Mubaraku largohet sonte?

10 February 2011 , Posted by artparadox at 10:04 AM


Deklarata e sotme e Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura të Egjiptit tregon gatishmërinë e saj për të marrë nën kontroll situatën pas largimit të presidentit Mubarak
Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura pohon se ai gjendet në gatishmëri të përhershme në mbrojtje të popullit egjiptian dhe njëherësh garanton se Mubaraku është në lënie të Kajros, për drejtimin e së cilës do të bëhet e ditur më vonë.
Bëhet e ditur se Këshilli është duke mbajtur nën udhëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Muhamed Tantavit, e jo nën udhëheqjen e Husni Mubarakut.
Gjithashtu kryeministri egjiptian Ahmed Shefik i tha BBC-së se Presidentit Husni Mubarak mund të largohet së shpejti nga vendi dhe se situata do të këndellet në vend.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i partisë në pushtet (Partia Nacional Demkratike) deklaroi se Mubaraku do t'i plotësojë kërkesat e protestuesve sonte (të enjten).
Në Uashington shefi i CIA-s tha se "ka shumë gjasë që të ndodhtë enjten" largimi i Mubarakut.

Latest News