Kivi, fruti që lufton sëmundjet e zemrës

Posted by artparadox on 31 March 2011 , under |




Një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 43 vullnetarë me hiperlipidemi (nivel të lartë të yndyrave në gjak), ka treguar se nëse konsumohen nga dy kivi në ditë, rritet dukshëm niveli i HDL-kolesterolit (kolesterolit të mirë), vitaminës C dhe E,
ndërsa zvogëlohet niveli i përgjithshëm i kolesterolit dhe LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq). Revista “International Journal of Food Sciences and Nutrition” shkruan se koha e nevojshme që të arrihet efekti pozitiv është tetë javë.
Në bazë të rezultateve, autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se konsumimi i rregullt i kivit ka efekt pozitiv në statusin antioksidues dhe vepron kundër faktorëve të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut te personat me hiperlipidemi.

TË KUPTOJMË GJENDJEN NË SIRI

Posted by artparadox on 30 March 2011 , under |



Ai që jeton në Siri, që e viziton atë apo që ndjek lajmet rreth saj nuk mund ti ik përshtypjes së bëhet fjalë për një vend me qytetërim të lashtë, i vetëdijshëm për vlerën e tij, i madh në krenarinë dhe trimërinë e tij, i lirë në mendimin e tij dhe në shprehjen e lojalitetit.
  Ndoshta pushtetmbajtësi arriti, që më dorën e hekurt e sistemit të sigurisë,  për një kohë ti hesht zërat e lirisë, por ai assesi nuk duhet ta mashtron veten apo ti mashtron masat, se ka arritur të mposht vendin, ta shndërrojë në një vend që madhëron kasapët dhe shtypësit.  
Kur sundimtari mundohet ta fsheh diellin me dorën e tij, ai vetëm se e mashtron vetveten. Edhe atëherë kur gjen përkrahës që i përsërisin fjalët e tyre ata duhet ta dinë se këta përkrahës e janë në dijeni për realitetin e sundimtarit dhe fort mirë e dinë edhe realitetin e popullit, kërkesat dhe aspiratat e tij.
Në fillim populli duke pëshpëritur pyet deri kur sunduesi do të vazhdon me kokëfortësinë e tij në lajthitje dhe me tiraninë e tij që nëpërkëmb të drejtën e popullit për një jetë fisnike. Pas një kohë pëshpëritjet bëhen biseda publike që tanimë haptazi përsëriten në minbere, në faqet e internetit, në Fejsbuk, dërgohen kërkesa të përbashkëta që këmbëngulin në ndryshime. Në atë moment sunduesi shpreh gatishmërinë për zgjidhjen e problemeve (zgjidhje të përkohshme). Vijnë urdhrat për uljen e çmimit të naftës, për shpërndarjen e ndihmave për familjet e varfra, jepen premtime për liri të shprehjes. Këto veprime vetëm se e vërtetojnë faktin se sunduesi nuk e ka kuptuar popullin.
Po është e vërtetë se çmimi i naftës është problem i popullit por problem janë edhe çmimet e qindra produkteve tjera. Ai e di që, edhe pse vendi i tij është vend i naftës , fitimet e saj transferohen në llogari bankare në vendet e huaja. Kështu sunduesi, familja e tij dhe paria e tij bëhen miliarderë, në kohë kur populli i tij jeton nën kufirin e varfërisë. Popullit nuk i lejohet të arrij tek asnjë të drejtë prej të drejtave që i takojnë. Proceduara të komplikuara për ceremoni dasmore, për hapjen e dyqanit, për marrjen e pasaportës.  Procedurën e komplikojnë edhe kërkesat për ryshfet. Nëse mendojmë se problemi do të zgjidhet vetëm me uljen e ­çmimit të naftës atëherë  bëhet fjalë për mjekim që bazohet në diagnozë të gabuar. Problemin nuk do ta zgjidh as shpërndarja e 1700 lirave siriane që u dedikohen disa familjeve. Populli nuk është lypës që ka ardhur në portën e sundimtarit, ai është pronari i vërtetë i tokës dhe i pasurive të saja. Ai ka të drejtë të përfitojë prej pasurive të vendit dhe ajo e drejtë nuk është ekskluzive për kryetarin, familjen e tij dhe parinë e prishur e cila i ka lidhur interesat e saja për interesat e kryetarit. Kjo rrjedhojë e ndodhive shkakton shpërnguljen e mijërave, milionave në vendet fqinje, bile edhe në kontinentet e botës, në kërkim të jetës fisnike.  Qindra mijëra migruan që të jetojnë nën qiej të ndryshëm të botës duke kërkuar krenari, liri dhe të drejtën e shprehjes...
Situata kërkon që të luftohet korrupsioni dhe korruptuesit...korrupsioni u përhap dhe tanimë dihen korruptuesit dhe prishësit.
Shërbimi ushtarak për shumicën e popullit është krenari që nuk duhet të privohet prej askujt. Nëse roli i ushtrisë njolloset atëherë kush do ti mbron kufijtë e vendit, kush do ta çliron Golanin. Detyra e ushtrisë nuk është që vetëm të mbron pallatin e kryetarit dhe pallatet që degëzohen prej tij në skajet e ndryshme të vendit. Turpi është ende më i madh kur ushtria shndërrohet në mjet për shtetrrethimin e qyteteve, për “pastrimin” e tyre, për bombardimin e civilëve dhe për frikësimin e grave dhe fëmijëve.  Nuk është punë e ushtrisë të hap burgje për fisnikët si puna e Hejthem Malihit, Tal Meluhit, Gasan Nexharin, të kryen masakra në burgun e Sajdanaja, të ushtron dhunë ndaj kërkuesve të lirisë në Dir’a, Damask, Hama, Haleb, Homs, Ladhikije, Banijas, Dir Zur dhe Kamishli...nëse kjo është detyra e ushtrisë atëherë injorancë është që hidhërimin e popullit ta trajtosh me shkurtimin  e kohës së caktuar të shërbimit ushtarak.
Populli është i vetëdishëm se jeton nën ankthin e frikës, në të cilën nuk dihet nocioni i medieve të lira, nuk lejohen tubimet publike dhe për çdo gjë madje edhe për “frymëmarrje të lirë” duhet leje paraprake.
Populli e di se rrafshnalta e Golanit, që u okupua prej Izraelit dhe u fshi nga harta e Sirisë, u shit nga sistemi dhe kryetari nuk bëri asgjë për ta rikthyer këtë pjesë të tokës siriane. Përkundrazi ushtria u shndërrua në njësi sigurimi që kujdeset për sigurinë okupuesve.  Pushteti ishte i sigurt ngase aeroplanët e Izraelit goditën disa objekte në Dir Zur, u kryen atentate ndaj Imad Mugnije në Damask dhe ndaj Muhamed Sulejmanit në Tarsus, por, “armiku”, assesi nuk e kishte ndërmend të fluturon mbi pallatin e kryetarit apo të kryej sulme ndaj tij.
Pushteti e di se qytetari nuk ka gjumë të qetë ngase në çdo mbrëmje mund ti vijnë vizitorë të panjohur që i dërgojnë në destinacione po ashtu të panjohura.  Aty do të shijon forma të ndryshme të torturës, në zandanët e pushtetit prej të cilave nuk do të del me muaj, vite...ndoshta edhe asnjëherë.
Pas kësaj që u tha kryetari e merr guximin dhe parisë së tij i thotë: vendi është i sigurt dhe stabil, kërkesat për liri dhe të drejta janë fitne, shkaktojnë gjakderdhje dhe i shërbejnë Izraelit.
Zgjidhja e problemeve duhet të bëhet jo me uljen e çmimit të naftës etj. Zgjidhja e tyre fillon me rritjen e të drejtave dhe të lirive, me gjykimin e të korruptuarve nga paria e pushtetarit, me anulimin e gjendjes së jashtëzakonshme, me ndryshime kushtetuese në veçanti të nenit nr. 8, të lirohen të burgosurit mëkati i vetëm i të cilëve ishte mospajtimi me pushtetit, të mundësohen kushte që pushtetin ta marrin ata që e meritojnë...
Populli e ka kuptuar politikën e kryetarit, kur kryetari do të thotë: Tani ju kuptova populli im.

