SHBA zhvillon luftë të fshehtë kundër militantëve në Jemen

10 June 2011 , Posted by artparadox at 2:43 AM


Gazeta “Nju Jork Times” shkruan se udhëheqja e Presidentit të SHBA, Barak Obama është duke zhvilluar një luftë të fshehtë kundër militantëve në Jemen dhe se kjo luftë javëve të fundit u intensifikua edhe më shumë.
Sipas lajmit të gazetës “Nju Jork Times” avionët luftarak dhe avionët amerikan të telekomanduar janë duke bombarduar objektivat e militantëve.
Gazeta pretendon që së bashku me trazirat në Jemen janë intensifikuar edhe operacionet.
Luftimet me Al Kaedën që bëheshin në jug të vendit për shkak të trazirave kanë kaluar në kryeqytetin Sana.
Uashingtoni shpreson që me anë të këtyre operacioneve të parandaloj që Al Kaeda të fitoj në fuqi.
Në sulmin e organizuar me avionë të telekomanduar më 5 maj në Jemen si objektivë ishte marrë lideri i Al Kaedës, Enver El Evlaki por operacioni ka dështuar. /TRT/

Latest News