Përmendorja e Lekës së Madh mund të bie?

18 June 2011 , Posted by artparadox at 12:07 PM

Edhe një nga putat e kohës moderne, do të vendoset në sheshin e Shkupit. Kësaj rradhe më i madhi. Bëhet fjalë për Lekën (Aleksandrin "e Madh"). A janë putat idhuj (zotëra të rrejshëm)? Aleksandri "i Madh" njihet si pushtues, i cili mundi ushtrinë e Darit persian, në betejën te lumi Isa dhe njëherit shërben si simbol i fitores së civilizimit perëndimor ndaj atij lindor. Nga të krishterët trajtohet si ideal i njeriut të suksesshëm, veprën e të cilit mundohen ta ndjekin gjeneratat e sotshme. Dallimi është vetëm në nuancë. Besimi i Aleksandrit ka qenë pagan, ndërsa i pasuesve të tijë të sotshëm është i krishterë. Të besuarit e Darit poashtui ka qenë pagan. Këtë pjesë të kulturës lindore, krishterët e sotëm e zëvendësojnë me Islamin, të cilin duhet ta ngadhnjejnë, njësoj sikurse e ngadhnjeu Aleksandri në atë kohë. Kjo është filozofia e shkurtë e trajtesës së këtij puti.

Nga Komuna Qendër njoftuan se punimet ndërtimore për vendosjen e skulpturës do të zgjasin 15 ditë, ndërsa, më pas do të vijë deri te lidhja dhe sendërtimi i pjesëve nga të cilat përbëhet ajo.
Procedurat teknike dhe aktivitetet për vendosjen e skulpturës, do të bëhen nga ana e ekipit profesional, nga persona nga fonderia "Ferdinando Marineli", ku është bërë skulptura.
Pas vendosjes së skulpturës pjesë-pjesë, do të rregullohet hapësira rreth shatërvanit dhe do të vendoset ndriçim. Vetëm lartësia e përmendores është 12 metra, ndërsa bashkë me bazamentin arrin në 22 metra.
Mirëpo, me ardhjen e përmendores në Shkup gjithnjë e më të zëshme janë spekulimet se shtylla ku është e paraparë të vendohet “Leka i Madh” nuk do të mund ta mbaj gjithë rëndësinë dhe madhësinë e tij.
Sipas informacioneve jo zyrtare, thuhet se është e mundshme, menjëherë pasi që të vendohet, të bie përmendorja.
Pasigurinë e rritë edhe fakti, se qeveria ka kërkuar mendim na instituti i inxhinierisë dhe seizmologjisë, vetëm për stabilitetin e shtyllës, por jo edhe për tërë përmendoren.
Nga instituti kanë konfirmuar, se garantojnë për stabilitetin e shtyllës por jo edhe për kalin dhe Lekën, pasi që askush nga ata nuk kanë kërkuar, që të hetohet tërë përmendorja, e cilai gjithsej do të jetë e lartë 22 metra. (INA)

Latest News