Me Blerim Latifin

15 July 2011 , Posted by artparadox at 11:52 AM

Intervista e Baton Haxhiut me Blerim Latifin me rastin e kërkesës së lëvizjes qytetare "Zgjohu" që Blerim Latifi të shkarkohet nga detyra e këshilltarit të kryeministrit.


Lëvizja "Bashkohu‘’ në emër të xhematit të Kosovës sërish i ka kërkuar kryeministrit ta shkarkoj këshilltarin e tij, Blerim Latifi, për sic thuhet " fyerjen e rëndë që i ka bërë Kuranit për të dytën herë me radhë, në Klan Kosova".
"Ne jemi të bindur se Blerim Latifi nuk e përfaqëson qëndrimin e qeverisë, prandaj kërkojmë nga ju që të merrni masa të menjëhershme që kjo fushatë dëmtuese ndaj tolerancës fetare të ndërpritet. Njëkohësisht kërkojmë nga ju që ti jepni fund diskriminimit që po iu bëhet nxënësve myslimane që bartin shami duke u privuar nga e drejta e tyre për tu shkolluar në shkollat publike të Kosovës", thuhet në reagim.
Bashkohu ka paralajmëruar protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës më 22.07.2011 pas namazit të xhumasë. /indeksonline/


Latest News