata.

09 July 2011 , Posted by artparadox at 5:39 AM


Në Egjipt u përjetua përsëri një e premte e mbushur me demonstrata. Në të katër anët e vendit me mijëra njerëz u derdhën nëpër rrugë.
Qendra e demonstratave ishte përsëri Sheshi Tahrir. 100 mijë njerëz të mbledhur në shesh protestuan abuzimet.
Në demonstratën e organizuar në Kajro me në krye Vëllazërinë Myslimane, merrnin pjesë edhe parti të ndryshme dhe organizata të shoqërisë civile.
Të mbledhurit në Sheshin Tahrir në fillim falën namazin e xhumasë dhe më pas bënë protesta.
Ata kërkuan prej Këshillit të Lartë Ushtarak dhe qeverisë së Isam Sherefit, gjykimin e politikanëve dhe të burokratëve të regjimit të Mubarakut të cilët kanë bërë abuzime dhe ende nuk janë nxjerrë përpara gjyqit si edhe përshpejtimin e proceseve gjyqësore për ata që janë duke u gjykuar.
Përveç protestave në Sheshin Tahrir rreth 400 protestues u mblodhën përpara Ministrisë së Brendshme Egjiptiane. Ata dënuan dhunën e përdorur prej policëve që kanë shkaktuar vdekjen e dy personave në një ceremoni të organizuar për të afërmit e atyre që humbën jetën nëpër protesta.
Manifestime të ngjashme pati edhe në Aleksandri, Suez, Ismailije dhe Sharm al Sheik./trt/

Latest News