Mubarak pretendohet të jetë fshehur në Izrael

18 February 2011 , Posted by artparadox at 7:15 AM


Pretendimet se lideri i rrëzuar i Egjiptit, Hysni Mubarak, ka shkuar në qytetin bregdetar Ejlat të Izraelit, kanë zënë vend në rendin e ditës së Izraelit.
Disa pamje ku një aeroplan civil i tipit Boeing shoqërohej nga katër aeroplanë ushtarakë u bënë shkas i komenteve të ndryshme.
Aeroplani thuhet se po dërgonte Shefin amerikan të Shtabit në ceremoninë e lamtumirës së ish Shefit të Shtabit të Izraelit, Ashkenazi.
Por në një gazetë arabe është pretenduar se në aeroplan ndodhej ish Kryetari i Shtetit të Egjiptit Hysni Mubarak.
Edhe nëpër gazetat e sotme izraelite ranë në sy pretendime të ngjashme. Pas lajmeve, një sërë gazetarësh kanë shkuar në Ejlat.
Megjithëse drejtorit të hotelit më të madh në këtë qytet, i ka shkarë nga goja se "dhoma mbretërore është e zënë," emri i personit që qëndron aty ruhet me fshehtësinë më të madhe.
Gjithashtu vihet re se përreth hotelit janë marrë masa të mëdha sigurie. /TRT/

Latest News