Përktheu: Talha Kurtishi

Bashkësia Islame në kongresin e VMRO-DPMNE-së

Posted by artparadox on , under |



Edhepse kongresi ka ndodhur më 05 Mars 2011 është e udhës të publikohet një ngjarje për të cilën ndoshta opinioni nuk është edhe aq i njoftuar. Bëhet fjalë për kongresin e partisë antimuslimane VMRO-DPMNE ku si mysafirë kanë marë pjesë edhe të punësuarit në Beshkësinë Fetare Islame të Maqedonisë.

Muslimanët u tronditën! A është ky sekretari i BIM-it apo është tjetër kush që merë pjesë në kongresin e partisë më anti Islame në Maqedoni, VMRO-DPMNE.
Afrim Tahiri, sekretari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, njëherit edhe dora e djathtë e Sulejman Rexhepit, përkrahë projektet e partisë qeveritare anti islame në Maqedoni. Njëherit ju përkujtojmë se VMRO-ja është faktori kryesorë i përleshjeve në Kala të Shkupit, është parti që ka vënduar kryqin në Vodno dhe në vende tjera. Është parti që provokon muslimanët duke refuzuar që të ndërtohet Burmali Xhamija në qendër të Shkupit.
Mirëpo, po vërtetohen fjalët e atyre që thonë se BIM-i ka shitur vendin e xhamisë Burmali për një çmim shumë të ulët me qëllim që të mbajnë postin në kryesinë e BIM-it, e cila, kontrollohet dhe dirigjohet nga VMRO-DPMNE-ja. Ky është edhe shkaku se pse ata janë ende në kryesi kur edhe populli nuk i don.

Ja, se në kongresin e cilit merë pjesë Bashkësia Islame e Maqedonisë:


BDI-ja ka shprehur haptaz se nuk është i kënaqur me kryesinë e Bashkësisë Islame, mirëpo, ata për ta shitur fenë e tyre dhe për t’i pranuar pazarllëqet e sllavëve anti Islam dhe anti kombëtarë, përkrahin VMRO-në.

