Vlon Lindja e Mesme

13 February 2011 , Posted by artparadox at 6:59 AM

E diel 13 Shkurt 2011 8:52
Mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa të shtunën duke bërë thirrje për dorëheqje të Presidentit Ali Abdullah Saleh një ditë pas dorëheqjes se presidentit egjiptian Hosni Mubarak.
Protestuesit filluan të marshonin në drejtim të ambasadës egjiptiane, por u përleshen me një grup protestuesish pro-qeveritarë.
Pika e grumbullimit për protestuesit duket të jetë në Universitetin Sanaa dhe Sheshin Tahrit të qytetit që mban emrin e njëjtë me vendin e protestave të Kajros.
Po ashtu si Mubaraku edhe Ali ka qenë në pushtet për më shumë se tre dekada – që nga viti 1978. Në një përpjekje për të shuar trazirat ai ka premtuar të japë dorëheqje në fund të mandatit të tij në vitin 2013.
Ndërkohë në Algjeri 30.000 policë kanë dalë në rrugët e qytetit për të ndalur protestën e planifikuar antiqeveritare e cila është e paligjshme sipas ligjeve të shtetit që është në gjendje të jashtëzakonshme që prej 19 vitesh. Por raportohet se 2000 veta kanë dalë në rrugë duke bërë thirrje për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për dorëheqjen e presidentit Abdelaziz Bouteflika.
Qeveria Algjeriane ka premtuar heqjen e kësaj gjendjeje në të ardhmen.
Aktivistët në Bahrejn po bëjnë thirrje për protesta që pritet të fillojnë nga e hëna. Në një përpjekje për të qetësuar gjendjen mbreti i Bahrejnit njoftoi se do të shpërndajë nga $1000 për çdo familje vendase si vlerësim nga ana e tij për popullin e Bahrejnit.

Latest News