Qeveria amerikane përdor helme kimike, në sulmet me aeroplanë pa pilot, në Pakistan

15 June 2011 , Posted by artparadox at 11:11 AM


Fizikanët pakistanez dhe ekspertët thonë se qeveria amerikane po përdor arme kimike në sulmet e saj me aeroplan pa pilot në zonën fisnore e cila është në kufi me Afganistanin. Tu përkujtojmë se këto sulme kryhen me bekimin e OKB - s.

Civilët pakistanez të cilët u gjetën nen sulmet e paautorizuara të aeroplanëve pa pilot në vendin e trazuar veriperëndimor, u goditën me komplikimin e lëkurës, syve dhe sëmundjet e frymëmarrjes, të cilat i shkaktuan materiet kimike në raketa, u raportua të enjten.

Gazetarët dhe ekspertët nga Vaziristani, zonat malore në veriperëndim të Pakistanit e cila shpesh ka qenë qendër objektive e sulmeve anti-njerëzore të aeroplanëve pa pilot amerikan, thonë se kanë pranuar raportime të shumta nga shumë njerëz dhe mjekët lokal, të cilët tregojnë për efekte të ndryshme të sulmeve momentale të sulmeve pa pilot mbi tërë popullatën.

“Pasi që këto sulme janë kryer, kemi qenë dëshmitar të disa rasteve të çuditshme, dhe shtypi ynë është vizituar rregullisht nga ankuesit, tek të cilët janë zhvilluar sëmundje të lëkurës dhe sëmundje bronkiale në kohën pas sulmeve të aeroplanëve pa pilot. Kisha dashur të shtoj se agrikultura dhe kafshët tregojnë një gjendje të mjerueshme”, u tha reporterëve gazetari Safdar Dawari.

Eksperti nga Vaziristani thotë se vajza e tij ka vdekur nga kanceri në gjak menjëherë pasi që tek ajo është zhvilluar sëmundja e lëkurës, që ka qenë asgjë tjetër vetëm efekt helmues i substancave kimike të përdorura në sulmet të cilat OKB-ja nuk i ka ndaluar.

“Unë e kam humbur vajzën, e cila i ka pasur 28 muaj. Tek ajo është zhvilluar sëmundja e lëkurës dhe më vonë, pas disa muajve, i është diagnostikuar kanceri në gjak. Në atë kohë njerëzit kanë folur se po kryhen sulme me bomba kimike. Tani gjendja është e njëjtë ku janë kryer sulmet pa pilot- njerëzit në ato zona ankohen për sëmundjet e lëkurës, infektimin e mushkërive, infeksione të fytit dhe sëmundje tjera të ndryshme”, thotë eksperti politik pakistanez Sejfullah Guli.

Raportimet për sulmet vinë në kohën kur janë rritur tensionet në mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit rreth sulmeve ajrore në tokën pakistaneze. Uashingtoni pohon se sulmet u janë drejtuar militantëve. Megjithatë, në sulme janë mbytur me qindra civil në Pakistan prej vitit 2008, thuhet në raportimet lokale.

Burimi: TheUnjustMedia.com

Latest News