Banka Islame për Zhvillim, 64 bursa për studentët e UP-së

14 May 2011 , Posted by artparadox at 1:12 PM


Të marten në selinë e Kryesisë së BIK, Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava në një ceremoni rasti ka bërë shpërndarjen e 64 bursave për studentët e Universitetit të Prishtinës, bursa këto që ka ndarë Banka Islame për Zhvillim me seli në Xheda të Arabisë Saudite.
Në këtë ceremoni përveç studentëve bursist, qenë të pranishëm edhe zyrtarë nga Fakulteti i Mjekësisë së UP-së . Fillimisht para të pranishmëve Ejup Ramadani dha një pasqyrë të shkurtë të këtij programi që e Zhvillon Banka Islame për Zhvillim në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Z.Ramadani, tha se programi i Bankës Islame për Zhvillim për mbështetje me bursa për studentët e UP-së zhvillohet tash e 5 vjet në Kosovë, që nga viti 2006 kur nga Kosova fituan bursa vetëm 9 studentë, ndërsa këtë vit i numri i studentëve që marrin bursë nga Banka Islame për Zhvillim ka arritur në 60 studentë. Duke iu drejtua studentëve bursistë, Myftiu Tërnava tha, Ju jeni me fat, pasi studioni në vendit tuaj, në Kosovën e lirë e sovrane. Ndihëm i privilegjuar që në emër të Kryesisë së BIK kemi kontribuar në sigurimin e këtyre bursave për studentët e Universitetit të Prishtinës. Bashkësia Islame edhe në të ardhmen do të angazhohet që të rris numrin e bursistëve kosovarë- tha ndër të tjerat myftiu Naim Tërnava, i cili i porositi studentët që të mësojnë, sepse mësimi dhe studimi janë misioni primar i tyre. Vlera e bursës është 70 dollar amerikane në muaj, dhe si e tillë zgjatë deri në përfundim të studimeve./bislame/

Latest News