Nevruzi - Një festë zoroastriane, pagane, e ndaluar!

01 May 2011 , Posted by artparadox at 7:13 AM

Falënderimi i takon All-llahut, i Cili na krijoi si muslimanë, dhe na mundësoi që të përfitojmë nga xhihadi në rrugën e Tij, dhe na dha një mundësi për të merituar xhenetin.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi 
Profetin Muhamed saliAllahu alejhi ve selem, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe të gjithë ata që pasuan rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

All-llahu i Lartësuar, thotë në librin e Tij:
"Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.".
(Kurani i Shenjtë, Sure 51. "Adh-Dhāriyāt"56)
"Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë."
(Kurani i Shenjtë, Sure 6. "En'am" - 116)
"Ne e patëm dërguar para teje apostujve të popullit të tyre, kështu që ata u erdhën atyre me argumente të qarta, atëherë Ne i patëm dhënë dënimin e atyre që ishin fajtorë, dhe të ndihmojmë besimtarët Obligimi yni ishte".
(Kurani i Shenjtë, Suren 30. "Romakët", ajeti 47)
Do të themi disa fjalë në lidhje me "festimin e Nevruzit"
Prejardhja e festës së Nevruzit

Prejardhja e festës së Nevruzit është nga Persia . Nga Persia rrjedh edhe vet fjala Nevruz. Fjala Nevruz rrjedh nga persishtja, madje nga persishtja e vjetër, nga fjalët: Nava = e re dhe ruzanh = ditë, pra, që do të thotë: Ditë e Re.

Kjo festë, Ditë e Re, pra, Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane, që kremtohet tash e 3000 vjetë…

Kremtohet edhe sot e kësaj dite në Iran, por si fillim i Vitit të Ri, kremtohet edhe në Irak, Afganistan, Uzbekistan Azerbajxhan, Turkmenistan, Kazakistan, Taxhikistan, Kurdistan dhe në disa vende të tjera…

Kjo festë, Nevruzi, përputhet me fillimin e pranverës, ringjalljen e natyrës, mbas dimrit të ftohtë, të gjatë, të vështirë. Në këtë ditë është ekuinoksi, barazohet dita e nata dhe duke filluar prej kësaj dite ka më shumë ditë, ka më shumë dritë…

Persianët e lashtë, si edhe shumë popuj tjerë të Lindjes, besonin në bestytni: besonin se kishte ditë që sillnin fat, sikur që besonin se kishte ditë që sillnin fatkeqësi. Por, Nevruzi i takonte një prej atyre ditëve që sillte vetëm fatmirësi dhe e kremtonin me madhështi…!

Historianë, hulumtues, gjurmues të ndryshëm të lashtësisë e përcaktojnë Nevruzin si një nga festat pagane më popullore në të gjitha kulturat e lashta në Mesopotamin e Vjetër…

Nevruzi kremtohej shumë shekuj para se të vinte në këtë jetë Zaratustra, mësues i urtësisë, themelues i fesë së vjetër (dualiste) persiane, rreth tetë shekuj para Krishtit ose Hazreti Isait (a.s.)…

Kur persianët filluan të përqafojnë fenë Islame pas vitit 650, në fillim, për dy shekuj, u ndalue kremtimi i Nevruzit, por më vonë u lejue, për arsye tregtare-ekonomike, sepse shkëmbeheshin dhurata, bëheshin shpenzime dhe kështu nxitej, stimulohej ekonomia…!

Gjatë pushtimit mongol (1219-1500) të atyre viseve, kjo festë, Nevruzi, u ndalue sërish.

Në periudhën e sundimit të dinastisë së mbretërve Safavidë, pas vitit 1500, Nevruzi dalngadal fillojë të kremtohej, por gjithnjë si kremte e fillimit të Vitit të Ri, si fillim i pranverës, si një Ditë e Re…

Me ngadhnjimin e Revolucionit Islamik në Iran (1979), prijësi i Revolucionit Islamik, Imam Humeini e dënoj këtë kremte si një festë pagane, jo islame, por me kalim kohe, meqë nuk rrezikohej Republika Islamike e Iranit, në heshtje u lejue për t’u kremtue…!

Nëpër disa vende nëpër botë, Nevruzi kremtohet edhe nga Baha’itë dhe Ismailitë. Ismailitë, një degë e madhe nga Islami Shi’it, e festojnë Nevruzin në frymën e falënderimeve për All-llahun (xh.sh.), për dhuntitë e mirësitë e Tij.

Nevruzin e përkujtojnë, e kremtojnë edhe në trojet shqiptare disa nga tarikatet, por jo të gjitha…E kremtojnë, ndër të tjerë, kaderitë, rifa’itë, sa’aditë, halvetitë, nakshibenditë…, por jo si fillim i Vitit të i Ri, por si ditëlindja e Imamit Ali…!

Dhe më në fund mund të shtrohet pyetja: Pse në Shqipëri, kjo festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane, është shpallur festë fetare zyrtare, gjithshqiptare? Këtë mund ta kuptoni - vetëm nëse pakëz mendoni…?!!! 

Latest News