Turqit e duan Bondsteel-in

05 May 2011 , Posted by artparadox at 11:18 AM


Turqia në kuadër të kthimit të madh në Ballkan do të mund të hyjë në bazën ushtarake amerikane afër Ferizajt ”Bondsteel”, e cila është më e madhja për nga sipërfaqja që është ndërtuar në Evropë, pas luftës së Vietnamit, nga e cila SHBA-ja do të tërhiqet. Shkuarjen nga baza në afërsi të Ferizajt e ka paralajmëruar nga fundi i marsit ambasadori amerikan në Prishtinë, Chris Dell, gjoja për shkak të shpenzimeve të mëdha financiare, ka bërë me dije gazta e Frankfurtit “Veti”, duke u thirrur në burime diplomatike.
Gazeta ka shkruar se teoricienët ushtarakë serbë dhe analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që në këtë kompleks ushtarak të vendosën pikërisht turqit.Ish komandanti i forcave të përbashkëta të sigurisë në jug të Serbisë Ninoslav Krstiq, ka thënë se një skenar i tillë nuk tingëllon si “rrëfim i thatë”, sidomos pas paralajmërimit zyrtarë amerikan se do ta lëshojnë “Bondsteel-in”
“Hyrja e banorëve të rinj nga Lindja do të ishte gjë e keqe për Serbinë, por edhe më keq për Kosovën. Do të zgjerohet ndikimi i islamit, kurse me këtë Ankaraja të kishte lidhje direkte territorial me Sanxhakun nëpërmjet Kosovës, që është rruga e transversales së gjelbër e cila nga ky shtet i Azisë së Vogël çon nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Serbi, deri në Sarajevë”, ka theksuar Krstiq. /epoka e re/

Latest News