Brejvik Produkt i ekspansionit të së djathtës në Evropë

31 July 2011 , Posted by artparadox at 2:31 PM

Pa mar parasysh faktin, që Norvegjia dhe e tërë Evropa, gjenden në shok pas sulmit terorist, të cilin e bëri i çmenduri, është logjike të pyetemi se, a është Brejviku produkt i ekspansionit të së djathtës ekstremiste dhe simpative në ritje të Evropjanëve ndaj sajë? Simpatitë janë shtuar aq shum saqë të djathtat ekstreme sot janë bërë faktor relevant në shumicën e parlamenteve nëpër vendet e Unionit Evropjan (UE), e bile edhe në vet unionin, ndërsa paralajmërojnë edhe bashkimin e shpejtë me qëllim të dominimit në kontinentin e vjetër. 
Derisa sot Evropjanët janë të depresionuar me gjestin e "luftarit evropjan", ndërsa deri dje, shum prej tyre, nëpër forume të ndryshme dhe referendume, me simpati shikonin në idetë për Evropën e krishterë, Konrtinentin e vjetër pa muslimanë, në ndalesën e nikabit dhe burkës, kërkonin politikë më radikale ndaj emigrantëve, i duartrokitnin dëbimit të romëve prej francëe, hapave të prishjes së marëveshjes së Shengenit...a nuk votuan gati 60% e Zviceranëve (në disa kantone edhe deri 70%) kundër ndërtimit të minareve në atë vend?

Është e padiskutueshëm që partitë konservatore nacionaliste në Evropë në vitet e fundit shënojnë rritje të zgjedhësve në votime. Krahu i djathtë ekstrem ekziston kudo në Evropë. Nga Italia, në Austri, Hungari, e deri në Skandinavi. Në vitet e mëparshme e zgjerimit ka përjetuar valën e problemeve me papunësinë dhe fluksi i emigrantëve.

Tani do të pyetemi se çfarë lidhje ka rasti i aktit të lartëpërmendur terorist me islamofobinë dhe të djathtën ekstreme? Sapo ndodhi akti terorist. shum personalitete dhe figura publike dolën me deklarata, me të cilat e arsyetonin aktin e Brejvikut dhe fajin e hudhnin tek islamizimi i Evropës. Shembull tipik është rasti i deklarimit të deputetit rumun nga rradhët e partisë Liberal-demokrate (PDL) Iulian Urban i cili shprehet : " Në këtë kaos, është për t'u habitur se vetëm një Evropjan, ka shkrepur pistoletën, për të shprehur frustrimin për shkak të painteresimit dhe dyftyrësisë së politikanëve evropjan ndaj islamizimit dhe emigracionit ilegal"
Para vet atentatit Anders Behring Breivik, vrasësi masiv 32 vjeçar, në internet ka shpallur manifestin e tijë prej 1.518 faqeve. Temë kanë qenë revolucioni nacionalist dhe lufta kundër muslimanëve.

"Mënyra se si disa komentatorë publik rastin e vrasjes makabre...e kanë lidhur  me terorizmin islamik është tendencioze" ka thënë Heiner Bielefeldt,, raportuesi special o KB-së mbi lirinë e fesë dhe besimit, në deklaratat në web faqen e KB-ve të mërkurën me 27 Korrik 2011 

Latest News