O ju musliman, hapni sytë se vallahi kjo është shitje direkte e fesë Islame. Çfarë kërkon kryesia e Bashkësisë Islame në një kongres që për parim e ka demokristijanizmin? Çfarë ka këtu interes të muslimanëve, kur ata janë dhe çdoherë kanë qenë armiq më të mëdhenj të Islamit?!
Pyeteni veten, ndoshta do të gjeni përgjigje. /Teuhid.NET

Konferenca Islamike Gjermane zhvillon punimet në Berlin

Posted by artparadox on 29 March 2011 , under |



Në Berlin nisin këtë të martë punimet e Konferencës Islamike Gjermane. Për herë të parë ajo drejtohet nga ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich. Politikani i CSU-së do të kërkojë nga myslimanët një lloj partneriteti sigurie. Ata duhet të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të të dyshuarve për terrorizëm, me qëllim që të pengohen në këtë mënyrë sulmet terroriste.
Konferenca Islamike Gjermane e krijuar në vitin 2006 synon të çojë përpara integrimin e katër milionë myslimanëve në Gjermani. Në këtë instancë përfaqësues nga federata, landet dhe komunat konsultohen me shoqatat myslimane dhe personalitete edhe për mësimin fetar dhe shkollimin e imamëve.
Më parë organizata të ndryshme kanë ushtruar kritikë të ashpër ndaj konferencës. Këshilli Qendror i Myslimanëve bëri fjalë për një "tigër pa dhëmbë", ndërsa disa qendra kulturore islamike akuzuan konferencën se ndjek vetëm një politikë simbolike./dw/

Ish futbollisti i Crvena Zvezdës pranon islamin

Posted by artparadox on , under |



Gjatë manifestimit tradicional “Mbrëmje Kur’anore”, që është mbajtur javën e kaluar në qytetin zviceran Zofingen, ku merrnin pjesë hafizët më eminent të botës, dhe para një publiku prej 2000 personave, ish futbollisti i Crvena Zvezdës Nenad Jevtic ka pranuar Fenë Islame, dhe tani emri i tij është Jusuf . Pasi pranoji islamin Nenadi, respektivisht Jusufi, deklaroi se ka pranuar islamin pasi që disa herë kishte lexuar Kur’anin dhe ishte inspiruar.
Ai tha se kishte dëshiruar që shehadetin ta thotë para një publiku të madh. Ai shtoi se ndërgjegjja e tij është shumë e qetë dhe është i lumtur që i takon fesë islame.
Nenad Jevtic, momentalisht është një menaxher futbolli dhe jeton në Zvicër.
Burimi: dnevniavaz.ba

Austri: Gratë me mbulesë, viktima të sulmeve raciste

Posted by artparadox on 25 March 2011 , under |



Gjithnjë e më shumë gratë që veshin mbulesën Islame janë duke u bërë viktima të sulmeve raciste në Austri, raporton organizata ZARA.
Institucioni kundër Racizmit dhe për Krenari Qytetare “Zara” tha të hënën se janë raportuar më së 745 vepra të racizmit ndaj grave me mbulesë vetëm gjatë vitit të kaluar në Austri, ndërsa vetëm 50 më pak në vitin 2009.
Organizata thekson se numri i ofendimeve mund të jetë shumë më i lartë por se ato shpesh edhe nuk raportohen.
ZARA raporton se gratë myslimane që mbajnë mbulesën gjithashtu kanë vështirësi për gjetjen e punës në Austri , e kjo ndodhë si pasojë e racizmit që kanë punëdhënësit duke iu frikuar zvogëlimit të klientëve nëse ata punësojnë ndonjë prej grave me mbulesë.
Rreth 500.000 prej 8 milionë banorëve të Austrisë janë musliman./austriantimes/

Pse Amerika dhe Perëndimi e bombardojnë Libinë?

Posted by artparadox on 23 March 2011 , under |




“Nëse e dëshiron pamjen e ardhmërisë, paramendo çizmen se si i shkel fytyrat e njerëzve...”(Xhorxh Orveli)
Bombardimi në Libi ka filluar pikërisht në tetëvjetorin e fillimit të shkatërrimit të Irakut. Shkollat, sistemi i edukimit, uji, infrastruktura, spitalet dhe qendrat komunale do të shkatërrohen në Libi. Gjithashtu do të ketë numër të madh të “gabimeve tragjike” etj. “dëme kolaterale” siç janë nënat, baballarët, fëmijët, foshnjat, gjyshet, gjyshat, shkollat për të verbër dhe fëmijët memec, etj.
Infrastruktura e Libisë do të shkatërrohet plotësisht. Rindërtimi i vendit nuk do të jetë i mundshëm sepse embargo do të jetë në fuqi. Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-t do të jenë ato që do të vendosin për nevojat e “stabilizimit” dhe “ ndihmës në rindërtimin” e vendit. Ato së shpejti do të fluturojnë në Libi që ti “sigurojnë” instalimet dhe fushat e naftës. Populli libian do të bëhet pengesë në qëllimet e tyre, andaj do ti mbysin, mundojnë dhe torturojnë. Qytetarët e Libisë do të shpallen si armiq dhe rebel, ndërsa qeveria por amerikane marionete do të vendoset menjëherë.

Realizuesit do tu lejojnë vetëm kompanive të veta që ti nënshkruajnë kontratat për rindërtimin e vendit. Fondet e ngrira të Libisë do të zhduken brenda natës, ndërsa vendi edhe më tutje do të mbetet nen gërmadha.

Përkrahësit më të zëshëm e të gjithë kësaj do të, si në Irak, vazhdojnë me emitimin e emisioneve në TV dhe radio stacioneve në Evropë dhe SHBA. Punëdhënësit e tyre (qeveritë perëndimore) do ti furnizojnë me shuma të mëdha parash dhe strehim të sigurt. Ata janë të vetëdijshëm se bomba nuk do të bien mbi ta. Fëmijët e tyre nuk do të dridhen pa kontroll dhe nuk do të jetojnë në frikë të vazhdueshme prej tingujve të aeroplanëve që janë duke ardhur.

