Belgjikë: Letra ofenduese e tualetit

10 June 2011 , Posted by artparadox at 1:02 PM


Evropianët kanë dëshirë të lavdërohen me kulturën dhe tolerancën e tyre. Megjithatë, në kohët e fundit kemi rast shpesh herë të dëshmojmë se si Evropianët po sillen krejt ndryshe. Në disa vende evropiane ndodhin gjëra të pamundshme. Ashtu që mediat belge këtyre ditëve zbuluan një nënçmim të pabesueshëm ndaj vlerave te Islamit. Asi lloj nënçmimi ndaj islamit dhe muslimanëve në mendje mund tu shkoj vetëm kokave të sëmura. Në realitet bëhet fjalë për letrën e tualetit në të cilin shkruante Allah dhe Muhammed -alejhi selam-, dhe që gjëja të jetë edhe më e keqe asi lloj letre tualeti është shit lirisht në depot belge.

Firma e pavarur belge Renova ka prodhuar letrën e tualetit e cila është shit nëpër depot e kompanisë Carrefour. Pasi që muslimanët kanë ngrit zërin e tyre dhe kanë kërkuar që të ndërpritet shitja e kësaj letre tualeti, kompania Carrefour ka tërheq letrën e tualetit nga shitja.

Dhe pastaj në skenë kanë dalë policia belge e cila, në vend që të procesoj prodhuesit dhe shitësit e letrës së lartpërmendur për shkak të ofendimit të hapët të ndjenjave fetare muslimane, ka filluar hetuesin se sa ky rast do të zgjoj ndjenja fundamentaliste tek muslimanët e Belgjikës. /Agjencione/

Latest News