Parlamenti i Bullgarisë dënoi sulmin ndaj xhamisë në Sofje

31 May 2011 , Posted by artparadox at 2:41 PM

Parlamenti i Bullgarisë dënoi sulmin ndaj besimtarëve në xhaminë Banya Bashi, të kryeqyteti bullgar
Të gjithë 127 anëtarët e parlamentit në takimin e fundit lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën dënohen sulmet e përkrahësve radikal të partisë nacionaliste Ataka ndaj besimtarëve musliman në xhaminë e Sofjes.
Në deklaratë thuhet se veprimet e ngjashme mund të çojnë në shkallëzimin e intolerancës fetare dhe etnike, e cila përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të Bullgarisë. Edhe qeveritë tjera kanë dënuar rastin. Kështu, zyrtarët turq dënuan sulmin e nacionalistëve bullgar mbi besimtarët musliman në xhaminë e Sofjes, dhe apeluan tek autoritetet relevante që të përpiqen në gjetjen dhe ndëshkimin e fajtorëve.
"Ne presim që ata të cilët e përgatitën dhe e kryen këtë sulm të neveritshëm të kapen dhe të dënohen", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. Në deklaratë gjithashtu paralajmërohet për rritjen e islamofobisë në Evropë, e cila qëndron pas incidenteve të tilla kundër muslimanëve.
Pjesëtarët e partisë së krahut të djathtë "Ataka", të premten e kaluar kanë sulmuar besimtarët musliman jashtë xhamisë qendrore në Sofje.

Latest News