E ky “shok dhe frikë respekt” libian? Turp i qoftë Francës, Britanisë së madhe dhe SHBA-ve të cilat si, anëtare të Kombeve të Bashkuara, janë betuar se “...do ti shpëtojnë gjeneratat e ardhshme nga tmerri i luftës”. Emrat e atyre vendeve do të shkruhen me gjakun e secilit libian, secilit fëmijë të gjymtuar, secilës së vejë, të vejëve dhe jetimëve në vendin e mbytjes së tyre.

Megjithatë, ata vrasës perëndimor dhe plaçkitës do ti thonë publikut se ata vetëm dëshirojnë t’ia sjellin demokracinë popullit libian dhe se dëshirojnë ta shpëtojnë nga tirani i madh, etj, “Hitleri i ri, në realitet “kasapin” e Bengazit. Megjithatë, sikur të kishin dëshiruar me të vërtet që popullin libian ta lirojnë nga bisha Gadafi, kishin mundur 40 vitet e fundit të diktaturës së tij. Por, Perëndimi dyfytyrësh në vend të kësaj këtij psikopati i ka shitur armë me të cilat ai tani e mbyt popullin e vetë. Në realitet Gadafi me çmendurin e tij janë arsye prefekte për vrasësit perëndimor dhe plaçkitësit e pasurisë muslimane, edhe pse po ky i njëjti Gadaf ka qenë deri dje mik i tyre dhe një partner i shkëlqyer biznesi i cili për çmim shumë të ulët qeverive perëndimore u ka shitur naftë, ndërsa pjesën më të madhe të ardhurave nga nafta e ka ruajtur në llogaritë bankare në Perëndim. Të njëjta ato të holla sot miqtë e tij ia kanë ngrirë (vjedhur) dhe në fund ka rezultuar se nafta është dhënë falë. A e keni dëgjuar tregimin për dy plaçkitësit të cilët me punë të pandershme kanë ngrit pasuri të pamundshme, e pastaj njëri prej tyre ka vendosur ta largoj tjetrin dhe ta robëroj plaçkën e tij? Natyrisht, në mënyrë që e tëra të kaloj legalisht, këtu është edhe demokracia dhe Kombet e Bashkuara, të cilën perëndimorët gjakatar dëshirojnë ta shkruajnë me gjakun e libianëve të pafajshëm.

Ironia është aty se pikërisht këtyre ditëve po mbahet Fushata për ndihmë fëmijëve në Afrikë. Kësaj radhe perëndimi do tu sjell bomba në vend të ushqimit dhe barnave. Koha do të dëshmon kush është përgjegjës për komplotin, kurthet dhe destabilizimin e vendit. Vetëm një numër i vogël do të jenë të befasuar me rezultatet. Megjithatë, Libia deri atëherë do të jetë e shkatërruar, ndërsa populli i saj i mbytur, i dëbuar apo nëpër burgje.

Kur është fjala për “çliruesit “ e zakonshëm, keni kujdes për çfarë po shpresoni!!! Për afërisht gjashtë muaj, shumica e libianëve do ta kuptojnë “në dorë të parë” në çfarë ka kaluar dhe po kalojnë muslimanët e Afganistanit dhe Irakut.

Burimi: Felicity Arbuthnot

E mbajtën "gjykimin" e Kur'anit. Pastori Terry Jones, e dogji librin e shenjtë për muslimanët

Posted by artparadox on 21 March 2011 , under |




Prifti kontrovers i kishës evangjeliste nga Florida Terry Jones, i cili që më heret paralajmëronte se do ta djeg publikishtë, librin e shenjtë për muslimanët Kur'anin, për të cilën gjë ishte ashpër i kritikuar, e bëri ate që e kishte pasur ndër mend.



Djegja e librit "i cili është fajtor për krimet" u mbajt në kishën e vogël të Floridës 


Pastori Wayne Sapp bëri djegien, nën mbykëqyrjen e Terryja Jonesit, i cili në shtator të vitit të kaluar pat paralajmëruar djegien publike të Kur'anit në përvjetorin e "sulmeve teroriste" të 11 shtatorit në New York.

Nga qëllimi i tijë ai hoqi dorë, për shkak të presionit të madh publik, por edhe vetë presidentit të SHBA-ve Barack Obama dhe sekretares shtetërore Hillary Clinton.

Djegia e së dielës (Allahu na ruajtë nga këto marrëzi të armiqëve të islamit), është mbajtur si proces i gjykimit të librit, i cili së pari është shpallur fajtor, e mëpastaj është "egzekutuar". Procesi i vendimmarjes së "trupit gjykues" ka zgjatur vetëm tetë minuta, e mëpastaj libri është i lagur me kerozinë, është vendosur në enë metalike, në qendër të kishës, e mëpastaj është ndezur me shkrepëse për gril.

Libri është djegur 10-tëra minuta derisa të pranishmit kanë pozuar nga kjo ngjarje. Edhe pse ngjarja ishte e hapur dhe publike, në aktit të djegies kanë marë pjesë vetëm rreth 30 persona, derisa banorët tjerë të Floridës e injoruan këtë akt.

Jones ka thënë se muslimanëve iu dha rasti që ta mbrojnë librin e tyre, por nuk pat fituar asnjë përgjigjje. Tha se nuk ishte e mundur të ketë gjykim të drejtë, nëse pas tijë nuk pasonte dënimi i vërtetë.

