SHBA: Skandal, në IPHONE luhet lojë që tallet me emigrantët

30 April 2011 , Posted by artparadox at 12:33 PM


Është një fugon i mbushur me emigrantë të ngratë, që nga skamja apo trazirat kanë braktisur atdheun, duke shkuar në një vend ku mund të jetojnë më mirë. Në këto përpjekje shpesh fatkeqe, ndiqen pamëshirshëm nga policë dhe kufitarë që ç’nuk bëjnë për t’i kapur dhe për t’i flakur.
Kjo është një histori që ndodh gati përditë në disa vende evropiane dhe SHBA, por nuk mjafton kjo, tani kthehet dhe në lojë që poseduesit e Iphone të luajnë.
Skandali ka detyruar kompaninë Apple sot që të dalë me një vendim për ta hequr lojën fyese nga App Store. Kompania pranoi se loja ishte e papërshtatshme dhe vendosi ta ndalojë atë në telefonat Iphone.
Është një kompani nga Bostoni në SHBA ajo e cila ka hedhur në qarkullim lojën enkas për mbajtësit e telefonave Iphone. Loja mban emrin “Smuggle Truck: Operation Immigration” dhe i përket kompanisë “Owlchemy Labs”.
Programuesi i lojës, Alex Schwartz, pohoi sot se kishin marrë njoftim nga Apple, se loja është ndalur të luhet në telefonat Iphone./noa/

Latest News