Protestuesit egjiptianë në shesh edhe pas bisedimeve
07 February 2011
, Posted by artparadox at 11:01 AM
Bisedimet mes qeverisë dhe grupeve opozitare për zgjidhjen e krizës në Egjipt kanë dështuar ti japin fund protestave në qendër të Kajros.
Turma protestuesish, të cilët kanë zaptuar Sheshin Tahrir prej dy javësh, thonë se do të largohen vetëm pasi Presidenti Mubarak të japë dorëheqjen.
Qeveria ofroi një seri koncensionesh në bisedimet e të dielës, por opozita theksoi se nuk ishin të mjaftueshme. Presidenti amerikan, Barak Obama theksoi se Egjipti nuk do “të kthehet pas në atë ç’ishte”.
Grupet opozitare u takuan dje me qeverinë për të diskutuar lidhur me zgjidhjen e ngërçit që ka paralizuar vendin dhe që ka lënë pas mbi 300 të vdekur.
Bisedimet u drejtuan nga zv/presidenti Omar Suleiman, dhe në to morën pjesë gjashtë grupe opozitare, përfshirë edhe Vëllazërinë Myslimane, lëvizje e ndaluar në Egjipt, e cila merr pjesë për herë të parë në bisedime.
Për momentin, bisedimet nuk duken se do të shpien gjëkundi./Start/F. Prroni/