Jadwiga Schatz e cila erdhi të jepë përkrahje Jonesit, shprehu brengosjen e sajë për shkak të zgjerimit të islamit në Evropë. "I urrej ata njerëz, ata janë sikur bisha", theksoi ajo.

Jones tha se ngjarja dhe aktri i djegies ia ariti qëllimit (cilit qëllim vëhet në pyetje). "Kësilloj përvoje mund të përjetoni njëherë në jetë" pat thënë prifti, lajmëron AFP

burimi : http://www.24sata.info/

Këshilli koordinativ kundërshton shitjen e tokës së Xhamisë Burmali

Posted by artparadox on 20 March 2011 , under |




Këshilli koordinativ i organizatave joqeveritare për rindërtimin e Xhamisë Burmali, përmes një reagimi me shkrim ka kundërshtuar shpalljen e fituesit të tenderit për shitjen e tokës së këtij objekti fetar islam në sheshin e Shkupit
Sipas këshillit, kjo tokë është vakëf i Xhamisë Burmali, ndaj edhe nuk guxon t’i jepet askujt. ‘Këshilli koordinativ përkujton se Qeveria e Maqedonisë nuk i është përgjigjur apeleve dhe kërkesës që vendi i Xhamisë Burmali t’i ndahet poseduesit legal historik, Bashkësisë Fetare Islame”, thuhet në reagim. Më tej, Këshilli përkujton Qeverinë se kthimin e tokës në pronësi të BFI-së, duhet ta bëjë në procedurë të njëjtë siç ka vepruar me rastin e Kishës Ortodokse Maqedonase, e cila tanimë posedon tokën e vet në shesh. Këshilli koordinativ, gjithashtu në reagim i përkujton të gjithë faktorët politikë, se iniciativa për kthimin dhe rindërtimin e Xhamisë Burmali ka një rëndësi rajonale, ndëretnike dhe ndër-konfesionale.
Të premten e kaluar, Ministria e Transportit shpalli fituesin e tenderit që do të ndërtojë hotelin e stilit barok dhe Shtëpinë e Oficerëve në vendin ku dikur ka ekzistuar Xhamia Burmali. Tenderin e ka fituar miliarderi grek Dimitris Kondominas./alsat-m/

BFIM nuk do të lejojë që të ndërtohet asgjë mbi themelet e Burmalisë
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM) nuk do të lejojë që mbi themelet e Burmali Xhamisë, ose vakëfit të saj të ndërtohet çfarëdo lloj objekti
Jakup Selimovski nga BFI thotë për “Lajm” se çdokush që do të tentojë të ndërtojë diçka mbi themelet e Burmali Xhamisë do të pengohet. “Kemi qenë kundër shpalljes së këtij tenderi dhe nuk e pranojmë zgjedhjen e investitorit. BFIM nuk do të lejojë që të ndërtohet asgjë mbi themelet e Burmalisë ose vakëfit të saj. Kushdo që nis të ndërtojë diçka, do të jetë i penguar nga besimtarët myslimanë”, thotë Selimovski.
Ai sqaron se askush, as nuk i ka pyetur apo informuar as për shpalljen e tenderit dhe as për shpalljen e fituesit të tij. “Rindërtimi i pallatit të oficerëve do të bëhet aty ku ka qenë, domethënë mbi Burmali xhaminë ose mbi hapësirën e Burmalisë. Ai vend është vakëf i BFIM-së dhe aty askush nuk mund të ndërtojë asgjë”, thotë Selimovski, duke shtuar se BFIM ka reaguar ashpër tek Ministria e Transportit që në momentin kur u shpall ai tender, ku ka qenë kusht se kush e ndërton hotelin, ndërton edhe shtëpinë e oficerëve.
BFIM do të informojë edhe investitorin grek, nëpërmjet Ambasadës së Greqisë në Shkup. “Do të reagojmë tek Ambasada e Greqisë, pasi investitori është grek, edhe tek ministria e Transportit edhe tek Qeveria e Maqedonisë. Më pas edhe tek partitë myslimane”, thotë Selimovski.
Ndërkaq, Ramadan Ramadani nga këshilli organizativ për rindërtimin e Burmali Xhamisë thotë se kush prek vakëfet i ndjek mallkimi. “Kushdo që ka bërë shitje ose keqpërdorim të truallit që është vakëf ka qenë gjithmonë vetë i dëmtuar. Kështu mund t’i ndodhë edhe Qeverisë së Maqedonisë, ku mund ti rrokë ndonjë cunam i Vardarit. Kush prek tokën e vakëfit e zë mallkimi”, thotë Ramadani. Ai thotë se çdo lloj ndërtimi ose shitjeje pa pronarin e vendit, në rastin konkret BFIM-së quhet “hesap pa hanxhi”.
Të premten, u shpall edhe fituesi i tenderit që do të ndërtojë hotelin e stilit barok dhe shtëpinë e Oficerëve. Tenderin e ka fituar miliarderi grek Dimitris Kondominas, si ofertuesi i vetëm./Lajmpress/

Fillon sulmi ndaj Libisë: Aleatët godasin forcat e Gadafit

Posted by artparadox on 19 March 2011 , under |




Avionet luftarake filluan sonte goditjen e parë në Libi, duke vënë në zbatim zonën e “ndalim-fluturimit” për të mbrojtur civilët dhe për t’i dhënë fund shtypjes së forcave kryengritëse nga forcat ushtarake të Moamar Gadafit.

