Të shkëlqyerit serb dhe apatia e të tjerëve

04 March 2011 , Posted by artparadox at 3:40 PM

          Mbas përfundimit të konflikteve të cilat shkatëruan shtetin Jugosllav dhe u formuan shtetet e reja ndër të cilat e para ishte Sllovenia e cila u pavarësua, e shembullin e saj, mëpastaj e ndoqën edhe Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe më në fund përfundoi me shpalljen e shtetit të ri të Kosovës. I tërë ky konflikt u shoqërua me shum gjakëderdhje ku jetën e humbën me qindra mijëra njerëz, si në Kroaci, Bosnjë (masakra e Srebrenicës) dhe në Kosovë (masakra e Raçakut). Mbas përfundimit të luftës përgjegjësit e pushtetit serbë për masakrat civile, u gjykuan dhe gjykohen në gjykatën e Hagut për krime lufte, (Millosheviqi, Shesheli, Karaxhiqi etj.) Mbas masakrave të kryera, është kërkuar prej Serbisë që të pranoj gjenocidin, mirëpo ajo kësaj situate i është shmangur me shkathtësi. Për të dalë prej kësaj situate të të qenurit agresor dhe gjenocidal, për ta kthyer kredibilitetin e sajë të humbur, politikës serbe i duhej një arsyetim i fortë para evropjanëve dhe opinionit më të gjërë. Arsyetim dhe shpëtim i vetëm për te ishte shpikja e "kanosjes islamike në ballkan", gjegjësishtë islamofobisë.
          Nëse analizojmë veprimet e politikës serbe do të bindemi për këtë që përmendëm. Të nisemi prej situatës në Bosnë : intervenimet policore në  Maoçë, propagandimimi i islamofobisë, eksplodimi në stacionin policor në Bugojno, bastisjet nëpër shtëpi në rrethinën e Bosanski Novit, Kalesi etj. Pastaj nxitja e qëllimshme e reagimit të muslimanëve të Sanxhakut duke i prekur ata në rafshin religjioz nëpërmjet uzurpimit të vakëfeve dhe ndërtesave të fakultetit islamik të tyre, me çka nxitën reagim të popullatës i cili detyrimishtë në këtë rast do të ketë ngjyrë fetare (në këtë rast islamike). Raste më të freskëta kemi me përjashtimin e një vajze prej shkolle në Kosovë, për shkak të mbajtjes së mbulesës në shkollë, mbylljen a xhamisë në fshatin Morinë në Kosovë, dëbimin e Xhemajl Dukës, arrestimet në Prizren, si dhe debatet e nxehta në Shqipëri pro dhe kundër mbulesave nëpër shkolla. Situata të këtilla, të krijuara qëllimishtë dhe në mënyrë artificiale, nëpër hapsirën ballkanike, vetëm se e kanë forcuar pozicionin serb, para evropjanëve, ndërsa e kanë zbehur pozicionin shqiptar dhe boshnjak (do të mund të ndërlidhej në këtë mozaik edhe Karla Del Ponte dhe "raporti" i Dik Martit). Rasti i fundit i vrasjes së ushtarëve amerikanë nga ana e një shqiptari në aeroportin e Frankfurtit aq më tepër i shkon për shtati kësaj situate.
          Nga ana e inteligjencës boshnjake dhe shqiptare, janë raste shum të rralla të kundërvënies ndaj kësaj politike qëllimzezë (përjashtim do të ishin R. Ramadani, Muhamed Filipoviq, Fatmir Alispahiq), përkundër paraqitjes si këpurdha të poltronëve, islamofobëve dhe shërbetorëve të huaj, të cilët mohojnë çdo gjë të veten për interesa të parëndësishme materiale. E gjith makineria politike dhe mediatike në vendet ballkanike sikur është vënë në shërbim të UDB-së serbe, e cila nuk mund të çlirohet nga nostalgjia, e të qenurit alfa dhe omega nëpër këto hapsira.
          Derisa shumica e inteligjencës shqiptare dhe boshnjake heshtën, detyra kryesore serbe, qëllimi i së cilës është satanizimi i shqiptarëve dhe boshnjakëve, shpikja e të ashtuquajturit terorizëm islamik dhe "larja" e serbëve nga thelbi i  të qenurit popull gjenocid, vazhdon me sukses. Të heshtish, ndryshe i thonë të mos egzistosh. Për çfarë qëllimi kemi pushuar së egzistuari? Ndoshta që një ditë të ngjallemi. Por kurë do të ngjallemi? Këta të cilët na detyrojnë të bëhemi të vdekur, nuk e kanë ndërmend të vdesin vetë.

Latest News