Bota Islame i jep përkrahje BFI-së për Burmali Xhaminë

13 April 2011 , Posted by artparadox at 8:21 AM


Ditë më parë në Shkup u mbajt takimi i pestë i liderëve të Bashkësive Islame të Ballkanit me kërkesë dhe në organizim të Bashkësisë Fetare Islame të R.M, në të cilin u shtjellua temë boshte denacionalizimi i pronës së vakfit të Bashkësive Fetare Islame.
Në këtë takim u sollën konkluza në mesin e të cilave u miratua unanimisht edhe konkluza për gjendjen aktuale dhe e ardhmja e Xhamisë Burmali në Shkup. Gjegjësisht ishte e përkrahur BFI e R.M në përpjekjet e saja për rindërtimin e Xhamisë Burmali. Konkluzat në fjalë u shpërndan nëpër shumë organizata ndërkombëtare në Evropë dhe më gjërë, në mesin e të cilave edhe Organizatës së Konferencës Islame.
Me kërkesë të Sekretariatit të Konferencës Islame, Riaseti i BFI-së parashtroi informata plotësuese për Xhaminë Burmali në Shkup që njëherit ishte shkak që e njëjta të vëhet në rend dite në mbledhjen e rradhës të konferencës në fjalë. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islame Prof. Dr. Ekmeludin Ihsanoglu, në konferencën për shtyp, publikisht e shpalosi qëndrimin e arritur të Konferencës Islame më datë 5 Prill 2011, i cili me qëndrim decid e dënoi vendimin e Qeverisë së R.M që t’ia shes tokën e Xhamisë Burmali një biznesmeni grek dhe e përkrah Riasetin e BFI në mbrojtje të lokacionit dhe në përpjekje për rindërtimin e Xhamisë.
Në rast se nuk rindërtohet Xhamia Burmali, Sekretari i Përgjithshëm theksoi se do të rrezikohen marrdhëniet bilaterale të shteteve anëtare me Maqedoninë si dhe marrdhëniet me botën islame në tërësi.
Gjatë këtyre ditëve Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi është në vizitë të Arabis Saudite ku do të zhvilloj biseda me organet dhe institucionet përgjegjëse të këtij shteti. Gjithashtu është e planifikuar edhe takimi mes Reis ul Ulemasë, kryetarit të BFI-së me Sekretarin e përgjithshëm të OKI, Prof. Dr. Ekmeludin Ihsanogli në Xhedda, ku mes tjerash do të diskutohet edhe për të çështjen e Xhamisë Burmali si dhe për masat dhe aktivitetet të cilat do t’i ndërmerr në këtë drejtim BFI e R.M-së.
Me qëllim të mbrojtjes të së drejtave të saja historike, Riaseti i BFI-së kërkoi prej Ministria e Transportit dhe Lidhjeve që të heqdorë nga shitja e truallit të Xhamisë Burmali, por gjithashtu kërkoi nga Ambasada Greke në Shkup që të kërkoj nga biznesmeni grek që i njejti të tërhiqet nga blerja e lokacionit në fjalë. (INA)

Latest News