E shtune 19 Mars 2011 22:34
Presidenti francez Nikola Sarkozi njoftoi sot për fillimin e goditjes në takimin e përfaqësuesve të OKB-së, BE-së, vendeve arabe dhe atyre perëndimore të cilët diskutuan për gjendjen në Libi. Ai tha se udhëheqësit botërorë ranë dakord për përdorimin e të gjitha mjeteve, përfshi forcën ushtarake, për zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, e cila u miratua të enjten. Avionët luftarakë francezë goditën një automjet libian rreth dy orë pas marrjes së vendimit.
Presidenti i SHBA-ve, Obama foli pas pas goditjes, gjatë vizitës së tij në Brazil. Ai tha se ka një konsensus mes fuqive aleate, të cilat janë të vendosura për të mbrojtur popullin libian. Sekretarja Klinton, e cila mori pjesë në takimin e Parisit, e mbështeti vendimin e udhëheqësve botërorë. Ajo tha se çdo vonesë në veprim, do t’i rrezikonte më tej civilët në Libi. Udhëheqësit botërorë nga Shtetet e Bashkuara, OKB-ja, Lidhja Arabe dhe Bashkimi Evropian, u takuan sot ne një takim urgjent në Paris, për të shqyrtuar një përgjigje ndaj krizës në Libi, ndërsa forcat qeveritare përparonin njëkohësisht në dy fronte kundër bazave të kryengritësve.
Dëshmitarët në Libi thanë se një avion luftarak u qëllua sot ndërsa fluturonte mbi qytetin Bengazi të kontrolluar nga kryengritësit. Në mbarë zonën u dëgjuan sot shpërthime të shpeshta. Dhuna rifilloi pasi udhëheqësi libian Muamer Gadafi shpalli armëpushim dje dhe tha se ishte i gatshëm për dialog me kryengritësit opozitarë./voa/

Britani: Protesta kundër ndërtimit të xhamisë në Reading

Posted by artparadox on , under |




Policia raporton se protesta kundër ndërtimit të xhamisë në qytetin e Readingut ka përfunduar.
Rreth 200 anëtarë të EDL-së ( Ligës për Mbrojtjen e Anglisë) u mblodhën në qendër të qytetit gjatë pasdites së sotme.
Anëtarë të kësaj partie u mblodhën nga e tërë Anglia për të protestuar ndaj planeve të Këshillit të Komunës së qytetit për të ndërtuar xhaminë dhe qendrën Islame.
Ata u përballen me turmën e njerëzve që ishin tubuar në mbështetje të këtij plani por fatmirësisht nuk pati dhunë, thonë raportet policore.
Partia EDL është një lëvizje e djathtë e cila me anë të protestave në rrugë kundërshton përhapjen e Islamit në Britani.

Ndalimi i vellës ne Francë do te zbatohet ne prill dhe ndalja e namazit jashtë po debatohet

Posted by artparadox on 18 March 2011 , under |




Paris – ne fillim te prillit, mbulimi i fytyrës do te jete ilegal ne publik apo ne rrugët e Francës, një hap qe kritiket e quajnë një përpjekje për ti tërhequr votuesit e te djathtës se largët.
Gratë do te dënohen me gjobë prej 210 dollarësh për bartjen e nikabit – vellës se plote muslimane, ne çfarëdo vendi publik, siç është trotuari, mjete transportuese publike, spitale, teatër apo muze sipas ligjit tha gazeta britaneze The Guardian. Ligji do te zbatohet me 11 prill.

Mbulesa e fytyrës mund te mbahet ne shtëpia, vendet e adhurimit apo ne automjete private.


Kritiket thonë se Nicolas Sarkozy e vendosi ligjin qe ta fitoj favorin e votuesve te se djathtës se largët ne votimet e vitit te ardhshëm. Ai ka urdhëruar për një debate te gjere kombëtare për rolin e islamit ne Francën sekulariste dhe se ai nuk dëshiron ushqim hallall ne kuzhinat e shkollave, mos te falet namazi jashtë dhe mos te këtë minare.

Guardian tha se qeveria franceze vetëm se ka kërkuar qe te bëhen përjashtime për helmetat e motoçikletave dhe pajisjeve sportive, gjithashtu përjashtim për njerëzit ne parada, festime apo vende te adhurimit. (Këtu shihet dyfytyrësia e Francës se qëllimi me këtë ligj është islami dhe muslimanet ndërsa përjashtohen qafirat. B.I.) /upi.com/

