Policia e Kosovës përleshet me xhematin e xhumasë në Prishtinë

24 June 2011 , Posted by artparadox at 7:42 AM


Prishtinë - Policia e Kosovës është konfrontuar sot me besimtarët myslimanë, derisa xhemati po falnin namazin e Xhumasë në udhëkryqin që është afër Parlamentit në Prishtinë. Policia e Kosovës nderhyri duke tentuar t'i pengon ata qe po kryenin namazin e xhumase, per ta liruar rrugën e cila ishte bllokuar për vetura.
Falja e namazit ne rrugë nga besimtarët myslimanë, është një lloj proteste përmes së cilës kërkohet të ndërtohet një xhami në qendër të Prishtinës, pasi xhamitë në Prishtine nuk mbulojne as 50% te nevojave te qytetareve, duke bere Prishtinën vend që namazi i xhumasë me shume falet ne bore, shi e diellë përvëlues se në xhami siç do ishte rendi.
Xhematlinjtë kanë kundërshtuar dhe më pas ka ndodh një konfrontim mes tyre dhe policise.
Në reagimit te policeve iu bashkuan edhe njësiti special i Policisë së Kosovës, ne c'rast është arrestuar një person.


Raporti ne Lajmet qendrore te RTK se rreth ngjarjeve te sotme të xhumasë




Ja edhe disa video ekskluzive nga kjo ngjarje




Latest News