Shqiptari në Zvicër bordelin e shndërroi në xhami

Posted by artparadox on 13 March 2011 , under |



Lokali kurioz në zonën industriale në Yverdon të Zvicrës, me një sipërfaqe prej 120 metra katrorë më parë kishte pranuar klientë të dhënë pas gjinisë më të bukur, tani ai i mirëpret besimtarët myslimanë. Gjatë vitit 2009 ky lokal kishte një famë të keqe. Pronari i tij është Fabien Richard, këshilltar komunal në Partinë Popullore Zvicerane (UDC) në Yverdon. “Lokali jepet me qira për momente të bukura me intimitet dhe diskrecion të plotë”, mund të lexohej në ueb faqen e këtij lokali në internet. Një fqinj në afërsi përkujton se gjithnjë kishte klientë. “Një ditë, pashë shumë persona në rrugë, nën dritaret e lokalit. Duke iu afruar lokalit, situatën e kuptova më mirë: dritaret ishin lënë të hapura dhe mund të dëgjoheshin ofshamat të një gruaje”, i ka deklaruar zvicerani gazetës Le Matin, transmetoi Albinfo.
Në fillim të vitit të kaluar, lokali është dashur të mbyllet, ndërsa motive ka qenë se diçka nuk është në rregull me ligjin. I riu Fabien Richard, partia e të cilit mburret me vlerat e familjes tradicionale, është i përfshirë në organizimin e ahengjeve, me ç‘rast disa njerëz kanë marrëdhënie seksuale me një femër të vetme. I demaskuar nga Le Matin në korrik të vitit të kaluar, ai u tërhoq nga mandati i tij zgjedhor. Por, ai nuk heqë dorë për të përfituar nga ky lokal dhe të fitojë rreth 1.300 franga në muaj.
Më në fund ai kishte arritur ta huazojë lokalin e tij dhe tani, lokali ishte shndërruar në një vend ku myslimanët mund të falen. Shqiptari Femi Ameti, përgjegjës i xhamisë, shpreh pikëpamjet e tij lidhur me vendin ku më parë ishte dhuruar zemra, e tani myslimanët falen. “Vërtet nuk kishim tjetër zgjidhje. Disa kanë frikë nga feja islame dhe ngurrojnë të na japin lokale me qira. Por, mua më duket pozitive: një bordel është shndërruar në vend të shenjtë. Nuk është aq keq apo jo”, ka thënë Femiu. (Telegrafi)

Luani i shkretëtirës

Posted by artparadox on 09 March 2011 , under |



Filmi "Luani i shkretëtirës" në të cilin rolin kryesor e luan Antony Queen. Filmi flet mbi okupimin e Libisë në vitin 1911 gjatë luftës Italiano Turke.







Të shkëlqyerit serb dhe apatia e të tjerëve

Posted by artparadox on 04 March 2011 , under |



          Mbas përfundimit të konflikteve të cilat shkatëruan shtetin Jugosllav dhe u formuan shtetet e reja ndër të cilat e para ishte Sllovenia e cila u pavarësua, e shembullin e saj, mëpastaj e ndoqën edhe Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe më në fund përfundoi me shpalljen e shtetit të ri të Kosovës. I tërë ky konflikt u shoqërua me shum gjakëderdhje ku jetën e humbën me qindra mijëra njerëz, si në Kroaci, Bosnjë (masakra e Srebrenicës) dhe në Kosovë (masakra e Raçakut). Mbas përfundimit të luftës përgjegjësit e pushtetit serbë për masakrat civile, u gjykuan dhe gjykohen në gjykatën e Hagut për krime lufte, (Millosheviqi, Shesheli, Karaxhiqi etj.) Mbas masakrave të kryera, është kërkuar prej Serbisë që të pranoj gjenocidin, mirëpo ajo kësaj situate i është shmangur me shkathtësi. Për të dalë prej kësaj situate të të qenurit agresor dhe gjenocidal, për ta kthyer kredibilitetin e sajë të humbur, politikës serbe i duhej një arsyetim i fortë para evropjanëve dhe opinionit më të gjërë. Arsyetim dhe shpëtim i vetëm për te ishte shpikja e "kanosjes islamike në ballkan", gjegjësishtë islamofobisë.
          Nëse analizojmë veprimet e politikës serbe do të bindemi për këtë që përmendëm. Të nisemi prej situatës në Bosnë : intervenimet policore në  Maoçë, propagandimimi i islamofobisë, eksplodimi në stacionin policor në Bugojno, bastisjet nëpër shtëpi në rrethinën e Bosanski Novit, Kalesi etj. Pastaj nxitja e qëllimshme e reagimit të muslimanëve të Sanxhakut duke i prekur ata në rafshin religjioz nëpërmjet uzurpimit të vakëfeve dhe ndërtesave të fakultetit islamik të tyre, me çka nxitën reagim të popullatës i cili detyrimishtë në këtë rast do të ketë ngjyrë fetare (në këtë rast islamike). Raste më të freskëta kemi me përjashtimin e një vajze prej shkolle në Kosovë, për shkak të mbajtjes së mbulesës në shkollë, mbylljen a xhamisë në fshatin Morinë në Kosovë, dëbimin e Xhemajl Dukës, arrestimet në Prizren, si dhe debatet e nxehta në Shqipëri pro dhe kundër mbulesave nëpër shkolla. Situata të këtilla, të krijuara qëllimishtë dhe në mënyrë artificiale, nëpër hapsirën ballkanike, vetëm se e kanë forcuar pozicionin serb, para evropjanëve, ndërsa e kanë zbehur pozicionin shqiptar dhe boshnjak (do të mund të ndërlidhej në këtë mozaik edhe Karla Del Ponte dhe "raporti" i Dik Martit). Rasti i fundit i vrasjes së ushtarëve amerikanë nga ana e një shqiptari në aeroportin e Frankfurtit aq më tepër i shkon për shtati kësaj situate.
          Nga ana e inteligjencës boshnjake dhe shqiptare, janë raste shum të rralla të kundërvënies ndaj kësaj politike qëllimzezë (përjashtim do të ishin R. Ramadani, Muhamed Filipoviq, Fatmir Alispahiq), përkundër paraqitjes si këpurdha të poltronëve, islamofobëve dhe shërbetorëve të huaj, të cilët mohojnë çdo gjë të veten për interesa të parëndësishme materiale. E gjith makineria politike dhe mediatike në vendet ballkanike sikur është vënë në shërbim të UDB-së serbe, e cila nuk mund të çlirohet nga nostalgjia, e të qenurit alfa dhe omega nëpër këto hapsira.
          Derisa shumica e inteligjencës shqiptare dhe boshnjake heshtën, detyra kryesore serbe, qëllimi i së cilës është satanizimi i shqiptarëve dhe boshnjakëve, shpikja e të ashtuquajturit terorizëm islamik dhe "larja" e serbëve nga thelbi i  të qenurit popull gjenocid, vazhdon me sukses. Të heshtish, ndryshe i thonë të mos egzistosh. Për çfarë qëllimi kemi pushuar së egzistuari? Ndoshta që një ditë të ngjallemi. Por kurë do të ngjallemi? Këta të cilët na detyrojnë të bëhemi të vdekur, nuk e kanë ndërmend të vdesin vetë.

Dy luftanije amerikane drejt Libisë

Posted by artparadox on 02 March 2011 , under |



E mërkure 2 Mars 2011 11:54


Dy luftanije amerikane me 2,000 marinsa në bord kanë kaluar përmes Kanalit të Suezit drejt ujërave të Libisë, ndërsa kriza humanitare në vendin afrikan vazhdon të përshkallëzohet.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një emergjencë të refugjatëve, duke thënë se rreth 75 mijë libianë tashmë janë larguar drejt Tunizisë.
Raportet flasin për luftime të ashpra, derisa forcat e Gadafit përpiqen të rimarrin kontrollin e zonave të pushtuara nga protestuesit.
Një cisternë me karburante ka shpërthyer sot në kryeqytetin Tripoli, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk ka qenë menjëherë i qartë./rel/

Tajip Erdogan kundër intervenimit të NATO-s në Libi

Posted by artparadox on 01 March 2011 , under |



Kryeministri i Turqisë Tajip Erdogan të hënën në mënyrë të vendosur kundërshtoi çfarëdo ndërhyrje të NATO-s në krizën Libisë, derisa po kritikonte fuqishëm vendet evropiane për “standardet e dyfishta” ndaj zhvillimeve në Afrikën e Veriut.

“Çfarë do të bëj NATO në Libi? Ndërhyrja e NATO-s në Libi as që duhet të diskutohet. Ne jemi kundër një gjëje të tillë”, tha Erdogan në një fjalim të mbajtur në një takim të organizuar nga Oda Turko-Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DT-IHK) në Hanover.
Të premten e kaluar, organi i lartë i vendim-marrjes të NATO-s tha se organizata nuk do të ndërhyjë në krizën libiane, por do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër. Këshilli i Atlantikut Verior, tha në një deklaratë se do të vazhdojë të monitorojë situatën “në koordinim me organizatat tjera ndërkombëtare” dhe “vazhdon të konsultohet në mënyrë që të jenë të përgatitur për çdo eventualitet.”
Të dielën, para më shumë se 15000 turqve të mbledhur në ISS Dome në Dyseldorf, Erdogan kritikoi edhe më ashpër bashkësinë ndërkombëtare për të njëjtën çështje, pa përmendur ndonjë vend të veçantë apo udhëheqës. “Ne nuk jemi nga ata që shohin vetëm naftë kur shikojnë Lindjen e Mesme,” tha Erdogan. “Ne nuk jemi nga ata që shohin të ardhurat e pafituara kur shikojnë Ballkanin. Ne nuk jemi një nga ata që shohim në Kaukaz, Azi dhe Afrikë vetëm interesin. Kjo është e gjitha ajo që ne themi: Ne themi demokraci, ne themi të drejta të njeriut, ne themi drejtësi, ne themi ligj dhe ne themi vlera ndërkombëtare,” tha Erdogan.
 “Çdo gjë që e themi për Bagdadin, ne e themi edhe për Darfurin. Çdo gjë që ne themi për Kajron, ne e themi të njëjtën gjë edhe për Tripolin,” tha ai, duke nënvizuar se kur ka të bëjë me çështjet e popujve të Lindjes së Mesme, qasja është me standarde të dyfishta.
“A është demokracia e drejtë vetëm për segmente të caktuara? Një person në Perëndim ka të drejtë për demokraci por është herët për personin në Lindje? Pse për ata që duan demokracinë dhe të drejtat e njeriut në vendet që nuk kanë naftë heshtet, kurse për ato vende që kanë naftë rritet zëri? A nuk janë këto standarde të dyfishta? A nuk është kjo mungesë e sinqeritetit?” tha ai.
Në një fjalim televiziv kombëtar të hënën vonë, kryeministri Erdogan preku të njëjtën çështje dhe argumentoi se protestat gjithëpërfshirës në gjithë botën arabe janë të nxitura kryesisht nga “dëshira e popullit për më shumë liri dhe drejtësi.” Revolta popullore e janarit që përmbysi presidentin që sundonte kohë të gjatë në Tunizi frymëzoi kryengritjen në Egjipt dhe u pasua nga demonstrata masive kudo në botën arabe, duke përfshirë në Libinë, Bahrejnin, Jemenin, Omanin, Marokun, Kuvajtin, Algjerinë dhe Jordaninë.
Duke theksuar se këto protesta masive janë të shtyrë nga dëshira e njerëzve për më shumë liri, drejtësi dhe madje edhe shpërndarjen e drejtë të të ardhurave, Erdogan tha se Turqia miraton drejtimin që njerëzit e këtyre vendeve kanë nisur si i vetmi drejtim i drejtë dhe korrekt. /today's zaman/

Latest News